Osman Osmani,

«Në vitin 1981 u shtrua kërkesa për konstituimin e Kosovës në
Republikë. Në prapavijën e kërkesës qëndronte besimi se problemi
shqiptar në Jugosllavi esencialisht reduktohej në të drejtën për
t’u konstituuar si plotësisht i barabartë me të tjerët, si shtet
me të gjitha të drejtat idividuale dhe kolektive që i gëzonin
republikat (shtetet) në bashkësinë e republikave (shteteve)
Jugosllave. Besohej se e drejta e konstituimit të Kosovës në
Republikë, logjikisht do të duhej t’i paraprinte bashkimit të
kombit dhe njëherit do të ishte në funksion të stabilitetit politik
të Jugosllavisë dhe të Ballkanit në përgjithësi.»
Ukshin Hoti, FILOZOFA POLITIKE E ÇËSHTJES SHQIPTARE, Tiranë, 1995
“Vlen të thuhej se në këtë periudhë u formua organizata e parë
shqiptare PKMLSHJ, që theu shabllonet e më hershme të ilegales duke
kërkuar republikën shqiptare në kuadër të Jugosllavisë. Po ashtu,
gjatë kësaj faze do të shtrohej si imperativ i kohës një çështje
shumë e rëndësishme për ilegalen shqiptare, siç ishte ai i
unifikimit të organizatave e grupeve ilegale në një lëvizje unike
… “
Prof.dr. Sabile Keçmezi-Basha, PROGRAMET POLITIKE TE LEVIZJES KOMBETARE
SHQIPTARE 1878-1990, Instituti i Historise, Prishtine, 2013
… nëse barazia dhe republika nuk arrihen në rrugë e me mjete
paqësore dhe nëse gjendja përshkallëzohet deri tek lufta e
armatosur, atëherë nuk ka kuptim bashkëjetesa në një shtet të
tillë, siç është Jugosllavia, dhe në një rast të tillë ne
shqiptarët do te angazhohemi për jetësimin e aspiratës së kamotshme
shqiptare – bashkimit kombëtar!
Një nga vendimet e aprovuara në mbledhjen konstituive të Organizatës
në vitit 1978
Disa kuadro shqiptare në Ushtri, Sigurim, Polici, në Politikë, në
Universitet, në Shkolla, në Ekonomi etj., që i njihnin pikëpamjet e
njëri-tjetrit, ngase i takonim kryesisht një gjenerate që
demonstratat e vitit 1968 i përjetoi në rininë e hershme dhe që i
kishin të freskëta kërkesat që vetëm pjesërisht u realizuan, nuk
ishin të kënaqur me pozitën politike të popullit shqiptar në ish-
RSFJ, andaj kërkonin rrugë për të shtyer më tej çështjen e
avancimit të politik e shtetërorë-juridik të shqiptarëve në(n) ish
Jugosllavi.
Përfundimisht ideja për krijimin e PKMLSHJ erdhi menjëherë pas
Kongresit të 10 të LKJ ku pritej të shtrohet për zgjedhje edhe
kërkesa e fundit e parealizuar e demonstratave të vitit 1968 për
krijimin e Republikës së Kosovës.[i]
Pasi populli shqiptar në ish- RSFJ nuk kishte një Organizatë Politike
unike që këtë çështje të trajtonte si unike u pa si e domosdoshme
se Kosovës i duhej një Parti Politike e pavarur dhe e barabartë me
Partitë Politike të Popujve tjerë në ish- RSFJ dhe të pavarur e të
barabartë edhe me Partinë e Punës së Shqipërisë (PPSH)[ii].  PPSH
e kufizonte aktivitetin e vet politik brenda kufijve të Republikës së
Shqipërisë dhe çfarëdo angazhimi i saj rreth çështjes së Kosovës
para bashkësisë ndërkombëtare ishte përzierje në punët e
brendshme të një shteti tjetër. Angazhimi i Shqipërisë ndaj
çështjes së Kosovës kufizohej vetëm ne të drejtat e minoriteteve
që ishte tepër pak për të shëruar plagën e madhe të Kosovës, e
cila ishte gjysma e Shqipërisë. Nuk durohej  ndarja e dyfishtë e
Kosovës: një herë e ndarë nga shteti amë dhe pastaj e ndarë dhe
nën sundimin e Serbisë, Maqedonisë e Malit të Zi. Kjo jo vetëm që
shkaktonte diskriminim nacional e politik, por kjo pozite e situatë
mundësonte edhe shfrytëzimin dhe diskriminimin e vazhdueshëm
ekonomik.
BËRTHAMA E PARË
Bërthama që i parapriu Organizatës së PKMLSHJ ishte e përbërë nga
njerëz të pa kënaqur me pozitën politike të popullit shqiptar në
ish-RSFJ. Populli shqiptar në ish-RSFJ edhe pse paraqiste një tërësi
kompakte kombëtare e që jetonte po ashtu në një territor kompakt
etnik në një numër i cili përkah madhësia ishte i treti në
ish-RSFJ, ai gjendej i ndarë dhe nën sundimin e tri republikave
sllave. Sundim ky, i cili edhe në aspektin ekonomik edhe atë politik
ishte i përcjellë me tërë karakteristikat që e përbëjnë një
okupim klasik kolonialist, i cili ushtrohej përmes të autonomistëve
të korruptuar e të mbuluar me demagogjinë e internacionalizmit
proletar.
Ata që duhej të vepronin në këtë drejtim: LK e Kosovës, Akademia e
Shkencave e Kosovës, institucionet dhe përfaqësuesit e Kosovës në
Federatë nuk vepronin, prandaj u vendosë që të veprohet në këtë
drejtim me mundësitë ekzistuese dhe në formë dhe me mjete që do të
i caktoheshin vet.
Ky rrymim mësojë nga përvoja e hidhur grupeve ilegale të gjeneratave
të mëparme se si nuk duhet vepruar, dhe si duhet vepruar. Besojmë se
nga gabimet e kësaj gjenerate do të mësojnë gjeneratat e më pasme
dhe çdo gjeneratë do të bëjë një hapë përpara dhe do të arrijë
një sukses më shumë se gjenerata e më parme.
MËSIMET NGA PËRVOJA E ILEGALES
Edhe themeluesit e bërthamës së parë organizative të PKMLSHJ
rrjedhin nga familjet që i takonin rretheve të përafërta me qarqet
patriotike të Kosovës. Kjo mundësoi që para se të bëhen hapat e
publikimit të Organizatës dhe të qëllimeve të saja, të: analizohen
veprimet e grupeve ilegale; arsyet pse ato zbuloheshin aq shpejtë?; pse
nuk ishin në gjendje që të ruajnë kontiunitetin e veprimit për
kohë ma të gjatë?; pse vazhdimisht krijoheshin grupe ilegale me emra
të ri e me program të njëjtë?; e pikëpyetje të tjera.
Së pari këto analiza vërtetuan se grupet ilegale shqiptare
udhëhiqeshin nga patriot e atdhetarë të mirë, por profesionalisht
të papërgatitur për të hyrë në konflikt me një shtet, i cili deri
në perfeksion i kishte arsimuar profesionalisht njerëzit e shtetit që
do të luftonin ilegalen. Mekanizmat profesional të policisë publike,
të shërbimeve sekrete, të shërbimeve të propagandës speciale dhe
asaj publike, organet politike, organet gjyqësore,  perfeksionimi i
metodës, taktikës dhe të teknikës së zbulimit, etj. Pushtuesi me
këto përparësi e kishte të lehtë të hidhte njerëzit e vet  brenda
organizatave ilegale dhe të godiste ilegalen edhe nga brenda edhe nga
jashtë.  Pra grupet amatore ilegale të Kosovës  po ndesheshin
vazhdimisht me mekanizma profesional shtetëror dhe ishte e logjikshme
pse ato beteja ishin të humbura akoma pa filluar. Pra përfundimi se
puna e organizatës PKMLSHJ duhet të ketë sa më shumë profesionalist
dhe ata të veprojnë në prapavijë të armikut, duke i përdorur
kundër tij, gjegjësisht duke përdorur metodat që armiku përdorte
kundër ilegales. Qëllimet nuk mendohej të arriheshin shpejtë, por
synohej që të veprohet vite me radhë në ilegale dhe që brenda
organeve shtetërore të krijohen pozicione të fuqishme. Në këtë
drejtim orientimi ishte, depërtimi i kuadrove të organizuara ose
indoktrinimin e kuadrove që veç ishin duke punuar në kuadër të
organeve shtetërore e politike, e që kishin sjellje të mira
njerëzore dhe patriotike.
