MBARIMI I EPOKËS SË MASKAVE TË TURMOKRACISË?…
Si e kanë thyer vullnetin e popullit, duke e lënë ndërkohë atë në litargji e padije?
E shembën dhe e shkatërruan. Madje nga shumë armiqë të brendshëm. Vendi im ka marrë një ndryshim të çuditshëm. Ia kishim thyer eshtrat mizorisht, i kishin lënë pak kohë deri sa t’i ngjiteshin, pastaj ia kishin thyer përseri. Ia kishin përdredhur gjymtyrët e saj, ia kishin coptuar territoret e saj, as nuk mund të ecte më. Gjithë ai pushtet dhe gjithë ajo pasuri kishin përfunduar në duart e prijësve tanë dhe territoret në duartë e cërnagorëve, serbëve e sllavo-maqedonëve. Dhe ja ku vijmë te thelbi i çështjes. Ajo çka nxit hamendësimet e drejtësisë është pasuria përrallore e ish politikanëve do të “arrestohet” një ditë e gjithë banda grabitësish të veshur me rroba tempullarësh? Shumë shpej ata mund të përballën me një litani akuzash tronditëse e mizore nga drejtësia.
Sa pisllëk ishte grumbulluar në tokën dardane e shtruar me jashtëqitje, një tokë që ishte pothuajse e rrafshuar nga grumbullimi i pluhurit mbi të, i gjakut të tharë dhe i jashtëqitjeve. Sa pisllëk e jashtëqitje ishte grumbulluar në trupin e saj? Shumë, mendova unë. Njëzet vjet? Njëzët e një? Një kohë e mjaftueshme për ta plaçkitur e shkatërruar trupin e Dardanisë. Madje më vjen inat, kur e shoh të coptuar e të plaçkitur. Unë nuk e pranoj ritin e kryqëzimit të saj nga horrat e zullumçarët.
Dua të di, mendoj me vete, dhe jo për të parën herë, mos vallë jam i çmendur? Ndoshta është i çmendur një popull i tërë. Pasi kishte provuar gjithë ato gjëra nga torturuesit, që e bënin ligjin në atë strofull të ndyrë të nëndheshme, nuk kishte asnjë mundësi që populli ta kishte ruajtur kthelltësinë e mendjes. Eshte shteti ynë që flinte, tashmë kishte rënë në litargji, vetëm se ishte një amulli drejtë vdekjes. Një gjumë në të cilën po zhytej në mënyrë të pashmangëshme ishte një amulli nga i cili nuk do të zgjohej kurrë, dukej sikur nuk donte të lëvizte më.
Si u bënë nga roje diskotekash e vjedhës farmerkash; në president, kryeministra, ministra e deputet, e nisën me 100 m² shtëpi “qerpiçi e dërrasa me gozhde”, kanë shtëpi e makina luksoze, apartamente, dyqane, toka, me mijëra hektar!!! Oligarkët shqiptarë e krijuan pasurinë e tyre me mjete të dyshimta dhe përmes rrugësh edhe më të dyshimta. Në një sondazh të vitit 2019, të realizuar nga opinioni publik, 20% e shqiptarëve e aprovonin politikën e tyre dhe për qëllime aferash!
Sot shprehja “periudha koloniale në formë rrënojashˮ ka marrë tashmë një shije politikisht negative – ne jemi të ndërgjegjshëm për kufijtë e të ashtuquajturit e një “qytetërimi negativˮ, të cilën shqiptari i Dardanisë ka pretenduar të ketë një shtyllë të shoqërisë të shëndoshë. “Turmokraciaˮ është një shprehje shqiptare; më vjen keq që më duhet të citoj kaq kaq shumë fjalë nga gjuha ime, por pikrisht turmokracia ajo që zhvilloi gjuhën e korrupsionit e krimit të organizuar, duke na e lënë ne si trashigimi kulturore e politike.
Në fillim ishte gjithçka e errët në këtë “turmokraciˮ. Nga një shikim i parë që i hedhim çështjes, del se kjo gjë vlenë edhe për fillimin e “autokracisӫˮ nga njerëz me afera të ndryshme, të cilët përshkruan udhën e saj drejtë nga “Hotel Rogneriˮ e deri tek Broja e Prishtina, madje vetëm në Dardani ka mundur të bëjë përpara si filozofi autonome. E megjithatë, pyetjet që filluan të shqetësonin mendimin intelektual shqiptar në një tokë të përgjakur si Dardania nga serbo-malazezët, kanë të bëjnë pikërisht me enigmën e ekzistencës, dhe i përkasin problemit vendimtar për të cilin në vetë nuk mund të mos e pyesim vetën përballë kapjes së shtetit:
“Çfarë kishte brenda tyreˮ.
Viktima imperativesh në kobin e tyre, mbi dheun e ngopur mejdane balozash, mbi kronikat e shkrumbuara e të bëra zi nga krimi organizuar.
Në cilën epokë ndodhemi? Ate të monizmit apo të demokracisë. Sot mund ta thërrasim atë me një emër: flitet në fakt për “epokën e demokracisëˮ. Është një shprehje e rremë, e shpikur dhe e përhapur nga politikanët e korruptuar, të cilët qenë të parët që folën për një “histori të demokratizmitˮ, duke e trajtuar atë, në shumë volume e mbledhjesh, një periudh që epoka e Monizmit dhe ajo Rilindëse e kishim kaluar pak a shumë në vuatje.
