Muaj të mbarë mikesha dhe miq të nderuar ! Sot dita e gënjeshtrave si gjithë ditët e tjera !
Kur një dite të kesh mbetur vetēm
Dhe asnjë të mos kesh pranë
Mos e gjyko ti veten
Për miqtë që të lanë.
Nëse ti ke mbetur trokë
Dhe nuk ke çfarë t’u japësh
Nuk ka miq e nuk ka shokë
As lëmoshë s’mund të marrësh.
Kur i ke gishtat me mjaltë
Të gjithë t’i lepijnë
Kur bie në gropën me baltë
Nē baltë do mbytesh me vetminë.
Një gjellë qē s’është për ty
I raftë miu brenda
Dhe mikun që s’të sheh me sy
Largoje nga zemra.
Ti or mik që s’ta di emrin
Bëj kështu siç them unë
Tregoja secilit vendin
Dhe mos bëj siç bëra unë!!
( B.Softa)