18.5 C
Tiranë
E dielë, 31 Maj 2026

RUDI Berisha

NJË LULE TË KUQE E RUAJ PËR VARRIN TUAJ
May be an image of 6 njerëz dhe tekst
Ku janë Halimi, Armendi dhe Ardiani ?
Koha po kalon e dhimbjet po më rëndojnë
Që 22 vite unë derën hap e kam lan
Pres mos po më kthehen djemtë e mi
Sa doja qe unë varrin e tyre ta di.
Pritjet e tona besa zgjatën pak si shumë
Por ende unë nëna e vuajtur e me shpresë jetoj
Më shpresë bie në gjumë e zgjohem në mëngjes
Mos vallë do mëso të vërtetën për djemtë e ri
Për Halimin, Armendin e Ardianin, engjëjt e mi.
Një lule të kuqe e ruaj për varrin tuaj bit e mi
Sytë nuk mund ti mbyll pa e ju pa përherë të fundit
Qoftë dhe eshtrat tua o të bit e mi o lulet e mia
Ju ndjej aromën edhe pas kaq vitesh zhdukjes tuaj.
Koha nuk po ma shuan mallin që ndjej për ju
Sot e heshtur e në vetmi rri në dhomën time
Po i vështroj fotografit e qaj më lot më mall nëne
Sa do doja të ktheje kohën pas të ishim bashkë si dikur.
Dua sot në këtë ditë përkujtimi të ju kujtoja fytyrën
Buzëqeshjen tuaj dhe të ulur në tryezë në mbrëmje
Duke ngrenë ushqimin tuaj të preferuar por të gjithë bashkë
Po më digjet flak ky shpirt për arrestimin e zhdukjen tuaj.
Kërkoj në heshtje e më zë të lart të di për fatin tuaj
Ku janë të djemtë e mi Halimi, Armendi, Ardiani ?
Ku po i zë nata e mëngjesi a thua si po i zbardhë ?
Pse ata nuk pushojnë këtu në atdheu tonë shqiptarë ?
Ju bëj thirrje më zë e dhimbje të një nëne të vetmuar
Kërkoni, mi gjeni fëmijët e mi të arrestuar nga armiqtë
Nga dora e zezë çetnike-serbo-sllave këtu në shtëpi
Mi ktheni Halimin, Armendin, Ardianin i pres djemtë e mi
Një lule të kuqe e ruaj qe një ditë të ju qes në varre përmbi.
© RUDI Berisha
Dardani Antike, 27 prill 2021
Pëlqe * Komento * Shpërndaj –
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.