***

Nisa të shkruaj për ne një libër
të ta shpreh mallin më mirë nuk dija
emrat tanë shkruhen në Bibël,
mbesat e Judës jemi që të dyja.
Më largon dita, më afron nata,
te ty e shtrenjta jonë Fortunata.
Stemën e Davidit …
në trup e mbi rroba ta qepën
mbi shpirtin tënd me këmbë të shkelën,
por harruan se numrat asgjë nuk dinë
për vellon e bardhë që le në Janinë.
Qepur e qëndisur nga e jotja dorë
viteve kur rriteshe, ku linde, në Vlorë.
U nise në agim mbërrite aty nga nata,
të priti krejt Janina, Fortunata.
Ti ike në Janinë në tëndin fat,
halla jonë e dashur Fortunat’
derisa derën bishat ta shqyen
me burrin e fëmijët mizorisht të rrëmbyen.
Në kampin e vdekjes kur jeni ndarë
me fëmijët dhe qielli ka qarë,
po ty Fortunata pranë kush të qëndroi,
kur qarjen e fëmijëve dheu e qetësoi.
Nëna jote kulloi dhe u shkri
bashkë me qirinjtë për çdo Shabat,
e rrinte te dera se mos vije ti
halla jonë e shtrenjtë Fortunat’.
Ngadalë ikte dita, në vend rrinte nata,
ylli që nuk shfaqej Fortunata.
Ndoshta shumë ke shpresuar në geto
me Shabat në zemër moj e mira teto,
të shkriu, të përpiu, të gëlltiti nata
me familjen engjëll, Fortunata.
Në engjëj për ne jeni shndërruar
na vini në ëndrra përherë të bashkuar,
ti me sy na ndjek në çdo Shabat
e dorën na jep të ngrihemi lart.
Ti dritë na bëhesh kur afrohet nata
halla jonë prej drite Fortunata.
Mare nga libri me poezi “Dy gure ,dy flamuj “
Kushtuar halles time Fortunata e 6 milion hebrew qe humben jeten ne kampet e perqendrimit
“”””””””””””””””””””

Ne duet me diellin
…
Ja, qe larg degjohet nje bilbil
Qe kenges ja thote per dashurine
Zeri i tij, si gjethe shkundi rete ne qiell
Te shkelqejne serisht , u kerkoj te bukurve yje
…
Ndofta do te vije serisht ajo dite
Ku puthja te shendrohet , ne te embel energi
Si eshke, ti ndez te tharat buze
Endren ta zgjoje ,te mari udhe
..
Nuk di ne ish bilbil
Nuk di ne ish kenga e tij
Vec dicka e di…
Mengjeseve,ne duet me diellin ,
kendonte dashurise
Rashel Solomon
Apro/1/2020
“”””””””””””””””””

Lulja ,peme e jetes
*
Mes furtunave te jetes
jeton lule -shpresa
Ritet, zbukurohet
Ne pranveren e jetes
*
Midis dallgeve te oqeanit te jetes
Ritet pema e endres
Shpesh ul koken e trishtohet
Por perhere ritet e me sytha te rinj ,
zbukurohet
*
Mes ererave te thata ,te shkretetires se jetes
Mbijeton lulja-peme shpresa ,endera e jetes
Nuk i perkul jo ato ,as furtunat,as dallget e oqeanit,
as ererat e thata te shkretetires se Jetes