POPULL LLAFAZAN..!
[Fejton]
Mire na e bêntë Enveri per nje fjale goje te qonte ne burg!
Jemi shume llafazane ne si popull.
Si ore guxoni e flisni keq per qeverin e ministrat.
Ja dikush tha se x minister ka vile luksoze.
E ç’te keqe ka ketu..?
Ai e ndertoj vilen ndaj e ka.!
Se mos ta more ty ose mua.!
Nje deputet bleu aksjonet e nje banke.
I vafte mbare thoni.
Pse ç’ju duhet ju se ku i fitoj parat!?
Jemi ne kapitalizem de.
Nje tjeter tha se nje minister ka perla nje tender.
Pse kush dota fitonte tenderin une dhe tij qe marrin hua ne banka per te paguar dritat e e e?
Pse une dote bej te njejten jete sikurse nje minister e deputet.
Hajde mendje hajde..!
Shyqyr qe ashte qeveri e bute thuaj. Ndryshe me ç’flasim dhe pergojojme ne tere kohen.
Burgun meritojme..
Lereni o njerez qeverin dhe deputet rehat ne punen e tyre.
Ulni koken e futjuni punes se edhe rrogat e pensionet u rriten.
Edhe nafta e taksat po e po.
Ndaj punoni pa fjale paguani ca taksa te vogla.
Thuani shyqy se me dasht qeveria te bane me pagu ene token qe shkel. Ene eren qe fryne
ene shiun qe bie e s’bie.
Besa ene hanen e diellin mire dote ishte ta shperblenim me nga njeqindeshe ne muaj!
Thirrni mendjes o popull llafazan!!
Preng Pjetri
Lezhë.


