Përgatitit Albert Z. ZHOLI

Kjo uzinë e cila do të fillonte prodhimin në vitin 1968 ishte një projekt italian me teknologji

moderne.

Si u shkatërruan në Fier uzinat moderne të plehrave kimike  dhe përpunimit të naftës

 

-Këtu u prodhua dhe vajguri për avionat reaktiv, sapuni naftenik si dhe u bë pastrimi i

benzinës, vajgurit dhe gazoilit me sodë kaustike etj

– Ndër inxhinierat e parë të kësaj uzine që kanë spikatur me punën tyre janë Ylli Bufi, Mezan

Sulejmani, Frederik Verria, Eqerem Sulejmani

 

 

Domosdoshmëria e intesifikimit të buqësisë

Domosdoshmëria e intesifikimit të bujqësisë kërkonte krahas të tjerash dhe prodhimin e

plehrave kimike. Për këtë arsye u vendos që në Fier të ndërtohej Uzina e Plehrave Kimike për

prodhimin e Nitrat Amonit.

Kjo uzinë, e cila do të fillonte prodhimin në vitin 1968 ishte një projekt italian me teknologji

moderne.

Shkalla e lartë e automatizimit dhe ekzistenca e makinerive të mëdha lëvizëse të saj (pompa,

kompresorë, turbina etj) kërkonin jo vetëm një konsum të madh të energjisë elektrike, por dhe

parametra të lartë të saj (të tensionit, rrymës, frekuencës etj.), gjë e cila nuk mund të sigurohej

nga sistemi energjitik ekzistues kombëtar, pasi burimi i rrymës ishte shumë larg konsumatorit

dhe kishte humbje të madhe të saj gjatë transmetimit.

Po ashtu kjo uzinë kërkonte dhe sasi të konsiderueshme avulli për proçeset tenologjike

kimike.

Arsyet e më sipërme kërkonin ndërtimin paralel me uzinën e nitrat amonit dhe të një TEC-i

(Termo-Elektro-Central) i cili filloi të ndërtohej paralelisht me uzinën e mësipërme pranë saj.

Si lëndë djegëse ky TEC do të përdorte mazutin.

Kapaciteti i pamjaftueshëm dhe infrastruktura e dobët për transportin e mazutit nga Rafineria

e Cërrikut në TEC-in Fier kërkonte ndërtimin dhe të një rafinerie nafte në Fier, pranë TEC-it.

Kjo strategji përforcohej dhe nga fakti që rezervat nëntokësore të naftës në Kuçovë kishin

rënë ndjeshëm dhe në rajonin e Cakranit ishin zbuluar rezerva të mëdha të naftës dhe gazit.

Kështu filloi projektimi dhe ndërtimi i shpejtë i Rafinerisë Naftës Fier krahas ndërtimit të

Uzinës të Nitrat Amonit dhe TEC-it.

Në këtë mënyrë u krijua kompleksi industrial teknologjike i Fierit, i cili u pasua edhe me

ndërtimin e uzinave të tjera si ajo e prodhimit të KMC pranë Rafinerisë Naftës, që prodhonte

lëndë ndihmëse për industrinë e nxjerrjes së naftës nga nëntoka dhe ndërtimi i dy uzinave të

tjera të prodhimit të plehrave kimike të uresë për bujqësinë.

Rafineria e Fierit u ideua dhe u ndërtua plotësisht nga inxhinierët dhe teknikët shqiptar.

Modeli i përdorur ishte ai i rafinerisë tw naftës nw Cërrik.

Projektimi i Rafinerisë u bë nga Instituti i Naftës Fier, Sektori i Projekteve Teknologjike të Naftës. Vënia në punë e uzinës u realizua në vitin 1968 . Rreth viteve 1970 u krye një studim për rritjen e kapacitetit përpunues të kësaj rafinerie. Kjo konsistonte në rritjen e sasisë të prodhimit të bitumit dhe për rrjedhojw dhe asaj të mazutit me qëllim që sasia e këtij të fundit për TEC-in të mos cënohej.

Nga studimi i bërë rezultoi se nyja më e ngushtë për realizimin e trajtimit të naftës deri në

500 000 ton/vit ishte ngrohja e naftës.

Për këtë në 1971 u ndërtua dhe një furrë ngrohëse atmosferike F2 me kapacitet 2 000 000

kkal, paralel me atë ekzistuesen F1.

