19.5 C
Tiranë
E shtunë, 30 Maj 2026

Rre Ko Ni

RRUFJANÈT
Spo flejne gjumè
(te gjitha partitè pa perjashtim )
Sa te dashtun jane
sa te mire, “engjej”
Po sa te ambel
sa afer popullit
Keta ditè..
spo flejne as gjumè
tu jua kja hallet
shpi pèr shpi
Sa tè shqetesum’
Sa tè dhim’shem
tu jua ferku shpatullat
Servilat e rrafinum’
Fshat me fshat
Sa ambel tuju folé
Tuju dhuru karramele
E çokollata..
Miell, pare, premtime
E luks.. Po po..
Me fjale, poj bajn rahat
Tuj vizitu ne guzhine
e ne dhomé
Tu jua pa çatiné
A ju pikoné ??
Tuju buzeqesh.. Ehhh..
Po sa te mire se..?
po sa rrufjané qe jane?
Sa servilè
Shkollen e Fulsit ba
Kot skanè thanè
POLITIKANÈ…!!
Tuj e trajtu si femite
Qe lypin..
Popullin e madh..
Sa t’pa shpirte
neveri e gjallé.. 🤮
Me kete nenvleresim
Me kete perultesi kaq poshtè..
Pa pike meshire..
Qe nga ai gjatoja i madh
Deri te ma te vegjelit
Qe lepihen
Me kape i qoshe
A nje cope vend dikund’
Meu rahatu me far fis e miq..
Gjjthfare speciesh e bubrrecat
Qe kurre si kena njofte
hardhuca qe fryhen
E mbajne fjalime
E premtime gjithandej
Po mbijné si hithat
politikucat qe dalin
si gram’..
Helbete para zgjedhjesh..
Bahen shpetimtarè
Çirren per te ardhmen
Ti shpetojme femijet tane
Te ardhmen, thonè..
Po mbas dates 26 prille
a thu po jane njikshtu gjithmone?
Te dashur te preokupume
Per buke mjekim
e per pune??
Sigurisht sa te kalojne lumin
Keta sifter, keta laraska
Te dipllomumè ne mashtrim
ketij populli gomar’ tash poj’ thone :
Tuj çu gotat si te terbumè..
E hangriii.. Edhe kete rradhé..
Ky Popull…
Ehhh….E rrejm kollaj naaa..
Brravooo.. Brravooo..
Keni gjete shesh
Bani pershesh..
I shalla s’bahena
Me hanger barè
Taksat tash po naj rrisin
me rradhè.
Rrofsh o popull Rrofsh
sa majm’ po i mbanè
Keta pushtetarè. @rrekoni
Copyright@rrekoni
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.