Kandidati i PD-së për deputet në Qarkun e Tiranës, Aldo Bumçi ka bërë deklarim të rremë në formularin e detyrueshëm ligjërisht për t’ u plotësuar prej tij. Ai thotë se ka kryer arsimin e lartë por pa treguar se ku është arsimuar, në cilat shkolla dhe në cilët vende. Kjo gjë kuptohet tërthorazi në deklarimin që ai bën për qëndrimin në shtete të tjera, ku thotë se për arsye shkollimi ka jetuar në në shtetin e Qipros Veriore në periudhën mars 1993- korrik 1997 dhe në Turqi (Ankara), në shtator 1997- gusht 1999.
Por nuk ekziston një shtet me emrin Qipro Veriore. Edhe e ashtuquajtura Republika Turke e Qipros Veriore, sic shkruhet në diplomën universitare të Aldos, njihet vetëm nga Turqia. Bumçi nuk guxon as të përmendë emrin me të cilin quhet ky “shtet” të cilin nuk e njeh askush tjetër veç Turqisë. Për këtë arsye Bumçi nuk e përmend as qytetin, as universitetin ku është shkolluar. Sepse diploma e universitetit me emërtimin i Republikës të Qipros Veriore nuk njihet askund në botë përveçse në Turqi. Bumçi me diplomën bachelor të një Universiteti të Republikës Turke të Qipros Veriore nuk mund të studionte për master askund tjetër përveçse në Turqi.
Por në Shqipëri shkollimi i Aldo Bumçit është i pavlefshëm, pasi Shqipëria nuk e njeh Republikën Turke të Qipros Veriore dhe as dokumentet me simbolet e saj, në këtë rast diplomën universitare bachelor të Bumçit.
Në mënyrë të kundërligjshme Aldo Bumçi ka punuar si pedagog në Universitetin Publik të Tiranës. Që ka qenë tre herë ministër kur PD ishte në pushtet: I drejtësisë, i jashtëm, si dhe i Turizmit dhe Kulturës, kjo gjë përbën një skandal politik-shtetëror.
Gjithsesi, Prokuroria e Tiranës ka detyrim që të nisë një hetim dhe ta procedojë penalisht mashtruesin Aldo Bumçi. Për këtë gjë i kam nisur një kallzim penal Prokurorisë së Tiranës./Kastriot Myftaraj