A DUHET TË LINDË DHOMA E LARTË E PARLAMENTIT NË DARDANI..!
Supozojmë se gjendja e deritashme ndryshoi, atëherë patjetër duhet të qartësohemi për atë që është thënë e bërë më herët në drejtimin i partive të PDK-ës, LDK-ës, AAK-ës nga udhëheqësit e tyre “plebishitar” kushtëzuan pashpirtësinë e shpurës, proletarizimin e tyre mendor mund të thuhej. Përveç të bërit çorbë të gjërave pakuptim edhe snobizmi është truku i tyre i preferuar i këtyre sharlatanëve politikë, oligarkë.
Hëpërhë ne në Dardani e kemi patur vetëm këtë të para fundit Hashim Pronton. Dhe për të ardhmen vazhdimësia e kësaj gjendjeje, të paktën në shtet, do të favorizohet nga fakti se sidoqoftë do të lindë ndoshta këshilli i parlamentit (Dhoma e lartë e parlamentit) dhe të kufizojë domosdoshmërisht pushtetin e parlamentit e në këtë mënyrë rëndësinë e tij si vend i seleksionimit të udhëheqësve. Rrugëdalja e vetme e nevojës për të patur udhëheqës do mund të bëhej presidenti i shtetit, nëse ai zgjidhet në mënyrë plebishitare dhe jo nga parlamenti (si ishte zgjedhur Hashim Thaçi me anë të vetulles…). Kështu – kur të ketë kaluar epoka e rraskapitjes – e deskredituar do të jenë komandantët dhe jo lufta e kjo është pasojë e karakterit dhe e pafytyrësisë së tyre.
Ne na duhet një republikë e fortë, presidenciale, me kontrollet e duhura nga përfaqësuesit e popullit, administrata e shtetit, dhe me funksione të qarta e të përcaktuara si duhet me ligjet e duhura. Një model qeverisjeje me një presidencë pesëvjeçare dhe zgjedhje të drejtpërdrejtë nga populli, jo me kompetenca të gjera, por me balancat e duhura kuvendore me zgjedhje pesërvjeçare, me një kryeministër të zgjedhur nga kuvendi, por edhe me një (Këshill Shteti) të përbërë nga zyrtarë profesionistë dhe me strukturën e duhur ligjore, si dhe me një pleqësi kombëtare të përzgjedhur nga burrat intelektual e të sprovuar të shtetit, që do të ishte një strukturë e cila do të krijonte shumë stabilitet si për problemet e tanishme, ashtu edhe për momentet delikate dhe të krizave, që janë të natyrshme për ekzistencën e çdo shteti.
Rrugëdalja e vetme e nevojës për të patur udhëheqës do mund të bëhej presidenti i shtetit, nëse ai zgjidhet në mënyrë plebishitare dhe jo nga parlamenti. Po ashtu, na duhet vendosja e sistemeve të duhura të verifikimit, të kontrollit dhe të mbikqyerjes në të gjitha fushat e veprimtarisë politike. Pastrimi i shtetit nga elementët korruptivë, eleminimi i piramidave korruptive, zhvatjeve apo të llojeve të tjera, rishikimi i koncesioneve, parësitë e duhura, rishikimi i marraveshjeve jo të favorshme për vendin tonë nga ana e Hashim Thaçit e Isa Mustafës së bashku me të gjithë përgjegjësitë e pamerituara duhet të kalonin në sitën e gjykimit kombëtar dhe politik me synimin e kthimit të shtetit dardanë nga duartë e drejtësisë politike në normalitetin e duhur.
Duhet të bëhet një përpjekje e studiuar për të nxjerrë kombin shqiptar nga kjo zgjedhë e kazino dhe e spekulimit. Kapja e shtetit që është laku në fytin e kombit dardan duhet eleminuar, sepse nuk kemi asnjë arsye t’i paguajmë interes oligarkisë dhe të marrë frymë siç kemi bërë deri dje.
Si ma keni prishur e përçudnuar atdheun tim më të bukur! Krimi i tyre më i madh është kjo, që ti prish mendjen të rinjve. Doja të thosha se deri këtu ky llojë sistemi ka qenë lloji më shkatërrimtar i fodullëkut të vet. Qenia e një deputeti jo shumë të ngritur dhe të vështira që të mund të formojnë qenien shqiptare si deputetë qenie njerëzore shumë të fuishme dhe larpamës sa të mund të vendosin për formimin e një dhome të lartë në parlament, me fitoren e madhërishme mbi politikanët dhe krimin e organizuar, sa ma përë ligjin pas gjithë mijëra mënyrave të dështimit dhe të humbjes si komb.
Në këtë kohë qeniet shqiptare si të tilla në parlament, me shprehjet dhe sjelljet e tyre “të pabarabartë përpara drejtësisë” kanë vendosur fatet e Dardanisë deri sa erdhi duke u zhvilluar e coptuar si një specie e zvogëluar, gati qesharake, një shtetë i tufës, diçka i patëkeq, shëndetlig dhe i pafuqishëm, shqiptari i sotëm me qëllim që të kënaqnin kërkesat e zhvatësve. Kjo provon në mënyrë të dukshme sesa të dobët ishte sovraniteti i shtetit korruptiv dhe sa pak vlerësoheshin nga qytetarët e tyre.
Por këto parti po ia kalonin njëra tjetrës në plotësimin e procesit të skllavërimit të popullit tonë. Kurse republika ish qeverive ishte një koloni skllavërish në shërbim të të huajve. Ajo nuk ka një flamur kombëtar por vetëm një flamur të shpifur në praktikë, që nuk njihet nga populli, por që njihet dhe mbrohet nga dekretet shtetërore e masat legjislative. Ky simbol i AHTISARIT, që është kapela e Hashim Brojes turmokracisë dardane, do të mbetët gjithmonë i huaj për shpirtin e popullit tonë.
Të tilla elemente të pavetëdijshmes që formojnë shpirtin e një race të lig janë edhe shpjegimi pse ngjajnë me njëri tjetrin individët e kësaj race që dallohen nga njëri tjetri kryesisht nga elementët e të pavetëdijshmes që janë fryt i edukatës ose rezultat i trashëgimisë familjare.
A do të lindë “dhoma e lartë në parlamentin e Dardanisë” për t’i ndaluar të gjitha këto mbrapështi politike. Të mbyllësh sytë përpara këtyre fakteve është si të jetosh në të kaluarën e tyre. Gjithmonë ka pasur, ka dhe dotë ketë shqiptar të ligë që e bëjnë këtë. Ata mund ta ndalojnë e vonojnë, por nuk mund të ndalojnë dot rezulucionet e historisë së këtij vendi.
Duke i parë këto fakte të elementëve armiqëve tanë duhet të jenë të bindur për hipokrizinë e thellë të ashtuquajtura afera. Në një far mase, ata e kanë përdorur doktrinën e krimit të organizuar për të promovuar interesat e tyre të ulëta partiake. Për këtë arsye dhoma e lartë duhet të formohet për të mbajtur qëndrim kundër këtyre tendencave antikombëtare.