Drita Haxhillari

Sfidave u buzëqesh !!
Në terrin e natës,
dhimbja ofshan,
në kllapi…
Çekani i jetës,
godet e godet…
me shpejtësi.
Prangosur në këtë botë,
botë e egër…rrangallë…
zvarritem në makth,
të kap shpresën e gjallë.
Çekani më godet përsëri,
goditje që s’kanë të sosur…
unë duroj…torturën mizori,
i përgjigjem e vendosur:
Dhe nëse gjithë jetën…
përmbys do ma kthesh,
më e fortë do ringrihem,
sërish do buzëqesh !!
© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara
Dt:16.04.2021
“”””””””””””””””””May be an image of 1 person, lule, pemë dhe ambiente të jashtme
Në ëndrrën time.
Brenda meje…pasioni im…
ndjesi e një rryme fërfëritëse.
Vërshim i ndjenjës sime…
emblemë e një bukurie të rrallë.
Ndizet vrullshëm emocioni im,
kristal i ndritshëm rrëzëllitës.
Pasion…Ndjenjë…Emocion…
kështjellë e pafund arti,
varkë në detin e lumturisë…
Në përfytyrimin e ngjizur,
etshëm sytë kërkojnë me ngulm,
reagimin e shpirtit flakërimë.
Këndshëm në buzët e tua,
shqiptim i një melodie hyjnore.
Kokolepset Qielli i zemrës sime,
në tulatjen e përzishme të mëndjes.
Ringjallemi në trinomim e ndjesive,
vetëtimë në sytë tanë,pëshpëritje,
skuqje në fytyrë,ritmim i shpejtë,
kumbime,ndezur zjarr në kraharor.
Brenda ëndrrës,romancë magjike,
përjetime reale,sinonim i të vërtetës.
Mermë dashuri në ëndrrën tënde,
aty të pushoj,të fle në pafundësi !!
© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara.
Dt.11.04.2021
“”””””””””””””””””””May be an image of 1 person
Kur isha pa ty…
-Erdhe shpirt,sa shumë të kam pritur,
netëve t’gjata,me imazhin tënd n’sy,
mbi jastëk të mendimeve,e zhuritur,
zbrazëti…shkretëtirë,kur isha pa ty.
-Eja,pushtomë në përqafim,o zemër,
më lër të vallëzoj,në tik-taket e tua,
eja të shijosh magjin’ e botës femër,
simfoni e rrallë-himn ndjenje,të Dua !
Lërmë të humbas në shikimin tënd,
aty ku isha dje,sot zhytem në thellësi,
shpirti im,malli për ty po më çmënd,
lërmë të shkrihem..deri në çmënduri.
Kryqëzuar shikimet,mbesim pa fjalë,
përtej përkëdheljes..në imagjinatë..
buzë që etshëm…puthen ngadalë…
pasion a romancë…e ëmbël kjo natë.
Në gjum a zgjuar,ëndërr a realitet,
drithërimë emocioni,nën mbulesë,
dhimbje dashurie a dashuri e vërtet,
pa ty e me ty,ngrihem ç’do mëngjes.
Me ëndrrën fjeta,më zgjoj prekja jote,
parajsë ledhatimi,në qiellin e shtatë,
je ëngjëlli im,mrekulli e kësaj bote,
je lumturi shpirti,jo thjesht një natë.
© Drita Loka Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara.
Dt:30.03.2020.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.