Kur shteti zhvoshket e bije
Sa herë kujtoj e hedh vështrimin në atë moment të vështirë kur shteti u zhvoshk e ra siç ka ndodhur në vitin 1997, gjithënjë mendoj se ai është një zgjim i idhët e fëmijëve tanë, që do të flasin e një ditë e do të gjykojnë për ne. Më vjen e më kapëlon mjegulla më merr e më zhyt nëpër ulërima, atëhere të gjithë ushunjëzat e shpirtit lëshoj e ja marr një kënge të keqe e shqetësimi në zemër më lulëzon. Serenata e dhimbjes më ushton në vesh. Më pushton keqardhja. Zemra ime përpëlitet si zog shkretëtire.
Epoka e tranzicionit, gjatë së cilës kishim kaluar nga fantazitë e mjegullta përshkruar prej një filli dogmatik drejt një shteti demokratik, ishte shoqëruar me konflikte jo fort të vogla. Shpresa se vendin e recetave të autoriteteve gjysmake do ta zinte thirrja e energjive të intelektualëve të cilat do të çonin drejt përparimeve të jashtëzakonshme ishte ballafaquar me një ralitet krejt tjetër. Së bashku, apo seicili në rrugë të vet pothuajse të gjithë ndjeheshim të zhgënjyer. E ndjeja se diçka fryn stuhishëm rreth nesh, ishte kohë e ligë.
Përqëndrimi i pushtetit, autoritarizmi e absolutizmi, tejkalimi i atributeve të veta nga ana e shteti autoritar dhe ndërhyrja në sferat e lirisë private, varfëria, tirania, mashtrimi, lajkatimi i ulët, pandjeshmëria absolute jo vetëm ndaj vlerave të lirisë njerëzore, por dhe ndaj madhështisë së ligjit dhe shenjtërisë të së drejtës, ishin kthyer në tiparet e shtetit.
Buzëqeshja e ngohtë si brymë e drejtuesve të shtetit fsheh prapa saj hipokrizinë e pabesinë e pushtetarit. Dhëmbët tuaj më fusin frikën, edhe kur qeshin, jo më kur skërmiten. Kisha mërmëritur tërë duf teksa dëgjoja lajmet për pushtimin e reparteve ushtarake prej turma e mizëri të idhnakëve të pabindur që turreshin kush e kush më parë të rrembente një armë. Është vit jehonash, rrugët e jetës plot pengesa e mistere.
Blerja e emrimeve në gjykata është haptas e skandaloze. Korrupsioni zyrtar i paçak e skaj. Në strukturat e shtetit mund të gjurmohen të gjitha gabimet që po minojnë shoqërinë modernë dhe demokratike. Tek shtetarët gjen modelin më të përkryer të shëmbujve dhe gabimeve të renda e të llojllojshme. Lufta për pushtet politik kishin ndryshuar karakterin e qëllimit.
E duke zhbiruar thellë në gabimet pa frikë mund të thuhet se këto janë disa nga tiparet e liga e vdekjeprurëse, që i shohim të vulosura në sjelljen e herarkisë shtetërore. Natyrisht këtu peshën e vet e ka dhe ai fryti i brishtë i qytetërimit e orientimit kolektiv dhe të gjitha këto kishin çuar në përfundime katastrofike. Aty ku puthet jeta me vdekjen
Në çdo epokë, përparimit të shoqërisë i kanë rënë në qafë armiqtë e saj, të natyrshëm, të nxitur nga padija dhe bestytnia, nga lakmia e pushtetit dhe dashuria për rehati, nga gjykimi i të fuqishmit për pushtet dhe të varfërit për ushqim. Por jo deri në atë masë sa strukturat e shtetit të shbëhen e të zhvoshken e të bijen siç ndodhi në vendin tonë në vitin 1997.
Kokën kthej të kundroj në atë kohë bishtëdhelpër të atij viti të mbrapsh tek ajo budallalepsje kolektive ku shpresat i kanë këmbët e thyra e ku armët kolliteshin si gjelat e detit, e me vete mendoj se kush e përjetoi e pa atë vit e ato ngjarje, ka menduar se prej ëndrrave vijmë. Në krye të vendit një kryemëvete që po kushtonte gjith shqiptarëve kudo ishin brenda dhe jashtë Shqipërisë. Kund a ka zot?!
Ndale Zot hovin e rrufesë që ditën me diell nuk ndalet. Shqiptarët si zogj pa qiell me ndërgjegjen në mungesë shkruajnë legjenda të reja në kohë të tranzicionit.