Si kriter i angazhimit në PKMLSHJ ishte edhe kushti i konspiracionit
total. Për t’u arritur kjo organizata e PKMLSHJ u përcaktua të
zgjerohej vetëm me njerëz që mes veti njiheshim ma shumë se 10 vite
ose që ishin në mes veti në lidhje familjare, farefisnore e
miqësore[iii]. Bie fjala nga familja e Mqedoncëve, 4 veta ishin
anëtar të PKMLSHJ, ndërsa e tërë familja e mbështeste dhe e
përkrahte PKMLSHJ me të gjitha mjetet. Kështu ishte me familjen e
Bahtir Ahmetit, me familjen e Abdullah Prapashticës, Faton Topallit,
Vahedin Azemit e të shumë aktivistëve të tjerë..  Pos tjerash kjo
metodë e punës mundësonte krijimin e kushteve për të marr apo për
të rrënuar kalanë nga brenda.
Pasi që ndërtimi i një organizate masovike në kushte të
ilegalitetit nuk ishte i mundshëm, PKMLSHJ fillimisht arriti t‘i
plotësonte vetëm kushtet minimale për veprim. Bërthama e saj u
krijua në vitin 1975. Nga ky organizim u kalua nëpër rrugën normale
të krijimit të organizatave politike që nga bërthama e parë
organizative, përmes krijimit të degëve dhe resorëve deri në nivel
qe ajo të mund të filloi të veproi si organizatë.
Kështu pas vuarjes së themeleve organizative, Partia Komuniste
marksiste – leniniste Shqiptare në Jugosllavi (PKMLSHJ) u themelua
në vitin 1978 në  Prishtinë. PKMLSHJ nxori Dokumentet e Partisë në
një përmbledhje e cila titullohej TEORIA DHE PRAKTIKA E REVOLUCIONIT.
Në përmbajtje të këtij materiali ishte edhe Programi, Statuti dhe
Instruksionet për punë praktike. Ato si tërësi përbënin
Platformën Politike për Republikën e Kosovës, sepse qëllimi kryesor
i ekzistimit të PKMLSHJ ishte krijimi i kushteve për arritjen e
pavarësisë të popullit shqiptar në RSFJ-në e atëhershme. Pra
pavarësinë nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, si dhe krijimi i
Republikës Shqiptare, të barabartë me Republikat tjera në RSFJ.
Dalja publikisht me Programin e PKMLSHJ-së, përgatiti popullit që të
mobilizohet rreth kërkesës për Republikë, kurorëzoi përpjekjet
për bashkimin e rrymave politike rreth kësaj kërkese dhe fillojë
ushtrimit të presionit politikë ndaj federatës dhe të njësive që e
përbënin atë me qëllim të nisjes së procesit në drejtim të
realizimit të statutit të Republikës për popullin shqiptar në
ish-RSFJ.
BARTËSIT KRYESORË TË AKTIVITETIT
Ndër bartësit kryesor të aktivitetit të PKMLSHJ-ës, ishin: Abullah
Prapashtica, Rexhep Maqedonci, Osman Osmani, Faton Topalli, Fatmir
Bajrami, Osman Maqedonci, Mr. Halil Alidema[iv], Fatmir Grajqevci, Adem
Prapashtica, Skender Ibishi[v], Nysret Ahmeti, Ramush Topalli, Lumnije
Azemi, Kadri Cakiqi, Lutfi Maqedonci, Martin Quni, Bahtir Ahmeti,
Vahedin Azemi, Shyqeri Gjinolli, Kadrije Gashi, Afrim Abazi (dëshmor),
Fatime Gjinolli, Skender Hajdari, Nazim Azemi, Fahrije Osmani, Zyrafete
Krasniqi, Nazmije Syla, Fehmi Hajrullahu, Rafiz Halili, Sejdi Sejdiu e
shumë të tjerë[vi].
PKMLSHJ ishte e organizuar në sistemin e dhjetësheve. PKMLSHJ
angazhohej për ngritjen e statusit të shqiptarëve nga pakica
kombëtare në komb, bashkimin e krahinave shqiptare në RSFJ dhe
krijimin e republikës në kuadër të kësaj federate. Sistemi i
brendshëm shtetërorë, do  të rregullohej përmes kombinimit të
kushtetutë  së  RSFJ dhe RPSSH-ës.  Realizimi i këtij qëllimi
parashihej  përmes tri fazave:  1. Përmes kërkesave drejtuar
udhëheqjes legale të Kosovës, dhe udhëheqjes federale të kërkohej
në rrugë  paqësore arritja e pavarësisë dhe barazisë ekonomike,
politike dhe territoriale përmes krijimit të republikës shqiptare në
kuadër të federatës; 2 me presion  publik si demonstratat, grevat, e
tubimet e ndryshme; 3. Përmes luftës së armatosur e cila  nuk do ta
kishte më për qëllim  republikën në kuadër të federatës. PKMLSHJ
në periudhën prej  01.03.1979 deri me 5 mai 1980, kërkoi disa herë
me shkrim para organeve krahinore dhe atyre federale realizimin e
kërkesës demokratike për republikë. Me 10.12.1980 organet e Kosovës
dhe ato federale u paralajmëruan se nëse nuk do zgjidhnin çështjen e
Republikës së Kosovës, PKMLSHJ brenda 6 muajve do të organizonte
demonstrata. Njëkohësisht, përmes dekretit u dha urdhri që brenda
vitit 1981 të kryheshin detyrat programore në drejtim të organizimit
të demonstratave.
TRI FAZAT E AKTIVITETIT
Në parashikimet dhe përpjekjet  e saja, PKMLSHJ mendonte që ngjarjet
ti zhvillojë në formë të shkallëzuar të tri fazave:
1.            Faza e parë  përbëhej nga veprimtaria politike e
shtruarjes teorike të kërkesës për Republikën e Kosovës përpara
organeve federative dhe përpara LKJ me theks që të bëhet presion që
LK e Kosovës të shtrojë këtë kërkesë në rrugë zyrtare dhe në
rrugë legale;
2.            Faza e dytë përbëhej nga organizimi i kombinuar i
presionit politikë për mes të peticioneve, memorandumeve, shkresave
nga meset e ndryshme dhe organizmi i marshimeve, grevave dhe
demonstratave me kërkesën për Republikën e Kosovës në suaza
kombëtare, federative dhe ndërkombëtare dhe së fundi;
3.            Faza e tretë në të cilën parashihej shtruarja e
ultimatumeve që të  njihet Republika e Kosovës në kuadër të
federatës jugosllave dhe nëse edhe atëherë nuk vjen përgjigjja
pozitive atëherë të shpallet pavarësia e Kosovës nga ish-RSFJ dhe
të shpallet bashkimi me Shqipërinë, me paramendimin që kjo të
bëhet edhe me përdorimin e mjeteve përkatëse.
Mosrespektimi i këtyre fazave u bë për shkak se pushteti e kishte
parasysh programin e PKMLSHJ dhe se ai donte konfliktin menjëherë,
sepse e dinte se kur ishte fjala për përdorimin e dhunës raporti i
forcave ishte në anën e tij, ndërsa në rrafshin politik do të
pësonte disfatë deri në kapitullim.
PKMLSHJ – ORGANIZATORE E KËRKESËS PËR REPUBLIKË
Në demonstratat 11 dhe 26 marsit, si dhe ato  të 1,2 e 3 prillit të
vitit 1981 pjesëtarët e PKMLSH morën pjesë aktive në organizimin e
tyre dhe plasimin e platformës dhe kërkesave të PKMLSHJ-ës. PKMLSHJ
ishte e vetmja organizatë politike që përmes programit të saj
shtronte çështjen e republikës. Programi i saj partiak u përkrah nga
populli dhe u shndërrua në kërkesë gjithëpopullore. Me 14 prill
1981 PKMLSH i dërgon një Notë KQ të LKJ-ës dhe qeverisë jugosllave
me ç‘rastë morri përsipër  përgjegjësinë për organizimin e
demonstratave. Me 14 gusht 1981  PKMLSHJ i dërgoi një letër KQ
LKJ-ës dhe qeverisë jugosllave duke ftuar LKJ-ën për bisedime si
partner dhe parti të barabarta. Ajo publikoi shumë materiale
propagandistike si „Teoria dhe praktika e revolucionit“,
„Instruksione për veprim praktik“, Revistat “Revolucioni” dhe
“Zëri i Atdheut”, etj.
MAJTIZMI I PKMLSHJ
Përcaktimi për konceptim e majtë ideologjik u bë për disa arsye.
