Prele Milani

MI KTHE BARET BUKË

May be an image of kafshë dhe ambiente të jashtme

U rrëzue xha Luleci

tu kullotë dhitë te gurreci

si shkambi prej malit ra

dhe mbeti i shembur si ka.

Skllote u përskuq bora

fluturim e mori balona

kur u përmend n’ Tiranë

ju duk vetja n’ hapsanë

me fasho mbulue te tanë

i lidhun duar e kambë

si trung i randonte krytë

Amanet ku i kam dhitë ?

Ku i kam bukuroshat e mija?

I bekoftë perëndia!

Kur pa bluzëbardhat si hana

mendoi se po fliste me Zana

Amanet ç’ka u bana .

që m’ shponi me gjylpana?!

-Nuk jem zana as baresha

lule jete doktoresha

-N’ spital s’kam kënë qe besa

rrafsh i kam shtatëdhjetë vjeta

kam veru me jaranesha

uji, ajri dhe bjeshka.

S’ due bare as gjylpana

qysh së m’ ndau gjinin nana .

Kam pi tamlin me sahana

Dokteresh zemër but

ty ti ruajt Zoti duart

Luleci po vdes me një supë

Mi kthe ilaçet bukë !

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.