17.5 C
Tiranë
E hënë, 25 Maj 2026

Daim Hiseni

Lufta e vitit 2001 rrënjësisht ndryshoi statusin politiko juridik të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut , andaj edhe llogaritet si ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar, jo vetëm tek ne por edhe më gjerë.May be an image of ambiente të jashtme, monument dhe tekst
Çka ndodhi sot me të ariturat e luftës dhe cili është statusi politiko juridik i shqiptarëve në RMV.
1. A janë shqiptarët sot të kënaqur me statusin politiko juridik në RMV?
2. Nëse këta dëshmorë janë krenaria e jonë, atëherë cili është statusi juridik i tyre në RMV?
3. Kush janë ato individ dhe parti politike që duan të falin gjakun e dëshmorëve, duke ua shtrirë dorën e pajtimit strukturave ushtarako-policore maqedone pa ndryshimin e konceptit të këtij shteti?
4. Pse duhej të lejohet mposhtja e zonës së lirë në Karadak, me skenarin e tradhëtisë së Kumanovës më 9 maj 2015.
5. Sot më 2 maj, në këtë vit jubilar të 20 vjetorit nga shpallja e zonës së lirë, në varrezat e dëshmorëve paralel me ish-strukturat e UÇK, veteranëve të luftës, homazhe dhe kurora duhej të dorëzonin edhe delegacione të larta shtetërore nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria.
Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare vlerson se ndasitë politike janë vetëm dorë e zgjatur e interesave të huaja dhe pengesë për jetësimin e kërkesave të dalura nga lufta.
Me rastin e 20 vjetorit nga lufta e lavdishme e UÇK-së është koha dhe momenti për ndryshimet kruciale në këtë shtet duke filluar me ndryshimin e Kushtetutës dhe definimin e qartë të pozitës së shqiptarëve – element konstituiv dhe bartës i sovranitetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
LAVDI DËSHMORËVE
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.