-Po kush ka faj që prindërit s’na lanë gati kurgja, pyes veten se nuk kam cilin të pyes. Nuk është ky vetëm pikëllim. Nëna zemërplasura, me mantelë të zinj vijnë drejt varreve, lëshojnë namë e gjamë tek shohin bijtë në shtratin e vdekjes me bardhësi të trishtuar.
Motivet për grindje të ashpra gjendeshin në luftën e pandershme për pushtet politik.
Miqtë e lirisë e të demokracisë të cilëve u detyrohet pikërisht tranzicioni, duke mos gjetur hapësirat e mundësitë kishin rendur drejt vendeve të perendimit.
Historia e institucioneve është kthyer në vend mashtrimesh e iluzionesh, dobia e tyre varet nga idetë që prodhojnë, por këto ide mungonin falë paaftësisë, padijes dhe militantizmit të gjysëm provincialëve që zinin vend ndër zyrat e shtetit, por mbi të gjitha nga fryma që ruajnë e kjo ishte gjithnjë e rrezikshme.
Në themelin e të gjitha çrregullimeve politike të njohura deri atëherë, kishte qenë përqëndrimi i pushtetit e kjo kishte çuar në varfërimin në masë të familjeve shqiptare, ndërsa një grup i vogël njerëzish që zotëronin së bashku domenin e pamatë të shtetit e të pushtetit kishte rrënuar e shkatërruar pasurinë kombëtare e tashmë kishte çuar në rënien e shtetit dhe acarimin tej mase midis pushtetit e popullit të ngritur në revoltë.
Autoritetet e vjetra që drejtonin shtetin vinin nga ish klasa e përmbysur e kishin qënë drejtues të asaj partie po kalbëzoheshin e nuk kishin asnjë standart të të punuarit e mbi të gjitha asnjë të drejtë morale ose politike për të siguruar stabilitetin dhe sigurinë e vendit.
Në këtë vend kishte rënë qeveria, e Jugu i Shqipëris drejtohet nga Komitetet e Shpëtimit Kombëtar, repartet ushtarake ishin hapur e tanket bridhnin qyteteve komanduar prej njerëzve të papërgjegjshëm. Arma ishte në dorën e fëmijëve e adoleshentëve, mungonte siguria e liria për shtetasit e shteti as që mendohet se mund të bënte detyren e vet, njerëzit e ndershëm, intelektualët dhe pupulli në masë ishte ngritur në këmbë kundër autoritetit të pamasë të shtetit, zakonit të komandimit të unit e opinionit të diktatit të partisë shtet.
Të neveritur nga padrejtësitë, pamoralitetit, zhytja në varfëri të tejskajshme ku një pjesë e popullsisë vareshin nga racionet publike të ushqimeve apo nga pakot me ndihma që jepeshin nga vendet mike ishin të gatshëm t’i shkonin pas çdo njeriu që u premtonte se mund t’iu siguronte me revolucion atë që s’mund t’ua siguronte me ligj.
Bashkë me të gjitha këto kishte rënë dhe prova e sigurtë nëpërmjet të cilës gjykohet se një vend është i lirë pra siguria e shtetasve të vet por dhe siguria e kombit në tërësi.
Liria është qëllimi më i lartë i një shteti demokratik. Ajo nuk kërkohet për hir të administrates së paaftë, të paspecializuar, mediokre dhe të korruptuar e të zhytur në lakminëe babëzinë për t’u pasuruar në mënyrë të padrejtë, që kishte nxitur paragjykimin, kishte penguar legjislacionin e dobishëm e në jo pak raste e kriminalizuar.
Shteti kishte shkuar shumë larg në korrupsion dhe liria tashmë mund të arrihej vetëm duke shkatërruar eventualisht këtë strukturë politik prej të cilës në fakt ishte pritur që të frymëzojë dhe të transformojë jetën politikë e private të njerëzve, që në vendin tonë kishin dalë nga një sistem një partiak, por partia në pushtet kishte ndryshuar qëllimin e lirisë e të demokracisë nuk mund ta mbante të bashkuar e në unitet vendin e aq më tepër kombin, së pari nga humbja e besimit dhe nga shkelja e parimeve të demokracisë, parimet që duhet të rregullojnë jetën e njerëzve dhe ekzistencën e shoqërisë duke çuar në më pak siguri për shtetasit e vet.
E të gjitha këto kishin bërë që gjërat në vend të ishin shumë më keq. Shteti kishin rënë e kjo kishin çuar në përfundime katastrofike.
