14.5 C
Tiranë
E hënë, 25 Maj 2026

Lika PBurgjia

MË KA MARRË MALLI SHUMË !!!
Më ka marrë malli shumë
Dua atë zërin tënd ta dëgjoj…
Veç për ty po çmendem unë
Dua të të them të dashuroj….
Më ka marrë malli për ty
Për ata dy sytë e bukur…
Ti shikoj e ti prek unë ato sy…
Ndaj gjithmon jam duke lutur….
E shtrenjta jeta ime
A më thuaj a të mungoj
Kam nevojë për përqafime…
Ato s’mund unë ti harroj
Më ka marrë malli të dëgjoj
Të më thuash veç të dua…
Asgjë tjetër s’dëshiroj
Veç ti të jesh me mua …
Erdhi koha e lumturisë
Se më solli atë që dua …
Dëshmimtarja e dashurisë
Do të jesh ti sonte për mua….
Veshur shpirti në kujtime…
Gjaku ujë nuk bëhet dot…
Dashuria ska shpjegime
Vetem lot se s’mundem sot….
Më ka marrë malli shumë të dua
Ndjej shumë mall me lot në sy
Je e shtrenjtë ti për mua
Kam dëshirë të jem me ty
Më dhëmbë shpirti kur s’të kam
Për atë kohë që ne lam pas…
Për ty syri po më qanë…
Se dhe ti në zemër do më mbash…
Sot për ty do bëj gëzuar …
Pastaj do tretem do bëhem hi
Jeta e ime ishte e shkruar
Se nuk kam jet pa dashuri
Por ti këto ndjenja s’mund t’i shikosh
As këtë zemër se si po rreh
Unë pa ty dot nuk rroj …
Pra unë pa ty i qetë nuk fle…
A të merr malli dhe ty si mua
A e di sa më mungon
Ah sa i kërkoj puthjet e tua
Jo kjo zemra pra atë harron
Kudo ndodhen kudo shkoj
Në çdo hap ku këmba shkel
Më merr malli të të shoh
Brenda zemrës veç ty ndjej….
Poemë nga

Βάσω Πρίσκα Μπουργκία
Lika PBurgjia
20.03.2013. Athinë.Greece.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.