Paraprinë një thënje brilante!
”Jini sherbëtor të diturisë,
nëse doni vërtetë të jeni të lirë.”
Sinkronizim intuiativ i arteve,
Ndërthur natyrshmërinë e të bukurën,
E Bukura e Artit në harmonizim.
Thesar estetik i natyrës!
Poezia në figura letrare,
E Madhërishmja dhe Rebelja,
Metafora e sinteza, të etikës,
Pyllnajë mahnitëse agimesh!
Dhe arti modern, progresiv.
Lëkundet te deshtimi e suksesi.
Mistika mbi ndijimin dhe intuitën,
Lumë i pistë që bën artin të vdesi!
Mistika, tërsëllimë karnavalesh,
Balli i bukur me Tru.
Etika dhe natyrshëria racionale,
Në harmonizim e lartësi ideale!