28.5 C
Tiranë
E martë, 1 Korrik 2025

Me poeten: Lumturije Fortuzi

MENDJA
Mendja e zhdervjellet te ben te kalosh cdo hall,male e det.
Mendja e humbur, eshte si nje shigjet e ngulur ne mocalisht
dhe me nuk u gjet.
Mendja e disave eshte si molle e vyshkur ne perparsen
e gjyshes o ne sepet.
Mendja e ca te tjereve eshte flake kashte,
as nuk te djeg e as nuk te ngroh ne te vertet.
Mendja te turperon ose te ben te nderohesh nga te tjeret,
si nje mbret
“”””””””””””””
ENDRRAT
Endrra te ben te kapercesh malet
dhe kur nuk ke kembe,
te shohesh te vdekur e te gjalle
qe kercejne si kuajt ne leme.
Endrra,genjeshtrat e nates
dhe fantazit e marra te dites,
ankthe dhe gezime te peshtjelluara
ne te subkonshes prites.
Endrra,nje sfrat i shqyer nga ujrat
e lumit te rrembyer,
qe rrjedh pa lejen tende
ne gjume,pa u kursyer.
“””””””””””””””””
CASTET E LUMTURIS
Ah,lumturi genjeshtarja,
pak minuta u dhuron njerezve te mire
dhe pastaj fluturon ne hapesire.
Vrapon i shkreti njeri pas,si i marre,
po kap vec hijen e saj,
neper gishta te rreshqet si rere
qe futet ne gjoksin e detit te gjere.
Te takosh ty ne jete eshte fat,
megjithse takimi me ty shume nuk zgjat,
se fshihesh si hena nga rete neper nate.
“”””””””””””””
LOTET
Lotet e nxehte i cane zemrat e brengosura
dhe ne coprat e vogla celen lule te bukura,
te kuqe si gjaku i shperndare perrreth,
kujtime te pa shlyera te mbetura ne mend.
Shi lotesh ujiten lulet e mbira perseri,
e celen kujtime te tjera ne pafundesi,
ne mendjet e shpirtrat e gjalla me miresi.
“”””””””””””””””””
INATI DHE QETESIA
Inati si qen i terbuar,
me sy te kuq,te liq dhe i shemtuar,
si acari qe ngrin cdo gje ne natyre
dhe zemres i zhduk cdo ndjenje te mire.
Perbindsha jane fjalet e plot helm
te thena ne inat e siper ,kurdohere.
Si flutura shumgjyreshe,si lule me ere,
si rrezet e qiellit qe ne dimer cajne qiell,
te gezojne ,te ngrohin ,te perkedhelin,
fjalet e mire ne qetesi thene perhere.
Jeta pa inate,e qete rrjedh dhe me e lehte,
si lum i shtruar ne shtratin e vet.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.