Çështja e madhe nuk është të zbulohet se ç’ligje parashkruajnë qeveritë, por sa zbatohen ato dhe janë në dispozicionin e shtetasve të cilët duhet të jenë të barabartë përballë tij. Këtu kishte ndodhur krejt ndryshe, vetem ligji nuk zbatohej ai shkelej pikërisht prej atyre që duhet të ishin garantët e tij.
Ligji moral, është më i lartë se ligji i shkruar, dhe skllavërimi e varfërimi i popullit binte ndesh me ligjin moral. Njerzit e pushtetit kurrësesi nuk kanë të drejtë të bëjnë ç’të duan me njerëzi e vendit të vet ose të përfitojnë nga varfërimi e në kurriz të tyre.
Por mbi të gjitha gjitçka që po ndodhte në atë pranverë vitit të mbrapshtë 1997 në Shqipëri tregonte se kushtet e natyrshme janë ende në pritje të mbrritjes së lirisë së kërkuar e për këtë duhej një kohë e caktuar siç kishte ndodhur në cilindo komb-një kohë në të cvilën vetë shteti dhe strukturat e tij duhet të rimarrin besimin e humbur.
Për këtë ishte e domosdoshme e kërkohej krijimi i disa kushteve të caktuara politike që të ishin të përshtatshme e në përputhje me interesat e vendit e të kombit të shtetasve e që në strukturat e shtetit të zinin vend njerëz me një zhvillim intelektual tjetër por dhe ishte bërë e domosdoshem zbutja e gjuhës së ashpër të të gjitha palëve e kjo jo vetëm nuk ishte arritur por përkundrazi hendeku ishte thelluar së pari për faj të qeverisë e pushtetarëve të pasoj.
Ndjenja e detyrës dhe e përgjegjësisë ndaj kushtetutës, është i vetmi arbitër i veprimeve të një të shtetari por kjo nuk merrej parasysh.
Por nga ana tjetër, mund të pohohet me forcë se liria, nuk është zëvëndësuesja e të gjitha gjërave për të cilat njeriu duhet të jetojë, pasi për të qënë e vërtet, ajo duhet të jetë e kufizuar për grupe të caktuar njerëzish për të korruptuarin e kriminelin që tash kishte në dorë gjithçka.
Shtresa të caktuar shoqërore sidomos të persekutuarit politik, por dhe intelektualët, ishin pak ose aspak të përfaqësuara në strukturat e shtetit, përkundrazi në këto struktura kishte mbizotëruar parimi dominues i grupeve pa identitet e militantëve miopë të budallallepsur e që nuk janë në gjendje të përdorin aftësitë mendore njerzore.
E gjithë ajo që po ndodhte në vendin tonë më shumë se kurrë thërriste të vetmin zë që ruan sferën në të cilën veprojmë në përputhje me interesat e vendit është ndërgjegjia dhe vetëdija për ndryshim ndaj absolutizmit të shtetit, tashmë në rënje apo të rënë që vendin ua kishte lënë bandave të rrugës. Ishte e domosdoshme transformimi, nëpërmjet reformave i pushtetit në duart e shtresave shoqërore më të përparuara e më të zhvilluara me orientim drejt vendeve përendiome ku idealistët e viteve nëtëdhejtë kishin synuar. Në fakt pushteti e kishte orientuar vendin drejt Lidhjes Arabve në kryesinë e të cilës kishte zënë vend edhe vendi ynë. Diametralisht në orientim të kundërt me orjentimin euroatlantik ku synonte populli ynë.
E gjitha kjo kishte vetëm një fajtor e ai ishte shteti i korruptuar në të gjitha strukturat e veta që kishte mënjanuar e tjetërsuar qëllimin e vetëm të lirisë dhe demokracisë e ishte motivi i ashpërsimit të grindjes midis shtresash të caktuar shoqërore e në vend të lirisë e demokracisë së shumpritur kishte montuar totalitarizmin, shkatërrimin e grabitja e pasurisë kombëtare dhe tjetërsimin e saj në përputhje aspak me interest e vendit e kombit.
Të gjitha këto kishin bërë që kombin të ishte në në vështërsi serize e interest e gjera kombëtare të liheshin në harresë e mbarë kombi të gjendej i plogët e në pasiguri të madhe e gjithçka që po ndodhte ardhur në mënyrë të vetëdijëshme apo e sjellë nga jashtë më shumë se kurrë thërriste në veprim ndërgjegjen kombëtare siç kishte ndodhur gjithnjë kur vendi kishte qënë në zgrip.
Një pushtet i ndërtuar mbi një administratë të korruptuar e që ecën jo në përputhje me interesat e kombi të vet është i distinuar të zhvoshket e të bjerë.