Së pari Kosova gjendej brenda zonës gjeografike ku të gjitha shtetet
për rreth saj ishin me sistem socialist, duke e përfshirë edhe RSFJ,
brenda së cilës ajo ishte dhe edhe shteti amë kishte rendin
socialist. Pos kësaj në disa vende të Evropës perëndimore partitë
socialiste ishin ose në pozitë ose ishin opozita me e fuqishme në ato
vende. Edhe sikur shqiptarët dhe organizatat e tyre kombëtare të
ishin me orientime të djathta dhe të provonin që të veprojnë nga
ato pozita, nuk do të hasnin në mirëkuptim e përkrahje te populli
në Kosovë dhe shteti shqiptar. Këtë e vërteton fakti se shteti
shqiptar nuk mbështeste organizatat e djathta. Mirëpo, përcaktimi
për të vepruar nga pozitat politike të majta  nuk ishte vetëm
çështje taktike, por edhe rezultat i bindjeve politike të krijuara
në ato rrethana që u rritën dhe u shkolluan protagonistët dhe
aktorët e këtij organizimi. PKMLSHJ e ndjente veten si një parti e
cila nuk identifikohet me Partitë Komuniste të kohës për shkak të
„modës„ e ku e „gjithë Partia dhe gjithë populli ishin vu në
shërbim të marksizëm – leninizmit„ por përkundrazi PKMLSHJ
synonte që marksizëm – leninizmin të vejë në shërbim të
popullit punonjës sepse kështu e kuptonte idenë e lëvizjes
punëtore, të njohur si majtizëm. Për PKMLSHJ  ekzistonte një
ligjshmëri e marrëdhënieve dhe të zhvillimit shoqëror, e cila duhej
të kalonte pa tjetër nëpër faza e etapa të caktuara për të
arritur qëllimi i caktuar.
FORMIMI I ORGANIZATËS SË RINISË SHQIPTARE NË KUADËR TË PKMLSHJ
Në vitin 1979 nga të rinjtë në radhët e PKMLSHJ në Prishtine nën
drejtimin e  Faton Topallit dhe Fatmir Bajramit bashke me Fatmit
Grajqevcin, Selatin Zenelin dhe Lutfi Maqedoncin u themelua Organizata e
Rinisë Shqiptare të Kosovës, me qendrat ne Prishtine dhe Ferizaj e
cila më pas ka vepruar intenzivisht në propagandimin  e kërkesës
për Republikë brenda radhëve të rinisë shkollore.[vii]
DËSHMI MBI AKSIONET, AKTIVITETET E VEPRIMTARINË KONKRETE
Fakte dokumentuese mbi aktivitetin e PKMLSHJ gjatë një periudhe të
caktuar, pa përfshirë të gjitha aktivitetet tjera ilegale të
aktiveve dhe qendrave tjera të veprimit të PKMLSHJ si dhe aksionin e
parë qendror “Pyetja” dhe “Ankëta” që shërbenin për
sensibilizim dhe krijimin e opinionit mbi nevojën e arrtijes së
barazisë kombëtare e shoqërore, gjegjësisht avancimin e pozitës së
shqiptarëve në(n) ish-RSFJ si kombësi në komb dhe të avancimit të
pozitës së Krahisnës Autonome të Kosovës në Republikë të
shqiptarët skur i kishin edhe të gjtiha kombet tjera të federatës.
Aksionet konkrete të PKMLSHJ ishin: shpërndarja e trakteve dhe
pamfleteve; shkrimin e parullave; dërgimin e letrave politike.
Materialet e PKMLSHJ ishin: Programi dhe Platforma e PKMLSHJ; gazeta
„Revolucioni“; gazeta „Zëri i Atdheut“; Teoria dhe Praktika e
Revolucionit; Shtojca speciale; Lista e parullave revolucionare të
nënshkruara nga Shtabi i demonstratave, që u shpërndanë më 28 mars,
si dhe më 1, 2 dhe 3 prill 1981; Dekreti Nr. 1 dhe Nr. 2; NOTA e 14
prillit 1981; Vërejtja. Veprimet dhe aktivitetet tjera që PKMLSHJ
ndër të tjera kreu përmes rrugës zyrtare postare që nga fillimi i
vitit 1979: me 1 Mars 1979, Shkresën e përpiluar më herët
„Informata e grupit nga Obiliqi“ ia dërgojë Kryetarit të Komitet
Krahinorë të LK të Kosovës; më 27 mars 1979, „Informata mbi
situatën politike dhe ekonomike“ drejtuar Kryesisë të KK të LKK;
më 15. mars 1980, „Telegrami“ ia drejtojë Kryesisë së KQ të
LKJ; më 1 nëntor 1980, Letra e KQ të PKMLSHJ drejtuar Kryetarit të
Kryesisë së KSA të Kosovës; më 30 nëntor 1980, Letra e Komitetit
Qarkor të PKMLSHJ për krahinën shqiptare nën pushtetin e Malit të
Zi, drejtuar Kryetarit të Kryesisë së KSA të Kosovës; Në gjysmën
e dytë të Nëntorit 1980, në formë Broshure u dërgua „Programi
dhe Statuti  PKMLSHJ“ në 147 faqe; Në dhjetor të vitit 1980, po e
njëjta u dërgua në adresë të Kryesisë të KK të LK të Kosovës
VEÇANTIA NË PLATFORMËN PËR REPUBLIKË
Është për t’u theksuar dhe me këtë rast vërtetohet edhe
njëherë se PKMLSHJ ishte e vetmja forcë politike në këtë kohë që
vepronte në formë të organizuar për shtruarjen e kërkesës për
Republikën e Kosovës, dhe se me 10 dhjetor 1980 në kuadër të
Udhëheqjes së PKMLSHJ u morr vendim që të formohet Shtabi për
Organizmin e Demonstratave gjatë vitit 1981. Me këtë rast u hartua
një letër e cila iu drejtua Udhëheqjes së LK të Kosovës, në të
cilën atyre ju bë me dije se po që se ata nuk marrin iniciativën që
të shtrohet kërkesa për Republikën e Kosovës përpara organeve
federale, PKMLSHJ do të i organizoi demonstratat me këtë kërkesë.
Pos kësaj në këtë shkresë u tha se PKMLSHJ nuk ka pretendime për
pushtet dhe se për kryetar të përjetshëm në krye të Republikës
propozoi Fadil Hoxhën.
Megjithatë, organizimi i demonstratave nga ana e PKMLSHJ parashihej të
realizohej në fillim të vitit shkollor 1981/82 dhe që ato të mbahen
nën kontroll të disiplinuar në një afat sa ma të gjatë,
gjegjësisht deri sa të fillojë dialogu zyrtar mbi njohjen e
Republikës së Kosovës. Kjo, si formë e ushtrimit të një presioni
politikë në suaza ligjore, e që si e tillë, çështja e Republikës
nuk vinte në kundërshtim me rendin kushtetues të ish-RSFJ. Por, për
shkak të gjendjes së elektrizuar politike nga shpërthimet e
vazhdueshme të pakënaqësisë gjatë vitit 1979 – 80 në disa
ndërmarrje  e xeherore nëpër Kosovë si dhe në disa fakultete, disa
herë në Qendrën e Studentëve e në Konviktet e shkollave të mesme,
në kreun e PKMLSHJ-së u parapa mundësia që po që se ndodhë ndonjë
shpërthim masovik i pakënaqësisë para kohës që PKMLSHJ kishte
planifikuar demonstratat, atëherë të veprohet që atyre mundësisht
menjëherë t‘u epet kursi drejtë kërkesës për Republikën e
Kosovës, dhe mundësisht situata të mbahet nën kontroll.
DISA NGA VEPRIMET E PKMLSHJ ME 11 DHE 26 MARS 1981
Fakti se PKMLSHJ në strukturat legale kishte njerëzit e vet, deri edhe
në Shërbim të Sigurimit të Shtetit të ngarkuar edhe me
Universitetin e Kosovës, krijojë një lehtësim të madh për PKMLSHJ
për të vu në zbatim strategjinë e vet të veprimit drejtë
Republikës se Kosovës. Deri sa njerëzit e PKMLSHJ-së ishin aty,
pushtuesi nuk kishte mundësi t‘i parandalonte ngjarjet që pasuan,
sepse ajo nuk kishte informata as vlerësime reale të situatës.
PKMLSHJ më pas përmes drejtuesve, aktivistëve dhe anëtarëve të saj
morri pjesë aktive në Protestën e 11 marsit 1981 dhe tentoje te
plasoje kërkesën për Republike, ndërsa në Demonstratat e 26 marsit,
1, 2 e 3 prillit 1981 në Prishtinë arriti me ua dhënë edhe rrjedhën
atyre, si dhe morri pjesë aktive në organizimin e demonstratave tjera
që pasuan edhe në qendrat tjera të Kosovës.
