Pjetër Nikolla studiues, shkrimtar.

Pjetër Nikolla
P O E Z I, marrë nga libri im,
”E vërteta e Mitologjisë Pellazgo-Ilire”, II, (Poezi), bot.2016. f. 102
May be an image of Pjeter Nikolla
MË I MADHI PERANDOR
KONSTANDINI YNE ILIR*
Lindi në Nish, qyteti i Bardhë,
Kryeqytet Ilir, ishte atëherë,
Babaj gjeneral, Kostanti i Parë,
Helena, e ëma, shenjtëreshe e Krishterë!
Mori titullin, “Viktor”, fitimtar,
Gjeneral ushtrie e personalitet,
Bëri epokë, në Botën mbarë,
Reformator në shoqëri e në shtet.
I pari ndër perandorët
Që i dha liri besimit
Dhe i pari që ligjëroi
Besimin e Krishterimit.
Ndaloj luftën e gladiatorëve,
Dhe të krishterët në torturë e në ndjekje,
Nxori krishterimin nga katakombet,
Hoqi denimin në kryq me vdekje!
Perandor ilir me përmasa të mëdha,
Ligje vendosi për të varfërit e botës,
Jo! Të shes e të vras fëmitë si baba
Dënoj ashpër shkeljen e kurorës!
Çdo denigrim për njerzit, dënoj,
Me ligj caktoj të dielen pushim,
Tre dekada i nderuar drejtoj,
Solli kulrurë e qytetrim.
I Madh ishte Konstandini;
Dhe për ato që bëri,
Dhe për atë që ishte,
Një Perandor të shenjtë kishte.
Para një beteje, e pa në ëndërr,
Në qiell fitoren e shkruar,
Në tokë ishte me emër,
Zoti në Qiell e ka bekuar!
Ditët e fundit të jetës,
Me dinjitet të lartë
U pagëzua dhe vdiq
U fut në arkivol të artë.
Ishte i pari perandor
Që iu vendos varri i tij,
Midis dymbëdhjetë apostujve
Mbeti i shejtëruar në histori.*
* Konstandini i Madh u lind në Naissus (Nish) në 27 shkurt 272. Vdiq në Ankyra (Ankara) në 22 maj 337. Perandor gjatë viteve 306-337, për 31 vite rrjesht.
Kostandini i Madh ishte i biri i gjeneralit iIir Kostantit I dhe i Helenës shenjtereshe. Personaliteti i tij i jashtëzakonshëm bëri që të lërë në historinë e Perandorisë Romake veprimtari e vlera të pa- krahasueshme për të gjitha kohërat. Si perandor, ishte një gjeneral i madh që mbajti me nder titullin “Vicktor”(Fitimtar), duke mos patur asnjë humbje gjatë gjithë jetës së tij.
Konstandini bëri epokë në kohën e tij si reformator i madh, duke i imponuar Romës revolucionin konstandinianë të shtetit dhe të shoqërisë. Ai e nxori krishterimin nga katakombet dhe e bëri të barabartë me paganizmin. Me reformuat bëri përparime të mëdha shoqërore. Ai përjashtoi të krishterët nga torturat, vendosi dëmshpërblimin e të krishterëve për konfiskimin e pronave, i dha të drejtën kishës të lironte skllevërit, si edhe ipeshkvinjëve u dha të drejtën për të gjykuar të krishterët sipas ligjit. Masat reformatore ishin rrënjësore. Ai hoqi dënimin me vdekje në kryq, ndaloi luftën e gladiatorëve, ndaloi të drejtën e babait për të vrarë ose shitur fëmijët. Vuri ligje të forta për kufizimin e divorceve, duke dënuar shkeljen e kurorës. Vuri ligje për të drejtën e trashëgimisë dhe për ndihmën e të varfërve e të jetimëve. Në vitin 321 ishte Konstandini i Madh që caktoi të dielen pushim. Ishte ideator i ndërtimit të kulteve kristiane më të rëndësishme për të gjitha kohërat si katedralen e Shën Pjetrit në Romë, të Shën Sofisë në Konstandinopojë dhe tri bazilikat e mëdha në Vendet e Shenjta. Themeloi kryeqytetin Konstandinopojë me emrin e tij. Vizioni konstandinian ishte për Romën e përjetshme.
Veprimtaria e Konstandinit të Madh ishte me përmasa të mëdha, por një ditë u sëmur rëndë dhe në ditën e Pentekotës në 22 maj 337, vdiq. U rrethua nga nderimet më të mëdha mortore; trupi i tij u fut në arkivol të artë dhe i veshur me purpur u varros në Kishën e Apostujve të Shenjtë, në mes 12 varreve simbolike të Apostujve, duke treguar se dhe ai ishte Apostull, më i madhi Apostull i Krishtit. Kishat me emrin e tij janë në gjithë botën e Krishterë.
E ëma e Kostandinit, Helena për meritat e saja të jashtëzakonshme është shpallur shenjtore. Konstandini i Madh pa në qiell “in hoc signo vinces”, “Me këtë shenjë ti do të fitosh”. Kjo ka qenë motoja e tij, shenja nga qielli që i dha vetëm fitore gjatë gjithë jetës së tij.*
*Nga Thesari i Shenjtorëve, Tiranë 2000, f. 170-174
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.