Abdullah Begolli

Heroizmi i luftes dhe “heroizmi” i votes !
Qysh se ekziston dhe derisa te ekzistoj njerezimi, ka ekzistuar dhe do te ekzistoj heroizmi i luftes-sakrifices per atdhe, qe nuk ka tjeter baze veq Gjakut te derdhur!
Por kurr nuk ka ekzistuar dhe s’do te ekzistoj heroizmi i votes e cila mund te mirret me 1001 menyra dhe mashtrime !
Nuk nderohet Murati ose familja HISTORI e komandantit legjendar Adem Jashari me poziten e kryetarit te Kosoves ngase HISTORIA s’ka nevoje per nderim, por pozita e kryetarit, Kosova vete dhe i gjithe kombi shqiptar nderohen me emerimin e Murat Jasharit ne kete pozite.
Kush nuk e kupton kete domethenje vet, me ose pa vetedije, del kunder kurores se lavdise historike te kombit shqiptar dhe s’ia vlene te diskutohet me te !
Nga ana tjeter, eshte shume me teper sesa GABIM, te mbetet Kosova qofte edhe pa nje udheheqes te vetem te dalur nga lufta, per te cilen lufte na perkrahu bota me e fuqishme demokratike me Naton, dhe pa te cilen lufte as do te mundej te flitej per voten e lire, ne nje kohe, kur ende nuk eshte terur Gjaku i derdhur, dhe shume te te reneve ne lufte ende nuk ju dihen varret!
Frederik de Klerk, kryetar i Afrikes se jugut dhe udheheqes i Apartheidit qe iu ndalonte zezakeve te drejtat me elementare te jetes, e mos te flasim per te drejten e votes, zgjedhjes apo udheheqjes, edhe pse Frederiku i kishte votat e miliona afrikaneve, beri reforma, e liroi Nelson Mandelen dhe shume te burgosur te tjere zezak -jugafrikan nga burgjet e Apartheidit dhe e ofroj Nelson Mandelen ne politik, dhe keshtu ne vitin 1993 ai se bashku me Mandelen moren ҫmimin Nobel.
Mandela kuptohet e mori kete qmim per qendresen-heroizmin ne burgjet e Apartheidit, De Klerk ndersa per dhenjen fund te Apartheidit!
Me pastaj Frederik de Klerk u terhoq nga politika dhe Mandela u be Kryetar i Afrikes se jugut!
Kuptojeni pra o njerez, se ka qmim per heroizmin e jo per voten dhese eshte vota qe i liron vend heroizmit dhe jo e kunderta !!
Nuk e konteston njeri voten e lire e hiq se hiq te Vjoses ne kete rast, rrita e votave te se ciles ka ardhur proporcionalisht me kundershtimin e saj te partise ku ishte dhe dalja nga kjo parti, kulmoi edhe me kulminacion te votave per te dhe nuk ka ndonje baze tjeter, megjithate edhe kjo eshte legjitime !
Por derisa Vjoses, kushtetuta serbe e ahtisaarit, ja ndalon zgjedhjen ne baze te votes popullore, ngase shqiptareve ju ndalohet e drejta e votes per qeshtjet madhore, dhe se nga Vjosa Osmani si Dr. e drejtesise, nuk kam degjuar qofte edhe nje fjale te shkruar apo thene kunder kesaj kushtetute diskriminuese, ndersa une, pa qene fare i kesaj fushe, jo pak e kam kundershtuar kete kushtetute, del rezultati se Vjosa Osmani, ne poziten e kryetares se Kosoves, mundet te zgjidhet vetem me pazare politike sikurse ka ndodhur deri tani!
Fillimi i pazareve politike eshte varrosje e votes popullore!
Dhe qe te mos baltoset pozita e kryetarit dhe roli i tij perbashkues i popullit, eshte si i pikur nga qielli emri i Murat Jasharit per kete pozite, per te cilen kandidature, kane shprehur pelqimin paraprak te gjitha subjektet e kuvendit ( sa lexohet dhe degjohet), por nje percaktimte tille ka pasur deri vone edhe Vv dhe vete Albini sikurse mundet te lexohet ne vazhdim!
Mendoj dhe besoj, se do te jete vete Vjosa propozuesja e Muratit ngase eshte ne nderin e vete Vjoses qe te mos e komprometoj voten e saje popullore me pazare te ndyra, dhe me kete gjest te vogel por me domthenje te madhe, do ta nderonte dhe lehtesonte Vv dhe Albinin, sidhe do te mbetej nje emer i kujtuar ne historine politike te vendit. Veq kesaj, Vjosa e ka edhe obligim ta beje kete, per faktin se partia e saj nga e cila u largua, luftonte per “heroizem” votash nen serbi, derisa familja e Adem Jasharit, shkrihej dhe shndrrohej ne Kosove-shqiptari pikerishte duke e luftuar serbine!
Dhe mos te harrojme per asnje qast, se okupatori u largua vetem ne dukje nga Kosova por jo ne permbajtje, perkundrazi, me minishengenin, permbajtjen e ka thelluar edhe ne Shqiperi dhe shqiptarine mbare!
Rrjedhimisht, kush e don kete thellim dhe perforcim te permbajtjes serbe ne shqiptari, nuk e don Muratin Kryetar Kosove !
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.