11. MARS 1981
Kuadrat e PKMLSHJ edhe me 11 mars 1981 kanë tentuar që protestën
studentore ta orientojnë politikisht duke e provuar të e lansojnë
kërkesën për Republikën e Kosovës. Pos meje me 11 mars 1981 në
mesin e studentëve ishin edhe dy anëtar tjerë (Adem Zeqir
Prapashtica) të Udhëheqjes së PKMLSHJ që njëkohësisht ishin edhe
anëtarët të Shtabit Organizativ për Demonstrata të caktuar me 10
dhjetor 1980 në mbledhjen e udhëheqësin ma të ngushtë të PKMLSHJ
në Prishtinë. Pranë tyre prezent ishte edhe Fatmir Grajqevci me një
grup simpatizuesish nga Prishtina.
Në mes 11 e 26 marsit 1981 nga ana e drejtuesve dhe aktivistëve të
PKMLSHJ-së është bërë fare pak gjumë. Ditën duhej vazhdimisht të
vizitoheshin tërë fakultetet, qendra e studentëve dhe shkollat e
mesme. Të bëhej vlerësimi i gjendjes me drejtuesit dhe të mbaheshin
kontaktet me Shtabin për Demonstrata dhe shkëmbeheshin informatat me
gjendjen në teren. Në ndërkohë duhej të kryer veprimet e zakonshme,
që të lihej përshtypje normale, ndërsa në orët e vona të natës
një pjesë e Udhëheqjes  së PKMLSHJ takohej vazhdimisht në bazën e
saj ku ishte e vendosur edhe shtypshkronja e partisë. Çdo ditë
përsëritej gati i njëjti ritëm.
25/26 MARS 1981
Me 25 mars 1981 në qendrën e studentëve në Prishtinë nga studentët
e rrezikuar për t’u burgosur për shkak të protestës së 11 marsit
u vendos që të nesërmen të organizohet një Miting ku kërkesë
kryesore s‘do të ishte dhënia e garancive për mos arrestim të
mëtejmë të pjesëmarrësve në protestën e 11 marsit. Kështu me 26
mars 1981 u dha rasti i volitshëm dhe ai duhej të shfrytëzohej mirë.
Në mëngjes anëtari i Shtabit  Organizativ për  Demonstrata me një
ekip të aktivistëve hyri në mesin e studentëve. Ata (Osman Osmani
bashkë me shokët e tij që nga shkolla e mesme Adem Krasniqi e Osman
Bytyqi, pastaj Adem Prapashtica, Nazmije Syla e Fahrije Osmani me shokë
e shoqe të tyre, etj.) shumica aktivistë e simpatizantë të
Organizatës edhe vet ishin studentë, për një kohë të caktuar
krijuan atmosferën e duhur edhe e realizuan detyrën e vet me sukses.
Ata ishin konspirativ dhe aq sa mundën pa u eksponuar personalisht
lansuan kërkesën për Republikën e Kosovës dhe qëndruan në mesin e
studentëve derisa demonstrata u sulmua dhe u shpërnda nga Njësia
Speciale e Beogradit. Në ditët që pasuan në rrugët e Prishtinës po
zhvilloheshin demonstratat nga ma të mëdhatë deri atëherë, tani me
qytetar kryesisht prishtinas, sepse studentët dhe shkollarët e
shkollave të mesme ishin tërhequr në shumicë nga kryeqyteti për në
provincat nga vinin.
Ngjarjet e natës së 25 dhe të mëngjesit  të 26 marsit 1981 nuk u
shkëputën fare as në Qendrën e Studentëve e as në strukturën e
institucioneve Komunale të LK të Kosovës, në krye me Asllan Fazlin,
që po e përpunonte strategjinë politike për mëngjesin e 26 marsit
1981. SKPB i Kosovës dhe SPB të Prishtinës ishin angazhuar
menjëherë me forcat e veta të armatosura rreth Qendrës së
Studentëve. Milicia e postëkomandave nga të gjitha qendrat e Kosovës
në diskrecion u bashkëngjitë atyre të kryeqendrës dhe ashtu të
struktura në rrugët anësore  rreth Qendrës së Studentëve po
pritnin mëngjesin.
Gjatë 26 marsit 1981 angazhimi konkret rreth dhënies kahe atyre dhe
shkuarja e parullave nëpër çarçafë (shtretërish) që shërbyen si
transparente.
Më 1 prill 1981 shpërndarja e „Listën e parullave
revolucionare“[viii], të cilat duhej brohoritur gjatë demonstratave,
si dhe nëpër rrugët dhe në qendër të Prishtinës u shkruan parulla
për Adem Demaçin.
Deri më 14 prill 1981, në nëntë raste shpërndarja e pamfleteve,
trakteve revistave dhe shkresave dhe letrave të ndryshme edhe përmes
postës (Në mes tjerash edhe SHKRESA drejtuar Sekretariateve Komunale
dhe atyre Krahinore).
Letrat e PKMLSHJ janë adresuar në adresë të Titos, Fadil Hoxhës,
Mahmut Bakallit, Xhevdet Hamzës, Ali Shukriut etj., si dhe në emër
të institucioneve, varësisht nga kompetenca e instancave. PKMLSHJ ka
biseduar edhe me kuadro tjera të LK për angazhimin e tyre në PKMLSHJ
dhe në shumë raste është hasur në mirëkuptim. Ka pasur raste që
nuk kanë pasur guxim që të angazhohen, por megjithatë e kanë
ruajtur konspiracionin rreth PKMLSHJ dhe kanë mbetur vetëm simpatizues
ose dhe këshilltarë për çështje të ndryshme. Por, ka pasur edhe
intelektual të tillë që na kanë dëshpëruar fare duke u bërë
vegla të Azem Vllasit e Rrahman Morinës dhe që kanë marrë pjesë
aktive në diferecimin e kolegëve të tyre dhe janë angazhuar kundër
kërkesës për Republikën e Kosovës.
Në nivel udhëheqësish të PKMLSHJ, pavarësisht se nga kush ka ardhur
propozimi apo projekti i ndonjë letre a dokumenti, ato dokumente janë
konsideruar si të përbashkëta, Nganjëherë i ka shkruar Abdullah
Prapashtica, Osman Osmani me Nysret Ahmetin, Martin Quni, apo ndonjë
tjetër. Instancat e ndryshme të PKMLSHJ kanë pasur të drejtë të
trajtojnë probleme të ndryshme në suaza të programit të saj, dhe
nuk kanë pasur nevojë të konsultojnë udhëheqjen e PKMLSHJ, sepse e
kanë pasur pëlqimin programor për punë me vetiniciativë, prandaj
nuk dihet gjithmonë saktësisht se kush janë autorë të të gjitha
dokumenteve. Edhe pse PKMLSHJ ka pasur vetëm një arkiv, ato dokumente
gjenden së paku në pesë arkiva të Beogradit, kështu që ato
dokumente herët a vonë mund dhe duhet t‘i vihen opinionit në
dispozicion.
27 MARS 1981, FERIZAJ
Në mbledhjen e zhvilluar në Ferizaj me drejtuesit dhe aktivistët e
atjeshëm, pjesa e PKMLSHJ për Ferizaj vendosi që të dielën e datës
29 mars 1981, dita e paraparë për parakalimi i stafetës, të
organizohej demonstrata. Ishin bërë të gjitha përgatitjet që të
fillonte demonstrimi me kërkesën për Republikë. Ishin shkruar
pllakatet e dyfishta, në njërën anë për Titon dhe stafetën e tij,
ndërsa prapa tyre kërkesat si; Kosova – Republikë, Liri, Barazi,
Drejtësi, etj. Shtabi Organizativ i Demonstratave një ditë përpara
nga Prishtina në Ferizaj kishte dërguar anëtarin e vet (Osman Zenel
Osmanin), i cili me veti kishte sjellë edhe afishen në të cilën
ishin shkruar parollat që duhej brohoritur nga demonstruesit. Ishin
siguruar edhe „petardët“ të cilët do të shënonin edhe fillimin
e demonstrimit. Fitim Ramadani, i cili do ta barte për një kohë
stafetën, ashtu si ishim marrë vesh, në momentin e caktuar do ta
hidhte duke e thyer për toke. Në binën e qytetit ku do të mbaheshin
fjalimet për stafetën, ishte caktuar një anëtar i shoqërisë
kulturo-artistike „SHKA Kastriotët“, që nga bina me mikrofon të
brohoriste: Kosova Republikë!
