Proletarë të të gjitha vendeve sot bashkohuni…
Mëdyshas mbeta, në gracka befasimi
Dhe koha e ikur u kthye befas pas…
Një kërkesë miqësie ,më erdhi në Fb.
Sa kujtime më zgjoi
ai emër ,ajo fytyrë..
E rishtaz veshët më gumëzhinë
Alo – alo, Lushnja ,a më dëgjon…
Jam Vlora ,bashkë do punojmë
Sa vite ,sa vite kjo miqsi …
Vite e vite që ne i ndamë bashkë
më solli në këtë çast pranë
Befas ndjeva zërin tuaj
si cicërima e një zogu të harruar.
Telat që zgjateshin
si shinat e trenit ,
veç telat puthnin qiellin,
horizonteve shpërndaheshin
e shinat ,tokën e but..
Era që fishkëllente,
Herë lehtë, herë me tërbim,
telat përkundte, e tinguj shpërndante
si një vegël muzikore……
Dhe diku një tel u këput
një bisedë mbeti përgjysmë
e ndërlidhje më s’kish…
Bora që binte i mbulonte
dhe lidhjet priteshin pa mëshirë…
Një Nënë që priste me orë
për të folur me fëmijët
Një tjetër haber priste
dhe një i tretë të fliste,
me të dashurën e tij…
Eh, sa zgat kjo lidhje
Zëri yt i butë dëgjohej në çast
Alo, Alo, prisni tani do ju lidhim
Alo Fieri…
Alo Vlora…
Alo Skrapari…
Ishte aty gjithë Shqipëria
Dhe zëri yt , që fliste në çdo kohë
Dhe lodhje ti nuk ndjeje ….
Mes ëndërrave ti sërish flisje,
Fieri, Vlora , Durrësi, a më dëgjon…
Me kufjet në vesh , me zërin e ëmbël
mes njerëzve ndaje gëzim, mërzi..
E mes tyre ishe gjithnji..
Alo ,alo , kjo linjë ka zhurm ,
kjo tjetra nuk punon…
o zot ,si do punojmë sot…
Ishe ti çentraliste…
në tension gjithmon
Një rreze diell
fytyrën më ndiçoi,
sytë picërrova me habi…
në dorë mbaja celularin
brenda tij ishte ftesa ..
që më bëje ti….
Dhe atëherë qesha me shpirt
Oh, thashë me telat s’kam më punë,
Kufjet në vesh i mbaj ..
kur dua të dëgjoj muzikë
Dhe pranë përsëri dëgjoj,
Zërin tënd jo, dot s’e harroj
Kur ëmbël sërish më flet
Alo ,Alo, a më dëgjon…
Veshët më bëjnë apo era pëshpërit,
Në kordën e vetmisë, në ankth e stres,
Se diellit të dëshirës ne dot nuk i zëmë pritë
E kaluara na gjurmon nga mbrëmja
në mëngjes…
Alo, alo, a më dëgjon!….
Shpresa Dhima@@