Për furnizimin dhe transportimin e naftës brut dhe produkteve të saj u ngrit infrastruktura

përkatëse; u ndërtua linja nëntokësore e furnizimit me naftë brut e Rafinerisë, u ndërtuan

linjat nëntokësore të shitjes së produkteve Rafineri-DSHK (Dega e Shpërndarjes së

Karburantëve) Fier, u ndërtua linja hekurudhore deri në Uzinë.

Gjithashtu u ndërtuan dy impiante të manipulimit të bitumit të lëngëshëm pranë Portit Detar

në qytetin e Vlorës dhe të Durrësit për të bërë të mundur eksportin e tij me anije çisternë.

Po ashtu një impiant i manipulimit të bitumit të lëngët u ndërtua në qytetin e Prrenjast për

eksport dhe furnizimin e zonës Juglindore të Shqipërisë me bitum të lëngët.

Këtu u prodhua dhe vajguri për avionat reaktiv, sapuni naftenik si dhe u bë pastrimi i

benzinës, vajgurit dhe gazoilit me sodë kaustike etj.

Këto procese u ndërprenë me vënien në shfrytëzim të Kombinatit Përpunimit Thellë të Naftës

(KPTHN) në Ballsh në vitin 1978.

Prishja e sistemit të centralizuar të ekonomisë shqipëtare mbas viteve 1990 dhe kalimi në

ekonominë e tregut krijuan probleme për mbijetesën e kësaj rafinerie.

Deri në vitin 2004 struktura e prodhimit përfshinte prodhimin e mazutit si zë kryesor, si dhe

të bitumit të lëngët, lëndës djegëse dhe të holluesit.

Me nxjerrjen jashtë pune të TEC-it Fier në vitin 2005 u hoq nga lista e prodhimit dhe mazuti,

pasi nuk kishte më treg për të.

Në këto kushte prodhimi i bitumit u bë zëri kryesor dhe jetik i rafinerisë.

Cilësia e lartë e bitumit bëri që mbas viteve 2004 të rritej veçanërisht kërkesa për eksport e

tij. Bitumi për eksport tregtohej me autobote në shtetet fqinjë si Mali i Zi, Serbia,

Maqedonia, Kosovë bile dhe Bullgaria.

Gazoili përzihesh me hidrokarburët e rikuperuara nga uji qarkullues dhe prodhohej lëndë

djegëse me densitet deri 0.960 gr/cm3, që përdorej në industrinë e prodhimit çimentos dhe

tullave.

Benzina përzihesh me hidrokarburët e rikuperuar nga pastrimi ujit industrial dhe përgatitej

hollues me densitet 0.840gr/cm3, e cila përdorej për injektim në puset e nxjerrjes naftës.

Drejtori i parë i kësaj Rafinerije ka qënë Abedin Tajari,ndërsa kryeinxhinier Ilia Mihali .

Ndër inxhinierat e parë të kësaj uzine që kanë spikatur me punën tyre janë Ylli Bufi,Mezan

Sulejmani, Frederik Verria, Eqerem Sulejmani, Erefili Toska, Ylli Gjoni,Erefili Shyti,Aristir

Gjermeni, Lulëzim Murati etje.

Vlen të përmëndet puna e palodhur e teknologëve të naftës, përgjegjësave të turnit si Liko

Gjini, Nesti Kuqali,Spiro Gjikondi, Piro Çeliku,Lili Çerepi, Jani Tike, Lili Kola, Sokrat Rista,

Stavri Gjoni etj.

Realiteti

Të dy rafineritë e vendit, ajo e Ballshit dhe e Fierit, ishin ndërmarrje fitimprurëse të shtetit shqiptar deri në vitin 2008, të afta për të mbuluar deri në 25% të konsumit vendas të nënprodukteve të naftës. Rafineritë hynë në kriza të përsëritura me privatizimin e tyre, pas vitit 2008. Rafineria e Fierit ka një kohë të gjatë që qëndron e mbyllur dhe pa aktivitet.

Kompanitë private që e administruan rafinerinë e Ballshit, e shfrytëzuan atë pa asnjë kriter, duke akumuluar borxhe pas borxhesh dhe duke mos investuar në modernizimin e saj. Me privatizimin, punëtorët nisën të mos marrin pagat në kohë.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.