Shërbimi i Shtetit, UDB-ja famëkeqe, kishte ndërmarrë masa për të
shuar me gjak këtë demonstratë. Abdullah Prapashtica, njëri nga
drejtuesit e Shtabit Organizativ në Prishtinë, dërgoi nga Prishtina
një kuadër duke kërkuar me ngulm  që demonstrimi të shtyhej për
të evituar një gjakderdhje me përmasa të mëdha. I të njëjtit
mendim ishte edhe Ramadan Haziri me të cilin gjatë vitit 1980 ishin
këmbyer mendime rreth kërkesës për republikë. Në takimin që u
zhvillua më pas u vendos që demonstrata të shtyhej për 4 prill 1981.
Në ndërkohë u bë e njohur se Sigurimi do ta mbyllë tregun të
shtunën e datës 4 prill 1981, se do të ndalonte autobusët me
nxënës për të hyrë në Ferizaj, e tërë kjo për ta penguar
demonstratën. Arsyeja e dytë ishte se punonjësit e fabrikës së
drurit „Tefik Çanga“ në Ferizaj, kishin filluar një grevë dhe
kërkonin  autobusë për të shkuar në Prishtinë dhe për të
protestuar kundër dhunës së pushtetit ndaj studentëve shqiptarë me
26 Mars 1981. Në krye të tyre ishin Rashit Mehmeti, Milaim Jashari,
Rizah Matoshi e të tjerë.
Kjo ishte arsyeja që grupi organizativ në përbërje të ngushtë
vendosi që demonstrata të fillonte me 3 prill, në kohën mes
ndërrimeve mësimore të shkollës, kohë që përkiste edhe me
ndërrimin e punëtorëve nëpër fabrika. Vendimi i shpejtë bëri që
dy- tre pjesëtarë të PKMLSHJ-ës të mos informoheshin me kohë për
këtë ndryshim. Megjithatë kjo nuk kishte rëndësi për të tërën,
sepse lëvizjet ishin aq dinamike sa mungesa të vogla nuk mund të
ndryshonin rrjedhën e ngjarjeve.
Në gjithë këtë organizim të përpiktë të aëtarit të KQ të
PKMLSHJ Faton Topallit, rolin vendimtar kishin luajtur Fatmir Bajrami,
dëshmori Afrim Abazi, Naim dhe Fitim Ramadani, Imri Ilazi dhe shumë
aktivistë e aktiviste të tjera të Organizatës. Drejtuesit kryesor
të kësaj veprimtarie në bashkëveprim ndër të tjerë edhe me Teuta
Zymberin, Hanumshahe dhe Isak Begeshollin, Mikreme Demirin, e të tjerë
përbënin rrjetin, i cili do të përhapte kushtrimin për shpërthimin
e demonstratës në Ferizaj.
Gjatë demonstratave që u zhvilluan më 3 prill në Ferizaj, në krye
të demonstratës me flamur printe Nexhat Tërstena, pas tij flamurin e
bartën e reja Vezire Kiki dhe më vonë Afrim Abazi, i cili u burgos me
11 mars 82 gjatë përgatitjes së shënimit të njëvjetorit të
demonstratave dhe më pas ky dëshmor u mbyt5 me torturë nga
kriminelët e UDB-së gjatë hetimeve më 19 mars 1982. Në këto
demonstrata ranë dëshmorë Sherif Frangu dhe Riza Matoshi, kurse u
plagosen dhjetëra qytetarë.
Organizata për Republikë – PKMLSHJ, para së gjithash përmes Faton
Topallit e Fatmir Bajramit, të mbështetur edhe nga Ramush Topalli,
zgjerojë rradhët dhe rrethin në vazhdimësi dhe periudha të ndryshme
kohore me bashkëveprimtarë tjerë të shumtë, si me: Lumnije Azemin,
Afrim Abazin, Sevdije Gjinolli, Naim Ramadanin, Fatime Gjinollin, Nysret
Behlulin, Naim Nuredinin, Imrane Abdullahun, Fatmir Hysenin, Rafiz
Halitin, Kadrijen Gashin, Shyqeri Gjinollin, Vehadin Azemin, Shukri
Musliun, Nazim Azemin, Xhavit Hazirin, Daut Azemin, Hamzë Azemin, Fehmi
Hajrullahun, Imri Ilazin, Sejdi Sejdiun, Agron Ramadanin, Nazmi
Shahinin, Shaip Veselin,  Imer Shahinin, Ali Bibën, Arif Shahinin,
Reshat Gashin, Ruzhdi Shahinin, Fatmir Avdullahun, Hysen Shehun,
Xhevahire Avdullahun, Nasek Kukën, Islam Vishin, Xhevahire Rrahmanin,
Halit Osmanin, Muhabi Azemin, Xhemajl Rashitin, Ismet Azemin, Skender
Hajdarin, Fahrush Hajrullahun, Skender Emërllahun, Gazmend
Bajrën,Teuta Vincën, Skender Sopën, Aziz Vishin, Hasan Selimin,
Bajram Shaqirin, Ferinaze Isufin, Naim Hajrullahun, Hyzri Osmanin, Selim
Deliun, Fatrmir Abdylin, Naim Sadikun, Florije Hajrullahun, Shahadije
Nezirin, Fatmir Nezirin, Nadije Ramadanin e shumë të tjerë.
28 MARS 1981
PKMLSHJ në Qendrën e Studentëve me 28 mars 1981, organizoi përmes
Osman Osmanit dhe Nazmije Syles një tubim me studentët që kishin
mbetur aty. Shumica e studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme
ishin kthyer në vendlindjet e veta nëpër qendrat e tyre anë e mbanë
Kosovës. Porosia e PKMLSHJ përmes bisedave të zhvilluare me
aktivistë ishte që ata të shkojnë në vendbanimet e tyre (në
fshatra, qyteza e qytete ku i kishin familjet e veta) dhe t´i tregojnë
popullit se ç´kishte ndodhur me 11 dhe 26 mars në Prishtinë dhe të
përpiqen të organizojnë protesta e demonstrata me kërkesën për
Republikën e Kosovës duke e ndjekur  shembullin e Prishtinës.
Me shkollarët e shkollave të mesme në Prishtinë, sipas marrëveshjes
në Shtabin Organizativ u bisedua dhe u dhanë instruksione se si duhej
vepruar gjatë ditëve të ardhshme. Strategjia ishte e njëjtë po si
në Ferizaj edhe këtu preferohej që ditët e ardhshme  gjatë
pushimeve të gjata nëpër oborret e shkollave të këndoheshin këngë
patriotike dhe revolucionare, për të mbajtur atmosferën e ndezur,
ndërsa po sa të vinte lajmi se ka demonstrim në Qytet, atëherë të
pritej koha e ndërrimeve dhe të shkaktohej marshimi i përbashkët në
drejtim të qendrës së qytetit. Për bisedë me punëtorë ishte i
angazhuar anëtari i Shtabit Organizativ, Osman Maqedonci, i cili edhe
ka vepruar në mënyrë të ngjashme.
ROLI  HISTORIK I HERONJVE TE PANJOHUR
Pas largimit të studentëve nga Qendra e Studentëve të Prishtinës me
28 mars 1981 dhe kthimit të tyre në vendbanimet e veta, ata nëpër
rrethet e tyre së bashku me nxënësit e shkollave të mesme,
punëtorinë dhe fshatarësinë vepruan de arritën për t’i zgjeruar
demonstratat në gjithë Kosovën. Sigurisht se roli i PKMLSHJ dhe i
grupeve dhe organizatave tjera ilegale në këtë kohë ishte prirës,
por ato ishin tepër të vogla për punë me një lëvizje aq të madhe
të popullatës, e cila morri pjesë masovikisht në demonstratat që
pasuan më pastaj. Demonstratat e më vonshme i orientoi mirë vet kursi
politik i kërkesës për Republikën e Kosovës, e posaçërisht
intuita e vullneti i shqiptarëve në përgjithësi për veprime
atdhedashëse si dhe roli i individëve anonim dhe aftësitë e tyre
për orientimin  e organizimin e masave në lëvizje e sipër. Rolin e
këtyre herojve të pa njohur  nuk duhet harruar kurr, sepse ata me
zgjuarsi plotësuan çdo zbrazëti të prezencës të forcave ilegale.
Kjo sidomos do të vjen në shprehje në demonstratat e 1, 2, 3 prillit
1981 dhe më vonë.
