Eduart Veli

TË FESTOSH BASHKË ME PRANVERËN!
Ime shoqe më puthi sot,kur nga gjumi u zgjova
Gëzofsh më tha ajo,edhe njëqind vite të tjera!
E putha edhe unë,e mes emocionesh, e urova .
Gëzofshim bashkë zemër,unë ti edhe pranvera!
Nipërit erdhën mbrëmë,mungonte vetëm Aroni.
Mu hodhën në qafë dhe më puthje,më mbuluan
Ata tashmë u rritën,dhe dinë se çështë zakoni.
Edhe njëqind vite,gjyshi ynë poeti ,më uruan !
Sot,do mblidhemi në darkë,ashtu si gjithmonë.
Do vijnë dhëndurrët dhe vajzat e mija, si Hëna.
Do pijmë raki edhe verë,të gjithë do më urojnë .
Do mungojë sonte në tavolinë,e mira jonë nëna!
Ajo do më urojmë në ëndërr,bashkë me babanë
Do vijnë tek koka ,do më thonë të ëmbëlat fjalë.
Fjalët e prindërve,më të ëmbla në krejt dynjanë Edhe njëqind vite të tjera të na bëhesh ,o djalë!
Unë linda ditën e ekuinoksit të parë,në pranverë
Unë linda në një ditë me diell,në ditën e poezisë
Vargjet edhe poezia,do më shoqërojnë përherë.
Kurrë sdo harroj,jam djalë i thjeshtë i Çamërisë!
Sot,vëllezër e miq,unë ditën e lindjes do festoj.
Ju uroj me vargjet e shpirtit ,sa gjithë gjithësia.
S’dua të harroj asnjërin,të gjithëve o miq ju uroj.
Të kini shëndetin,ju bekoftë e madhja,Perëndia!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.