Jemi popull shumë interesant!

Njëzet shekuj robëri ( Nomadët, romakët, osmanët, serbët) dhe pushtuesit s‘kanë ngrënë e pi por edhe disa „ sene“ i kanë bërë…
E kaluara dëshmon që, materialen( pronën ) shqiptarët e duan më shumë se shtetin,,,
Dje, gjatë ditës, para KS foli MPJK Donika Gërvalla! Dhe foli mirë! Shumë mirë bile!
E nisi me atë që, secili nga ata ka një nënë, se ajo vet është nënë dhe pastaj foli për „ nënat gjakovare dhe nënat shqiptare“ etj…
Në mbrëmje, materialistët shqipfolës dolën me kritika shterpe , partiake dhe argumente të „ palljes së gomarit!“
E cilët janë kritikuesit?
Janë Ata që po fole për një betejë lufte, do dalin e të thonë „ se ka përmend UÇKën!“
Janë Ata që, po e përmende UÇKën, do të dalin e të thonë: „ e ka përmend UÇKën po se ka përmend Adem Jasharin!“
Janë Ata që, po e përmende UÇKën dhe Adem Jasharin do të dalin e të thonë:“ E ka përmend UÇKën edhe Adem Jasharin por se ka përmend Hamzën dhe Bacë Shabanin!“
Me një fjalë, materialistët e Kosovës dhe zhvatësit e pasuris së vobektë të Kosovës, gjithmonë do flasin dhe kritikojnë sipas maksimës:
„ Me bë me qëllue Bajrami i Madh midis Ramazanit, çka me bë?“
Tashti, mos më shkruani këtu jo „ flauta apo xhaxhi Enver“ sepse tema është diçka tjetër; për flauta kam shkruar me kohë…
Askush nuk po i thotë Makronit „ pse nuk e përmende Frontin e Rezistencës që e çliroi Francen nga Gjermania?“
Për UÇKën tani e tutje duhet të zhvillohen“ Simpoziume, Konferenca, të mësohet në libra Historie etj…
Misioni i saj ka përfunduar më 12 qershor 1999!
Vetëm zhvatësit dhe mercenarët tentojnë që sot në vitin 2021 të fshihen pas emrit UÇK…
Donika Gërvalla foli edhe për krimin e organizuar dhe korrupsionin ( e harrojë haraqin që nanen ia ka kajt Kosovës) nga luftimi i sëcilës varen vizat dhe anëtarsimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare,,,
Ndoshta të vetmen vërejtje e kisha që ajo nuk e tha kështu:
„ Luftën për liri e nisëm vetëm por meqë ishim në të drejtën tonë erdhët dhe u bëtë aleatët tanë në luftë; edhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit po e fillojmë vetëm dhe nëse mendoni se jemi në rrugë të drejtë , presim të na bëheni aleatë!“
Sepse lufta ndaj profiterëve dhe mercenarëve, është me rreziqe të mëdha; Sepse Ata e japin Atdheun por pasurin e krijuar pa punuar kurrë dhe vetëm prej haraqit, vdesin po se japin!“
2 Miljon u vjedhen nga thesari në vitin 2020! E sa miljonat janë vjedhur nga viti 1999 e këtej?
Fjalimi i Donika Gërvallës ishte përmbajtsor, goditës, shumë përfshirës dhe aspak shovenist!
Këta kritikuesit e „ Bajrami midis Ramazani“ pse nuk flasin për flamurin e Kosovës( kur thonë tash pse nuk ishte ai kombëtarë?) që e kishte në sfond; nervozen e ambasadorit rus, nderprerjen e seances, vazhdimi i saj por flamurin se largoj, pastaj „ plasi Rusia“ edhe do „ materialista haraqegji te shpia!“
Që kur jemi në këto telenovelat e KS për mua ishte fjalimi më përmbajtësor!