Pas intervenimit ushtarak dhe sjelljes ndaj kërkesave dhe
demonstratave, si dhe pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme
dhe pas refuzimit  të kërkesës për Republikës së Kosovës si
kërkesë „kundërrevolucionare“ nga ana e LKJ dhe të federatës si
tërësi, nuk mbeti tjetër rrugë pos përgatitja e kundërofensivës
në fushën politike u pa se realizimi i Republikës Shqiptare në
ish-RSFJ nuk do të mund të arrihej pa shumë gjak. Përpara PKMLSHJ
doli detyra t‘i jep përgjigje kërkesave të kohës. Në radhët e
saj u shtrua edhe çështja e shkallëzimit të demonstratave në
lëvizje çlirimtare me propozim që nga një numër relativisht i madh
njerëzish që gjendeshin në arrati të krijohen aradhet e armatosura
dhe që në kufi me Shqipërinë të krijohet një territor i lirë nga
i cili do të fillonte lufta çlirimtare. Udhëheqja e PKMLSHJ-së në
konsultim me Skender Ibishin, ish-oficer në APJ dhe i ngarkuar në
Udhëheqjen e PKMLSHJ me çështje ushtarake, i cili ishte kompetent
për të thënë fjalën e fundit dhe vendimtare mbi këtë çështje.
Skender Ibishi pas shtjellimit të problemit dhe shtrimit të një
tabloje të gjendjes ushtarake në ish-RSFJ, në Shqipëri dhe mbi
situatën në regjion na bindi se raporti i forcave ushtarake nuk
është në favor tonin dhe se ne duhet të vazhdojmë aktivitetin tonë
në fushen politike. Fjala e Skender Ibishit, si Këshilltar për
çështje ushtarake ishte vendimtare dhe Udhëheqja e PKMLSHJ e miratoi
qëndrimin e tij.
AKSIONE TJERA TË PKMLSHJ
PKMLSHJ ushtronte aktivitetin e vet të përgjithshëm në të gjitha
viset shqiptare në ish- RSFJ, rrethet dhe qendrat e mbuluar më së
miri ishin Prishtina, Mitrovica, Ferizaj, Kaçaniku, Vitia, Shtimja,
Lipjani, Podujeva, Vushtrria, e tjera.
Në periudhën e pas demonstratave PKMLSHJ i organizoi 5 aksione
politike në një kohë prej 2 muajve. Pos tjerash i drejtoi një letër
mirënjohëse organeve të sigurimit publik të Kosovës, atyre që u
sollën mirë ndaj demonstruesve. Pos kësaj dokumente të ndryshme ju
drejtuan udhëheqjes kosovare si dhe atyre republikane dhe jugosllave.
Me intensitet dinamik u vazhdua shpërndarja e dokumenteve të PKMLSHJ
në rrethe të caktuara me instruksionet për veprim në programin e
PKMLSHJ drejtë realizimit të detyrave të caktuara programore.
PKMLSHJ me 2 prill 1981 morri vendim që aktivitetin e vet t’a vazhdon
me forcat e veta dhe formalisht e bëri shpalljen e Republikës së
Kosovës, përmes të një akti i cili u botua në organin e PKMLSHJ
për rini, në „ZERI I ATDHEUT„ ku u publikua edhe „STEMA e
Republikës së Kosovës“ në të cilën ishte e shënuar data 2 prill
1981, dhe ku thuhej se kufijtë e Republikës së Kosovës përcaktohen
me shumicën e numrit të banorëve në trojet tona etnike shqiptare të
kufizuara me popujt fqinjë, etj. Ngjarjet e vitit 1981 për shumë
arsye ndikuan domosdoshmërish në daljen nga konspiracioni. Kjo solli
kuantitet dhe simpati ma të gjerë për PKMLHJ, sepse numri i
anëtarëve, i kandidatëve dhe sidomos i simpatizuesve po rritej në
formë marramendëse, por në formë rapide po rritej edhe rreziku i
zbulimit dhe i goditjes nga ana e armikut. Masat që ishin ndërmarr
kundër zbulimit ishin të mira por nuk siguronin plotësisht, sepse
pavarësisht se PKMLSHJ nuk mbante regjistra të njerëzve,
procesverbale, kopje të dokumenteve etj., aktivistët një ditë do të
ndesheshin me provokator dhe se veprimtarët nga PKMLSHJ do të
zbuloheshin pa tjetër.
Më 15 prill 1981, Kryesisë së KK të LK të Kosovës i arrin
“Nota“ e dërguar më 14 prill 1981, me çrast merrej përgjegjësia
  për organizimin e demonstratave dhe kërkohej realizimi i kërkesave
të shtruara në to.
Në mes 21 korrikut dhe 20 gushtit duke filluar së pari në Ferizaj
pastaj edhe në Prishtinë dhe qendrat tjera të Kosovës u shpërnda
dhe u dërgua përmes postës „Letra serbëve dhe malazezëve“ me
anë të së cilës shpjegoheshin kërkesat e shqiptarëve dhe kërkohej
edhe angazhimi i tyre në realizimin e tyre.
Po në këtë kohë u bë shpërndarja e gazetës „Revolucioni“ si
organi PKMLSHJ dhe „Zëri i Atdheut“ si Organi Rinisë së PKMLSHJ,
si dhe Dekreti Nr. 1. dhe 2.
Parashikimi i PKMLSHJ ishte se LK e Kosovës dhe  anëtarësia e LKJ e
komunistëve shqiptarë në republikat tjera do të bashkohen në
Lëvizjen për Republikën e Kosovës dhe se në mbrojtjen e saj do të
venë në dispozicion gjitha institucionet para-shtetërore të ish KSA
të Kosovës (Mbrojtjen Territoriale, Ministrin e Punëve të Brendshme
dhe anëtarësinë shqiptare të LKJ). Por,  për bashkimin e tyre, si
do të tregojë koha do të duhej një proces tepër i gjatë e i
mundimshëm.  Nga Udhëheqja e Republikës së Shqipërisë erdhi një
përkrahje verbale, e cila përkufizohej në klauzolën që
„…Kosova do të ndihmohet me të gjitha forcat e zemrës dhe të
mendjes…” të deklaruar në Kongresin e 8-të Partisë së Punës
së Shqipërisë-së, që për nevojat aktuale të Kosovës nuk
mjaftonte. Pra, parashikimet për një homogjenizim ma të madh,
mjerisht nuk u realizuan.
HOMOGJENIZMI KOMBËTAR
Më pas u punua në drejtim të homogjenizimit kombëtar. Procesi i
homogjenizimit kombëtar u realizua vetëm në bazën e gjerë. Ata që
ne menduam se munden të përfaqësojnë organizatat tjera ilegale, të
ballafaquar me rrezikun e burgosjeve mbanin qëndrim të kujdesshëm.
Ndërsa LK e Kosovës me tëra organet e organizatat e veta u rreshtua
në anën e armiqve, pra kundër Republikës së Kosovës. Kështu
homogjenizimi kombëtar rreth kërkesës për Republikën e Kosovës
edhe pse i bashkoi shqiptarët e gjitha trevave, besimeve e ideve, nuk
ia arriti t‘i bashkon udhëheqjet e Rrymave Politike që i përmendëm
në fillim.
PËRVJETORI I PARË I 81-SHËS
Aktivistët e PKMLSHJ me rastin e njëvjetorit të demonstratave të
vitit 1981 bënë përpjekje sakrifikuese për shënimin në mënyrë
të dinjitetshme të këtij përvjetori. Përkundër përpjekjeve të
mëdha dhe me gjithë aktivitetet e shumta u arrit që ky përvjetorë
të shënohet publikisht  përmes demonstrimit në Prishtinë dhe
Ferizaj, ndërsa në qendrat tjera pushtuesi ia arriti të pengoi
zhvillimin e tyre. Në këtë organizim u dalluan Vahedin Azemi, i cili
ishte drejtues i Shtabit për Shënimin e Përvjetorit për Prishtinë,
Gjilan, Viti e Kaçanik, në qendrën e studentëve pastaj edhe grupet
tjera që vepronin nga platforma e PKMLSHJ në Ferizaj, si grupi i të
rinjve (kryesisht 16-16 vjeçar) “Ilegalët”, që më vonë ndërroi
emrin në “Shote Galica”, dhe veprimtarët në Prishtinë, si
Skender Vardari, Ahmet Islami dhe Sabit Gashi, të cilët përmes Fatmir
Grajqevcit ishin të lidhur me PKMLSHJ.
ZBULIMI I AKTIVITETIT TË PKMLSHJ
Në vitin 1979 zbulimi i PKMLSHJ ishte fare afër. Gjatë hetimeve që
po zhvilloheshin ndaj grupit të të rinjve të LNÇKVSHJ u burgos edhe
një i ri, që ishte në kontakt me një të ri të PKMLSHJ, të cilin
ai e kishte përmendur gjatë hetimeve.  Mirëpo, deri tek zbulimi i
parë i anëtarëve të PKMLSHJ ndodhi në verën e vitit 1981 në
celulën e Shtimes. Dhjetëshi i atjeshëm i PKMLSHJ mbulonte
organizativisht edhe Lipjanin. Aty kishte depërtuar një provokator, i
cili kërkoi nga qendra e rinisë së PKMLSHJ në Ferizaj që dikush
„ti vizitoj nga qendra”. Kjo edhe e zbuloi provokatorin, por nuk
ndihmojë shumë, pasi që tanimë duhej llogaritur në arrestimet e
asaj celule dhe ajo mund të zbulonte edhe lidhjen me qendrën e PKMLSHJ
në Ferizaj. Ndërsa burgosjet në masë më të madhe nga radhët e
PKMLSHJ u ndërmorrën gjatë pranverës së vitit 1982.
