24.5 C
Tiranë
E mërkurë, 29 Prill 2026

Me z.Dritan Hila

Ne nje shtet normal ku nuk hap dot nje tezge pa numer Nipti dhe kase fiskale, te lejosh struktura te armatosura paralele qe ndalojne, kontrollojne dhe sekuestrojne qytetare, eshte prag anarkie. Te krijosh ushtri private te armatosur, kur armet nuk ju lejohen as policive private qe jane te licensuara dhe monitoruara, kjo eshte e pashembullt. Se cfare kompetence profesionale kane ish police per te monitoruar dhe kontrolluar nje proces parazgjedhor, kete duhet te kesh diplomen e Gazit ta kuptosh. Sesi mundet partia e dyte ne vend qe ka te gjithe akseset dhe mekanizmat e nevojshem ligjore te jete pjese e sistemit, te krijoje struktura paralele, kjo vetem era normalitet nuk vjen.
Nje shtet normal duhet te kishte vene alarmin dhe filluar ndalimet e personave pergjegjes. Ne te kundert situata mund te degradoje.
Pergjegjese per rendin eshte vetem policia e shtetit. Askush vec asaj nuk ka te drejte kontrolli. Cdo dyshim per shkelje ligji i takon asaj ta vertetoje.
Nderkohe nese presidenti vazhdon e ben thirrje per kosa e cfurqe, takon elemente problematike, atehere ose te lere godinen dhe dale partizan kodrave te Tiranes ose prokuroria ta ndaloje ne flagrance per kercenim te rendit kushtetues. Askush nuk ja ka ngene nje 97-te tjeter ku sherife te dale nga zinxhiri bejne ligjin rrugeve te Tiranes.
Ky eshte shtegi ligjor.
Diktatura? Eshte tjeter gje. Dmth Gaz Bardhin do cohej qe ne ora 6 per te votuar kandidatet e Frontit

“””””””””””””””””

Berisha, asgjë nuk ka ndryshuar, asgjë nuk ka mësuar!

Nga Dritan Hila

Nëse fushata e Bashës, zhdukja e Berishës dhe lufta donkishoteske e Metës e kishin vënë garën pothuajse në start të barabartë, vrasja e Elbasanit ngjalli demonët e vjetër.

Sikur të mos mjaftonte tragjizmi i ngjarjes, Berisha nxitoi të dalë në televizor që t’uu kujtojë njerëzve që ku është ai është edhe kryet e vendit, por edhe në mos autori, frymëzuesi i dhunës ekstreme. Nxitoi të mbrojë autorin i cili në rastin më të mirë do të bëjë shtate vjet burg dhe me hasëm në shpinë, por që në fakt është viktimë e shpëlarjes së truve që i bën politika militantëve të saj dhe vetëm për këtë meriton keqardhje.

U kujdes të vinte në pah problematikën e viktimës, por në fund të ditës publiku mban mend që ai që u fut në dhe ishte viktimë e një personi që doli nga furgoni me logo të PD-së dhe u mor në mbrojtje nga opozita. Isoja që i mbajti më vonë Basha deklarimeve të Berishës, zhduku çdo iluzion se ai mund të mendojë qoftë edhe për diçka në mënyrë të pavarur.

Sondazhet nxirrnin një qasje të opozitës me qeverinë dhe feta e madhe e të pavendosurve ishte një shpresë që opozita mund të rikuperonte terren dhe pse jo fitore. Por vrasja e Elbasanit, shfaqjet e Berishës të nesërmen, të shoqëruara nën thirrjet e presidentit për kosore dhe sfurqe, i rikujtoi shtresës gri, që janë edhe ajo që ka më frikë nga destabilizimi i shtetit sesa nga shteti autoritar se Basha mbetet një figurant ndërsa timonin real të saj e ka Berisha; ju rikujtoi se autori i 21 janarit nuk është penduar dhe tetë vjet në opozitë as ka ndryshuar dhe as ka mësuar gjësend.

Tashmë nuk bën më derman asnjë lloj justifikimi apo alibie. Është e kotë që opozita dhe mbështetës të saj sjellin në qasje thënie të Linkolnit për përdorimin e armëve nga populli. Ajo që shqiptarët shikuan ishte një shfaqje në miniaturë e ‘97-ës e cila si gjithmonë ku ka viktima, në Gërdec, Bulevard apo ku vritet në emër të politikës, ka autor Berishën ose dishepujt e tij.

Ngjarja e Elbasanit unifikoi edhe trupën diplomatike që deri atëherë ishte e ndarë mes Bashës e Ramës, në favor të këtij të fundit. I cili duhet thënë se përveç bilancit të qeverisë në 25 prill do të ketë në krah të tij edhe fatin, i cili i jep një dorë sa herë ka nevojë./dritare.net

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.