Ancora io. 10/04/2021
Hej .. C’po ndodh me politiken !
Me te majte e me te djathte.
Askush se leshon karrigen
Vec premtojne poshte e lart…
Njeri thote ju solla uje ,
Tjetri mburret drita solla,
Popull po duroni shume
Se shikoni , ju tha dhe zorra …
Ngrihen ne cdo kater vjet
Premtojne dhe yjet e qiellit.
Populli sofrat ka shkrete,
Ngrohet ne rreze te diellit…
Dhe na thone :- Ju vec duroni
Voten jepni cdo kater vjet,
Edhe nese nuk fitoni ,
S’eshte ndonje i madh siklet …
Do fitojme po thone te majte ,
Te djathte thone po fitojme ne ,
Ketu cdo gje po humbet trajte,
U be si DRUGI MERSELE …
Ehh ,o popull se shikoni
Honxho Bonxho jane te gjithe,
Kurre ne jete asgje s’fitoni
Nese lart nuk ka merite …
Thone do kapim cdo hajdut,
Kush dhunon kalbet ne burg,
Por dhe kur kapin mashtrus
Prap neser i sheh ne rruge…
Jane bere si peshkatare
Vec peshkun e vogel kapin ,
Kur vjen puna te peshu i pare
Nje” backe “te vogel i japin …
Heejj.. C’po ndodh na coroditen
Nuk po marrim vesh asgje ,
Na premtojne dhe galaktiken ,
Dhe s’po dime ku shkojme asnje….
Mblidhni ment ore te gjore
Dhe mos ecni me tarafe ,
Politika eshte vec nje dore
Ka premtime dhe vec llafe …
Ktheni koken dhe shikoni
Gjitoni po vdes per buke ,
Gezon sa here e ndihmoni,
Se politika e la ne rruge …
Thone nje fjale te vjeter shume
Politika eshte si ” gru e keqe”
Njerez a nuk e kuptoni
Ne cdo zgjedhje po na ve leqe ?!
Dhe mendoj , valle voten time ,
Kujt t’ja jap une kete here?
Te dy palet bejne premtime
Betohen per bese e nder…
Shkoi ,u martua BESA ,
NDERI me flamur mbuluar,
Tani po humbet rruge SHPRESA
Besoj ta keni kuptuar …
Pa do vije dite e zgjedhjes
Lutemi te vije e qete ,
Po jetojme kohe te perdredhjes ,
S’dime ke te besojme vertet…
Ehhh kohen po e gjykojme
Por fajin se ka ajo ,
Njeri tjetrin spo durojme,
Politika po na shkaterron..
Vellai kunder vellait
Nje i majte e nje i djathte,
U be si pune e qerratait,
Cdo gje ,vete do me e mbajt….
Djali thote jam demokrat,
Babai jam socialist,
Po ndahen burrat nga grate,
S’shohin buke qe blejne me liste ..
Njerez shihni se c’po behet!!!
Mblidhini ment ne koke ,
Para se miresia te zhbehet
Dhe ne shpirt te jeni troke…
Hapni syte shikoni qarte !!
Kush eshte sot realitet,
Qete, te bindur dhe pa shamate,
Beni nje here zgjedhje te vertete…
Anila Kodra Kotroci
Ancora io 09/04/2021