STRUKTURA DHE PËRMBAJTJA E ANËTARËSISË SË NDJEKUR POLITIKISHT E
PENALISHT TË PKMLSHJ
Armiku arriti që tek në nëntor të vitit 1981 të bëjë zbulimin e
parë dhe burgosë grupin e parë me anëtarë të PKMLSHJ. Nga 16
nëntorit 1981 deri kah gjysma e vitit 1982 u burgosën dhe u zhvilluan
hetime torturuese ndaj së paku 116 vetave të dyshuar për anëtarë
të PKMLSHJ, përbërja profesionale të cilëve ishte me sa vijon:
54 studentë, 21 nxënës të shkollave të mesme, 3 punëtorë, 5
daktilografë, 2 magjistra, 3 profesorë, 3 arsimtarë, 1 mësues, 1
ekonomist, 1 jurist, 2 teknikë, 2 milicë, 1 punëtorë i Sekretariatit
të Punëve të Brendshme, 2 nëpunës, 1 zejtar, 2 të papunë dhe 4 pa
profesion.
Nga ta 49 veta janë dënuar politikisht nga gjyqi i armikut me dënime
nga 1 deri 14 vite burg. Në këtë numër përfshihen vetëm proceset e
zhvilluara publikisht dhe të përcjella edhe nga mediat dhe është
numër që përmendet edhe në literaturën e pushtuesit, ndërsa numri
i saktë mund të epet vetëm në ardhmen pasi të janë mbledhur të
gjitha të dhënat, ngase dihet se disa procese gjyqësore politike
janë zhvilluar pa opinion dhe pa publikim në mjetet  e informimit
publik.
QËNDRIMI I AUTONOMISTËVE
Ish LK e Kosovës bashkë me institucioneve e saja të pushtetit, që
në vitin 1981, e edhe më vonë, nuk e mohuan rolin e PKMLSHJ në
organizimin e demonstratave. Përkundrazi ata e dinin këtë qysh para
se të ndodhnin demonstratat e vitit 1981, përmes shkresave të
ndryshëm të cekura më lartë ku bëhej me dije se çdo të ndodh,
nëse ata vet nuk angazhohen për Republikën e Kosovës.
Megjithatë, Mahmut Bakalli dhe Azem Vllasi, menjëherë pas
demonstratave të parët u deklarua kundër Republikës së Kosovës dhe
i pari u detyrua të japi dorëheqje pse nuk ka vepruar më herët
kundër PKMLSHJ dhe kundër kërkesës për Republikën e Kosovës.
Përpara popullit, ai i pari do të duhej të përgjigjej pse nuk ka
vepruar për realizimin e Republikës së Kosovës, ndërsa i dyti, Azem
Vllasi atëkohë jo që veproi me tëra forcat kundër Republikës së
Kosovës dhe kundër të gjitha aspiratave patriotike, por ai më pas
dashur a padashur u bë edhe vegla kryesore e Serbisë për likuidimin
edhe të  Autonomisë së ish KSA të Kosovës. Azem Vllasi me zyrtarë
e funksionarë tjerë të Kosovës me 26 mars 1981 do të duhej të
bashkoheshin studentëve e punëtorëve demonstrues dhe bashkë me të
tjerët ta mobilozonin gjithë popullin shqiptar për Republikën e
Kosovës, për të mos ardhur puna më pastaj të ngritet në mbrojtje
të autonomisë të vitit 1974, me anë të së cilës pos tjerash
legjitimohej edhe më tej ndarja dhe sundimi i popullit shqiptar nga tri
republikat armike në ish-RSFJ. Këta dy zotërinjtë edhe pse e dinin
të vërtetën, nuk pranë së përpjekuri që të hedhin mjegull dhe
baltë mbi prapavijën e organizimit të tyre, vetëm e vetëm se
ndryshe nuk munden të arsyetonin, njeri qëndrimin e vet kapitullues
në vitin 1981 e tjetri paaftësine për të ruajtur edhe autonomin e
pjesërishme të deriatëhershme.
LUFTA SPECIALE KUNDËR LËVIZJES SË RE DHE AKTERËVE TË SAJ
UDB-ja përmes bashkëpunëtorëve të vet, por edhe nga papjekuria
politike dhe mungesa e syqeltësisë së personave të caktuar nga radha
e grupeve të ndryshme ilegale, intrigonin kundër aktorëve dhe atyre
që dolën në ballë të ngjarjeve të vitit 1981. E akuzonin Ali
Lajqin dhe familjen e tij „si njerz të UDB-es”, si
„bashkëpunëtor të Rankoviqit” e intrigime të tjera të
shëmtuara, të cilat për fat të keq njerëzit pa ndërgjegje i
përhapnin si të „vërteta”. Pas kësaj ofensive të komprimitimit
të Ali Lajqit dhe të familjes së tij, filloi ofensiva për
komprimitimin e demonstratave me parullën, “…se demonstratat i ka
organizuar Beogradi…”, e të ngjashme. E tërë kjo luftë
intriguese mbi „organizatorët„ e demonstrate filloi të krijoi një
situatë të turbullt dhe filloi të  krijojë dilema në popull se kush
në të vërtet qëndron pas kërkesës për Republikën e Kosovës. Kjo
e detyroi PKMLSHJ që të dali publikisht dhe të marrë përsipër
organizimin e demonstratave edhe pse qëndrimi ynë ishte që kjo të
mos ndodh në këtë kohë. Me këtë veprim PKMLSHJ i ndali rrugën
intrigave dhe përdorimin si kapital politik nga ana e UDB-es për ti
thyer të burgosurit shpirtërisht. Por, ndodhi që organizatorët e
Mitingut në Qendrën e Studentëve që u shndërrua në demonstrata me
26 mars 1981 dhe sidomos Ali Lajqi të bëhet objekt i injorimit dhe i
intrigave nga disa grupe të burgosurish politikë që i takonin grupeve
e organizatave ilegale, të cilët i besonin vetëm vetes dhe grupit të
vet, që ishte karekteristikë tipike sektare e metafizike me të cilën
do të ndeshen edhe të burgosurit e tjerë më vonë. Tehu i kësaj
fushate ishte përqendruar kryesisht kundër  anëtareve të Shtabit
Organizativ të Demonstratave dhe shumicës së të burgosurve nga
PKMLSHJ. Kjo fushat dhe atmosferë madje arriti të helmonte në masë
të caktuar edhe diasporën.
QËNDRIMI I NJË PJESE TË ILEGALES
Sa i përket heshtjes së disa organizatave ilegale kjo është
çështje në vete. Organizatat e deriatëhershme ilegale që vepronin
në platformën e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, mbas
përkrahjes së kërkesës për Republikën e Kosovës që erdhi nga
Tirana disa ditë pas demonstratave të vitit 1981, përfundimisht
kaluan nga pozicioni i konservuar në përkrahjen e kërkesës edhe
publikisht. Praktikisht edhe anëtarësia edhe ndonjë anëtar
udhëheqës pa pritur qëndrimin zyrtar të organizatave që ju takonin
u kyçën në demonstrata dhe dolën edhe në ballin e tyre.
Bashkëpunimi mes aktivistëve ishte jashtëzakonisht i mirë dhe ajo
krijojë mundësin e elektrizimit politik të popullsisë në gjitha
trevat shqiptare.
PËRPJEKJET PËR BASHKËRENDITJE TË AKTIVITETIT
Me kusht të dekonspirimit, PKMLSHJ vendosi që të marrë kontakt me
organizatat tjera të ilegales dhe të i bashkërendit veprimet. Meset
ma të mira për këtë ishin në Prishtinë dhe Ferizaj, por edhe në
qendrat tjera. Se si ka rrjedhur  bashkëpunimi mes tyre kjo do të
shtjellohet me ndonjë rast tjetër, nga ata që vet kanë vepruar në
këtë drejtim. Në udhëheqjen e PKMLSHJ u shtrua për zgjedhje
bashkimi i forcave të ilegales në një lëvizje kombëtare për
Republikën e Kosovës. Lëvizje kombëtare kjo,  e cila do të ishte
në gjendje që nga demonstratat të vazhdon procesin politik duke e
shndërruar kërkesën e shtruar në një Lëvizje të organizuar.
