Mësova t’ju them të drejtën, pa ju tëhequr vëmendjen me tonin e meditimit tim, për atë ç’ka dua t’ju përcjell si njeriu i portës ngjitur, gjiton në banesën e tokës ishull. Fenomeni i krishtërimit për mendimin tim presonal, pa qënë student teologjie, asht drejtimi i shpirtit njerëzor drejt portave të hapura të paqes qiellore. Rebelizmi im, nuk ka dalë asnjëherë nga këshillat e nënës, e cila besonte se lumturia e shpirtit në familje dhe shoqëri, gjithmon ngelet e lidhur me sinqeritetin, ndershmërinë, me aftësi intelektuale, si nevoja humane për të jetuar jetën, duke bërë edhe një njeri tjetër të lumtur me paqen e shpirtit tënd. Predikimet e mia poetike, siç i ka përkufizuar një lexues, vijnë nga veshja e trupit tim me zinxhirë, duke më mbërthyer fati si Krisht, pa humbur shpresën për një ditë më të mirë, për një atdhe më të mirë që të mos na duket skëterrë. Zoti nuk asht diçka tjetër, në përmallimin tim si fëmijë, kur nëna ime e kishte të shkruar në nofuskë, ”e pa fe”. Shpallja e saj ateiste, nuk i bëri ballë rebelizmit tim, për tu njohur me fenomenet në të cilat vorbullonte shoqëria, në tranzicionin e kthimit të kishave në depo gruri, pas vandalizimit në thirrjen ”feja asht opium për popullin”. Këndvështrimi im, ishte se sa kjo platformë besimtare shumë shekullore, ndikonte tek sjella e lumturisë tek besimtarët si një kërkesë e rendesishme në jetën e përditëshme, për të marrë vërtet një kuptim, emocional shpirtëror. Edhe pse ndikimin i sistemit që koha e la mbrapa, ishte mizor, mua nuk ma bënte zemra, që artin e besimit në shenjtërimin e njeriut nuk ekziston. Liria, për të gjetur paqen me çelsin e sinqeritetit, nuk kërkon tutorë politikë, sepse nuk varet nga politika lunturia jonë, por nga vetvetja. Edhe pse më trembi harbutëria, me kosa e çfurqe, vare dhe kazma, nuk arriti të më bindë, të heq dorë nga besimi se misioni i krishtërimit, asht për ti bërë njerëzit paqësorë, më familjarë, të flasin me veten, para se të mendojnë keq për tjetrin, duke qënë të lirë të shpreheshim brenda etikës morale, pa i mohuar dëshirat humane për marrdhënie ndërnjerëzore. Ja sa thjesht, tregohet fortësia e besimit tek Zoti, lexuesit e mi. Konceptualisht po ju jap fillin mendor, se që të arrish të besosh, duket të përqafosh idenë. Sa herë, më ashtë dashur të shmang dilemën, se si duhej të ishte jeta e njeriut pa besimin tek Zoti dhe anasjelltas. Normale do të ishte sigurisht, duke i munguar mungesa e errësirën për tu bërë vërtet më njerëzor, larg egërsisë kafshore, që nuk e kanë as kafshët. Mos e merri, për përfytyrim, apo imagjinatë, mendimin tim që Zoti ka zbritur në tokë njerëzit, për të ta bërë më paqësor njerëzimin. Zinxhirët, që veshin trupin tim, po këtupten nga njerëz që adhurojnë nderin, paqen dhe besojnë në Zot, pa e përmendur idenë e vjetër që i baraktisi njerëzit, që zoti bën gjithçka pa ne. Jo, ne jemi ata nuk bëjmë pa atë, së bashku.