30.5 C
Tiranë
E martë, 1 Korrik 2025

Ndue Vatnikaj

Si sot një vit……
ELEGJI PËR ING. SOKOL MESHIN
May be an image of 1 person
Zot, oooZot
Zot ç’ka ka Kakija sot,
Që s’ka mjegull
as nuk ka mot,
Shkrihet bora
e bahet lot,
Dhimja e madhe
krejt n’a ka prekë,
Sokol Meshi
paska ndrrue jetë!
Po kush ishte
ky sokol djali?
Në Lekbibaj
Zoti e fali,
Në këtë fshat
të hershëm që motit,
Deli Meshi
legjendë e trollit,
Katër djemt
e Met Sokolit,
Katër djem
si degët e lisit,
Nderi i trollit
e nderi i Fisit.
Qëkurë ishte
Sokoli i ri,
Filloj shkollë
e dituri,
E filloj punën
për mbarë,
Në krahinë tonë
n’shkolltarët e parë,
Porsa shkollën
Sokoli e mbaroi,
N’vepra të mëdhaja
punën filloj,
Hekurudha
Durrës Tiranë,
Për Sokolin
ish puna e parë,
Për merita
e punës Tijë,
Inxhinier filloj
atje n’malësi,
Në Tropojë ku
kishte shumë halle,
Me ndertue
Shkolla e spitale,
Me ndertue
zyra e pallate,
Me ndertue
hidrocentrale,
Me hapë rrugë
me hapë kanale,
Anëembanë
në rrethin tonë,
N’kanal të Begajve
e n’ato n’Valbonë ,
N’Rrogam, Zherkë
e n’lumë të Zi,
Me shue etjen
tokës n’bujqësi.
Punët e mira
për Atë nuk kanë mbarim,
Dhe s’mund të permenden
sot me një shkrim.
Po çka t’flas
unë sot për ty,
Ora e Fisit
nalt n’Kaki,
Nisë e ka vajin
Sokol për ty,
Me diham të madhe
e lot ndër sy,
Mallkon ditët
që kan ardhë,
N’kupë të qiellës e çon
brimën e zanin,
-“ Zoti rrugët
krejt na i ka ndalun,
E thotë –“S’mund shkoj sot
me përcjellë djalin,
Jo, jo s’mundem
me përcjellë,
S’mund të shkoj unë
as mijëra të tjerë,
Që do shkonin
sot n’atë derë,
Me nderime
me përcjellë,
Se ka pasë
merita plot,
Me shkue n’dasma
e me pa n’mort,
Me u knaqë
me miq e shokë,
Me pa ndeshje
e me pa sport,
Me i dashtë fort
nejrzit e Tijë,
Me shijue bjeshkë
e me shiju e vërri,
Dhe Lekbibajt
vendlindja e Tijë,
I kishte shpirtë e zemër
e dritë në sy”.
Sot kanali i Begajve
e ai i Dragobisë,
Krasniqes, Rragamit
e Lumit Zi,
Lumi i Currajve,Lumi i Merturit
e lumi i Valbonës,
I mbledhin bashkë
lotët e Tropojës,
E ia shtojnë lotin Drinit
kurë mblidhen bashkë në Dri,
Dhe mallin e respektin
e shprehin për Ty.
Eh,kjo sëmundje e keqe,
Që po bë namin,
Jetën t’a mori
por nuk t’mori zanin,
E Ti,
do jetosh mes nesh
Si burri kreshnik
e madhështorë,
Medalje e dekorata
qendisur mbi krahërorë,
“Mjeshtri i Madh”
i Kombi tonë
Për Ty gjithmonë
ka veç nderim,
Ndaj prehu i qetë
atje në amshim,
Shpirtin te Zot n’ qiell,
e Ti midis nesh,
Sokol, o Sokol Meshi
gjithmonë do të jeshë!!!!
Ashtu siç ishe
i dshur nga mot,
Duke na pershendetur
“Sokoli ju don fort
Punët e mira
për Atë nuk kanë mbarim,
Dhe s’mund të permenden
sot me një shkrim.
Po çka t’flas
unë sot për ty,
Ora e Fisit
nalt n’Kaki,
Nisë e ka vajin
Sokol për ty,
Me diham të madhe
e lot ndër sy,
Mallkon ditët
që kan ardhë,
N’kupë të qiellës e çon
brimën e zanin,
-“ Zoti rrugët
krejt na i ka ndalun,
E thotë –“S’mund shkoj sot
me përcjellë djalin,
Jo, jo s’mundem
me përcjellë,
S’mund të shkoj unë
as mijëra të tjerë,
Që do shkonin
sot n’atë derë,
Me nderime
me përcjellë,
Se ka pasë
merita plot,
Me shkue n’dasma
e me pa n’mort,
Me u knaqë
me miq e shokë,
Me pa ndeshje
e me pa sport,
Me i dashtë fort
nejrzit e Tijë,
Me shijue bjeshkë
e me shiju e vërri,
Dhe Lekbibajt
vendlindja e Tijë,
I kishte shpirtë e zemër
e dritë në sy”.
Sot kanali i Begajve
e ai i Dragobisë,
Krasniqes, Rragamit
e Lumit Zi,
Lumi i Currajve,Lumi i Merturit
e lumi i Valbonës,
I mbledhin bashkë
lotët e Tropojës,
E ia shtojnë lotin Drinit
kurë mblidhen bashkë në Dri,
Dhe mallin e respektin
e shprehin për Ty.
Eh,kjo sëmundje e keqe,
që po bën namin,
Jetën t’a mori
por nuk t’mori zanin,
E Ti,
do jetosh mes nesh
Si burri kreshnik
e madhështorë,
Medalje e dekorata
qendisur mbi krahërorë,
“Mjeshtri i Madh”
i Kombi tonë
Për Ty gjithmonë
ka veç nderim,
Ndaj prehu i qetë
atje në amshim,
Shpirtin te Zot n’ qiell,
e Ti midis nesh,
Sokol, o Sokol Meshi
gjithmonë do të jeshë!!!!
Ashtu siç ishe
i dshur nga mot,
Duke na pershendetur
“Sokoli ju don fort”
Tiranë,07.Prill. 2020
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.