Deri me shpërthimin e demonstratave ka qenë qëndrim zyrtar i PKMLSHJ
që përveç të kuadrove që ngarkohen me detyra të tilla konkrete,
të tjerëve t‘ju ndalohet kontaktimi me persona të komprimituar si
pjesëtar të ilegales, meqë ekzistonte dijenia se ata që ishin të
zbuluar observoheshin nga UDB-eja 24 orë në ditë kjo e rrezikonte
zbulimin e organizatës. Por, meqë posedoheshin informacione për
organizatat tjera ilegale, ato edhe furnizoheshin me material
propagandistik dhe kështu krijoheshin lidhje indirekte. PKMLSHJ qysh
herët ka punuar në drejtim të vënies së lidhjes me Metush Krasniqit
dhe me Ismalil Dumoshit[ix] (ndaj të cilit kemi pasur konsideratë të
madhe dhe kemi besuar se ka ndikim tek pjesa tjetër e ilegales). Qysh
herët ka ekzistuar vetëdija se në Kosovë nuk ka vetëm një
organizëm të vetëm, por një lëvizje të rezistencës kundër
sundimit të huaj. Prandaj kur ka ardhur deri te zbulimi dhe burgosja e
anëtarëve të ndonjërës nga grupet apo organizatat tjera, PKMLSHJ e
ka përjetuar si burgosje të shokëve e vëllezërve të një ideali
dhe ashtu edhe ka reaguar. Një shembull që ilustron këtë: Në një
mbledhje të Kolegjiumit të Drejtorisë të Sigurimit Shtetëror të
Prishtinës (që pos Prishtinës e Podujevës, mbulonte edhe Gllogocin
dhe Lipjanin) ku u bë analiza e gjendjes politike nga aspekti i
sigurisë (ishte fjala për kohën kur u burgosën shumë anëtarë të
organizatave tjera ilegale, që në muajin maj 1980 u gjykuan me
kundërvajtje e me dënime me burg ma të gjatë), pos tjerash aty u tha
se pas këtyre burgosjeve të nëntorit 1979 „…irridentës iu thy
kurrizi…”. Këtë deklaratë PKMLSHJ e përjetojë si një ofendim
të rëndë ndajë gjithë Lëvizjes për Pavarësinë e Kosovës. Pasi
u njoftua udhëheqësja e ngushtë e PKMLSHJ me përmbajtjen e kësaj
mbledhje, u propozua që të organizohet një aksion në emër të
këtyre organizatave për t’i treguar armikut se megjithatë
rezistencës nuk i është  thyer kurrizi! Kështu nga PKMLSHJ u
organizua shpërndarja e një trakti në gjithë Kosovën ku muaji
shkurt 1980 u shpall muaji i Adem Demaqit (me që ai e kishte
ditëlindjen me 26 shkurt) dhe ku kërkohej që në mese shkollore,
studentore e në vende tjera ku grumbullohen më shumë njerëz të
shkruhet e të flitet për personalitetin e Adem Demaqit dhe ndër të
tjera edhe të diskutohet për arsyet pse mbahet ai në burg.
PUNA NË DREJTIM TË  BASHKIMIT TË ORGANIZATAVE ILEGALE
Pra PKMLSHJ e konsideronte veten si organizatë që i takonte një
Lëvizje për Pavarësinë e Kosovës, ku militojnë më shumë
organizata e grupe ilegale. Tek PKMLSHJ ka dominuar vetëdija se kjo
lëvizje trashëgohet nga gjenerata në gjeneratë që nga Lidhje e
Prizrenit e vitit 1878 dhe se nëse gjenerata aktuale nuk ia arrin të
realizojmë Programin Kombëtar të Lidhjes së Prizrenit për krijimin
e shtetit në kufijtë etnik ku aktualisht jeton Kombi Shqiptar,
atëherë së paku gjeneratës së ardhshme t´ia lehtësojë sadopak
këtë çështje duke bërë qoftë edhe një hap përpara. Nisur nga ky
fakt dhe të vetëdijshëm se bashkimi i organizatave ilegale është
kusht me rëndësi për shndërrimin e Lëvizjes për Pavarësinë e
Kosovës nga lëvizja pjesërisht e organizuar dhe empirike në një
lëvizje të organizuar dhe të centralizuar, PKMLSHJ veproi në këtë
drejtim në mënyrë intensive. Një përpjekje e tillë (ekziston një
dokument i vitit 1979) është bërë në drejtim të rrymave politike
të Kosovës, me ç‘rast PKMLSHJ u bënë thirrje përfaqësueseve të
Rrymës Autonomiste (të krahut progresiv) dhe Rrymës për Bashkimin e
Kosovës me Shqipërinë për një takim ku do të diskutohej unifikimi
i qëndrimeve drejt pavarësisë së Kosovës. Aso kohe PKMLSHJ nuk hasi
në mirëkuptim. Megjithatë në këtë drejtim u vazhduan përpjekjet
edhe më vonë. Kuadrot e PKMLSHJ morën kontakte dhe bashkëpunuan me
pjesëtarët e organizatave tjera ilegale në teren, gjë që u
intensivua gjatë dhe pas demonstratave të më vonshme. Në nëntor të
vitit 1981 në Adapazar të Turqisë me iniciativë të PKMLSHJ,
gjegjësisht komisionit të saj për bashkim u vunë kontaktet e para
direket me përfaqësuesin e LNÇKVSHJ, me Sabri Novosellën dhe përmes
tij edhe me Jusuf Gërvallën e Kadri Zekën. Shkresat zyrtare të
shkruara, si ajo e 5 dhjetorit 1981[x], shkëmbeheshin përmes tij.
Përkundej masave të konspiracionit, UDB-eja dikah u informua se janë
duke u zhvilluar bisedimet për bashkim të organizatave ilegale dhe me
17 janar 1982 në Gjermani bëri atentat ndaj Kadri Zekës dhe
vëllezërve Gërvalla. Pas nje muaji (17.02.1982) u arrit Bashkimi i
LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ  në LR/S/SHJ, të cilit Bashkim më pas (më
15.05.1982) iu bashkangjit edhe OMLK.
_Osman Osmani, Zvicër, me 30 mars 2021_
_ _
————————-
[i] Abdullah Prapashtica, 19.10.2012, shkrim në Radio Kosova e Lirë
«NË PËRVJETORIN E DEMONSTRATAVE TË 1981»
[ii] Ibrahim Qavolli, konsull i Shqipërisë dhe i dërguar i KQ të
PPSH në Turqi, në librin e tij “Jam Kosovar…!” 2008, NB “Gjon
Buzuku”, pjesa e dytë (faqe 199) PLOTËSIM I KËRKESËS PËR PARTI
KOMBËTARE.
[iii] TEORIA DHE PRAKTIKA E REVOLUCIONIT: Programi, Statuti dhe
Instruksionet për punë praktike të PKMLSHJ, të aprovuara në
mbledhjen konstituive të PKMLSHJ në verë 1978
[iv] Mr. Halil Alidema, Rilindja, 20.3.1996, “Pikëpamje: BUNTI
ATDHETAR I PRANVERËS ‘81”
[v] Skender Ibishi: «Lufta e heshtur ilegale para vitit 1981 për
Kosovën Republikë», publikuar në:
[vi] Aktakuzat: PP. Nr. 291/81; Ap-kzh-nr. 393/82; PP.nr. 281/81;
Aktgjykimin IK. nr. 374/82-IV; PPQ në Gjilan PP.nr. 24/82; P.nr.
100/86; PPPm Nr. 111/83;
[vii] REVOLUCIONI & ZËRI I ATDHEUT: Organe të PKMLSHJ dhe të
Organizatës së Rinisë Komuniste të PKMLSHJ, nxerrë e shpërndarë
në verë 1981
[viii] Qerim Lita; Materiale nga Arkiva e Republikës së Maqedonisë,
publikuar në të përditshmen informative KOHA, 03.04.2011
[ix] Prof. Dr.Izber Hoti:”ISMAIL DUMOSHI”, SHB “Faik Konica”
Prishtinë 2011, faqe 222-223
[x] Arkivi Qendror i Shtetit Shqiptar: Letër e Byrosë Politike të
Partisë Komuniste Marksiste Leniniste Shqiptare në Jugosllavi dërguar
Komitetit Qendror të Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe
viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi, për bashkim të forcave të
organizuara të shqiptarëve në Jugosllavi, si dhe përgjigja e kësaj
të fundit për këtë problem, ardhur si njoftim Komitetit Qendror të
PPSH.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.