26.5 C
Tiranë
E shtunë, 30 Maj 2026

Gjergj Marku

profil jetesor:
106 vjeçarja, ndahet nga jeta nen “petkat e nuses”!…May be an image of 1 person
Ka disa ndarje nga jeta qe vijne si ato qe mund te konsiderohen “vdekje e bardhe”, sidomos per persona qe e mbushin e kalojne shekullin jetesor. Keshtu ka ngjare dhe me Dava Nikollin nga Sefta e Rrasit te Eger, e lindur ne Konaj te Fanit, bija e Nikoll Ll. Frrokut.
Nipi i saj Bardhoku i ka bere nje pershkrim te ndjere gjyshes se vet, nje burrneshe sojnike ne Malet e Eperme, te rralla ne ditet e sodit. Ai thote se erdhi si bije soj-i ne nje dere po te tille, pasi ne jemi pasardhes te shtepise se Zukut, ish bajraktari i Kuzhnenit deri ne vitin 1730.
Gjyshja, shton me tej ai, ka qene nje grua me shtat te larte dhe asht te forte malesoresh, qe ne vogeli e shquar për natyrë paqësore dhe sjellje të shkëlqyer që e ka shoqëruar gjithë jetën. Në këtë formim ka ndikuar dhe pjesëmarrja e saj dhe e familjes rregullisht si besimtare te thekur në Kishën Fanit. Gjyshja ka pas një temperament dhe karakter thelbesisht të ekuilibruar si të kishte mbaruar disa universitete. Kurrë nuk mbahet mend të ketë rënduar ndokend me vepra apo me fjalë pa pasur një motiv madhor, madje dhe kur kishte motiv teper te forte kërkonte që në çdo çështje të përdorej arsyeja. Gjyshja jonë do mbahet mend si modeli i gruas Biblike, që ishte gjithmonë mbështetëse për gjyshin dhe familjen e kurrë nuk thoshte “u lodha”. Kurrë nuk ka bërë shamatë në familje. Ka pas një mardhënie të shkëlqyer me nuset e djemve, nipërit e mbesat. Ajo la pas 3 djem dhe 14 nipër e mbesa. Ne kemi humb një person të çmuar, por që na ka lënë një trashëgimi të madhe vlerash. Na mësonte të ishim korrekt me njerëzit, të mos gënjenim, të mos vidhnim, të ruanim nderin personal dhe të familjes. Besoj se shpirti i saj është në prezencën e Krishtit, sepse ajo besonte me njet e zemër!
Fotoja e mesiperme eshte bere vjet kur ishte plot 105 vjeç, si nje jete ne retro ne nuserimin e saj, pasi ajo u nda nga jeta me shpirtin, energjine dhe dukun e nje Nuseje te Hijshme mirditase!…
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.