18.5 C
Tiranë
E hënë, 25 Maj 2026

Kristina Demiri Dojce

ËNGJËLL E PATA URTËSINË ,BUSULL DHE DIELL…

Koha nga unë gjithmonë kërkoi, të jem një bije e denjë, e urtësuar urtësia tek të gjitha kohët triumfoi, përjetësisht me të mbeta e dashuruar. Urtësia gjithmonë për jetën më këshilloi, durimin mendor kurrë mos ta humbas, tek urtësia dhe lumi vrullin e ndaloi dhe deti fjalë kripur kohës kërkoi t’i flasë. E dikurshmja urtësisht erdhi gjer tek ne dhe e sotmja urtësisht foli përherë me të, ndaj dua që dhe muza ime të flasë pa zë, sedrën e sëmurë s’më pëlqen ta përkedhelë. Ëndrrat e urtësuara realitet m’u bënë përherë, ditët urtësisht folën dhe me retë lart në qiell, ndërsa shpirti djajtë s’i pranoi as në derë, engjell e pata urtësinë, busull edhe diell. Koha kërkoi gjithmonë nga une, mike kurrë mos të bëhem me rrëmbimin, urtësia kurrë nuk të këshillon të flesh gjumë, binjak asnjëherë mos të behesh me trishtimin. Ndaj dhe në vargun tim urtësinë fllad e kam, ma freskon gjakun që zjarr kot të mos marrë, mos më kërkoni të jem ndryshe, s’bëhem djall, dua të jem njeri dhe poete e urtë, kurrë fjalamanë.

“””””””””””””””””

NJË NOTË MUZIKE, ME BESIM TEK VETJA
Kush të tha se jeta mbaroi, kaloi,
kur zemra ,zjarrin s’e ka shuar,
edhe pse qielli ca nga ca është erësuar,
nga vuajtjet, të vogla, të mëdha kaluar,
Si brigjet e detit, në dallgët e larta,
në labirinthet e jetës qëndruar,
s’të trembën shtrëngatat,sajuar,
muzgu i mbrëmjeve është i bukur,
Në pyllin që zjarrin i vunë,
poshtë pemëve, të zhuritura,
nga rrënjët e vjetra, jeta lulëzoi,
një suth, një lule , sërish celi,
Nuk ta shuan lehtë buzëqeshjen,
cdo dhimbje, humbje s’të trembi ,
sfidove vdekjen, fuqishëm ecën ,
dielli do të ndrijë ,nuk njeh mposhtjen,
Me tjetër sy do shohësh, ndryshuar,
shpirti yt, më i qetë, me i fortë,
asgjë si më parë, asgjë si e vjetra
një notë muzike, me besim tek vetja
K@dd
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.