Më bëhesh liman i bukur përqëndrimi.
O puhizë e ëmbël në flukse mendimi.
Në verandë kënaqem me ty si mysafir.
Bëj të flas,por s’mundem që pa gdhirë.
Me lentë si astronome drejt yjeve vallëzon.
Në majë të qerpikut rri dhe gëzon.
Ç’pate që erdhe si zogu valltar me vrap.
Në pjalmin e muzës kërkoj e s’të kap..
Liqeni i dëfrimit të duket si pranverë.
Aty kalliri i grurit hedh vals pandërprerë.
Sythi i bajames cel me nur kur ti shkëlqen.
Si thëllëzë del nga vreshti e para vjen.
Me aromë portokalli e zgjove agimin.
Me lule mimoze më sjell adhurimin.
Gjethja e mollës lodron e bie mbi sy.
Gjithë gaz flatron pas teje e qesh me ty.
Fluturo, puhizë, me flladin nëpër fushë.
Aty manushaqja do të puthë në gushë.
Tërfili e luleshqerrat mblidhen tok.
Manaferra e borziloku të ra mbi flokë.
Ah, ç’ma more mëndjen, o puhizë zambaku.
Me tufa jargavanë varur te parmaku.
Kur trëndafili me burbuqet nis të flladojë.
Lulja e begonjës nën rreze nis të nusërojë.
Mimoza Halili
Athine Greece
Prill- 2021
“””””””””””””

Mirë se erdhe,muaji prill
Në garderobën e mbresave rendita kostumin e Marsit
Ngjarjet e të gjitha ditët në kutinë e imazhit i gdhënd.
Flladi prillian çugrit ëmbël në pentagramin e valsit.
Si xhentëlmen romantik më dhuron rrezen dritëargjënd.
Në valëzimin e mikëpritjes nis të lodroj me gaz fantazia
Parfumi pranveror me mllef përkëdhel preludin muzë.
Në ndërrimin e muajit flatron tingujt e bukur mrekullia
Kaçurrelat e kënaqësisë më puthnin faqe,sy e buzë.
Oh,magjike!
Në nuanca ngjyrash ndrin e zbukurohej dashuria
Prilli nostalgjik purpuron notat e stinës në vallëzim.
Në kurorë kaltërsie pikturon petalkat e nurit bardhësia
Si vajzë myzeqare filloj të buzëqesh me droje në përqafim.
Mirë se erdhe,mërmërita ngadalë e urova,muaj të mbarë!
Oh,marrëzisht aty në kristal adhurimi me ditën u gëzua.
Mes reve të bardha auror i qiellit në detin blu bënte garë
Kur spektri i prillit me sharm shkëlqente dritën mbi mua.
Oh,dehem në krahët e mirësisë e më fton në udhëtim
Kur më përqafon me dashuri ngjan si ëndrra në rizgjim.
Mimoza Halili
Athine Greece
1.4.2021