Jo politikanët që qenë pjesë e kësaj, por kjo epokë e “turmokracisëˮ në tërësi është quajtur si një epokë dekadence e zullumeve. Pas fazës kritike pas arritjeve demokratike në “tragjedinë“ shqiptare, në kulturën dhe filozofine politike dardane, vinte një periudhë rënieje e vlerave kombëtar, derisa në Brojë, veçanarisht me përvetësimin e turmokracisë, nisi një epokë e re botës dardane. Pikërisht k’ështu shokohej periudha midis vdekjes së Dardanisë dhe fillimi i epokës së “krimit të organizuar“.
Në këtë kuptim që një arritje e tyre e madhe, për disa politikanë, fakti që treguan se turmokracia nuk qe thjesht një epokë rënieje, por solli në të gjitha fushat një përgatitje mjaft “pjelloreˮ për të ardhmen e vendit. Ne flasim sot për politikatë e turmokracisë. Më këtë dua të them se filozofia politike e tyre nuk e pati rolin e institucionit publik por korruptiv, dhe sidoqoftë jo me kuptimin që kishin pasur shtetet demokratike, të cilët – padyshim – vazhduan veprimtarinë e tyre antokombëtare. E njëjta gjë mund të thuhet që gjithçka që ndodhi në këtë përiudhë.
Por fakti që tregoi se kjo epokë, kjo dekadencë e supozuar, përfaqësuan në vetvete të vërtetën e përgatitjen e një sistemi mafijoz: turmokracisë, kjo është – piksëpari – merita e shumë politikanëve të korruptuar.
Drejtimi i një shteti ose një partie nga njerëz, të cilët (në sensin ekonomik të fjalës) jetojnë kryekëput prej politikës. Këta të fundit vijnë nga shtresa pa pusuri, që iu mungonte nderi i vet social e kulturor, nga ana materjale janë të lidhur krejtësisht me politikën dhe nuk kanë lënë asnjë pushtet tjetër konkurrues nën këmbët e tyre. Të gjitha format e sundimit patriarkal dhe patrimonial, despotizmi provincial dhe sistemi i shtetit burokratik privatë të pushtetit hyjnë tek këta tipa.
Përseri vetëm në oksidentin tonë e gjejmë këtë lloj të politikanëve joprofesionistë edhe në shërbim të pushteteve private, përveçse në shërbim vetëm të akraballëqeve e familjeve të tyre. Natyrisht këta politikanë askund nuk janë në saje të profesionit, në kuptimin më të mirfilltë të fjalës, figurat e vetme vendimtare në mekanizmin e luftës për pushtet.
Deri tani nuk ka qenë rruga e drejtë e tyre për një udhëheqje të pastër ose drejt funksionimit të përgjegjshëm të politikës. Kjo ndodh aq më tepër kur demagogët janë të shtrenguar që të mbështetën në efektin e veprimeve të tyre. Nëse ka diçka të poshtër, atëherë është kjo dhe kjo është pasojë e kësaj mënyr të shfrytëzimit të etikës si mjetë i pasurimit gjithmonë sipas tyre e drejtë. Mbetët të presim se si do të zhvillohen më tej me pushtetin e ri në këtë drejtim.
Çdo dokument korruptivë i vjetër, që do të dalë në dritë pas dekadave, do të ringjallë klithmat padinjitet, urrejtjen dhe zemërimin, në vend që lufta e drejtësisë me fundin e tyre t‘i varros të paktën nga ana morale. Kjo është e mundur vetëm nëpërmjet objektivitetit dhe qëndrimit prej atdhtari, para së gjithash vetëm nëpërmjet dinjitetit. Por kurrë nëpërmjet të një etike “korruptiveˮ, e cila në të vërtetë do të thotë mungesë dinjiteti e të “dy palëveˮ.
Tani është momenti vendimtar – me futjen e ligjit për konfiskimin e pasurive të paligjëshme. Ne patjetër duhet t’i bëjmë të qartë vetes se çdo veprimtari me orjentim (jo etik) mund të ekzistojë vetëm midis dy parimeve krejtë të ndryshme nga njëri tjetri, parime kontradiktore e papajtueshme, pra që veprimtaritë ilegale mund të jetë me orientime klanesh ose liderve politikë ose drejtë etikës profesionale së idealit ose me orientim drejt etikës së papërgjegjësisë.
Por edhe më këtë problemi 20 vjeçar nuk mbaron akoma. Asnjë etikë në Dardani nuk mund t’i bëjë bishtë faktit turmokracisë së organizuar që në shumë raste arritja e qëllimeve të këqija është e lidhur fortë me parimin e mjeteve të dyshimta nga ana morale ose të paktën të rrezikshme si dhe me pranimin e mundësisë ose edhe të gjasave për rezulltate anësore të këqija dhe asnjë etikë në Dardani nuk mund të tregojë se kur dhe në ç’shkallë qëllimi i keq nga ana etike i justifikon mjetet e rrezikshme nga ana etike dhe rezulltatet e këqija anësore.