Lavdi deshmoreve te Atdheut!
Nënë jam mirë mos vë merak,
Dhe bukë e zjarr kam boll,
Jelekun e leshtë e kam në krahë,
Jam veshur mirë e nuk jam hollë.
Ti fli e natën mos e gdhi,
As dhe lotë mos lësho,
Mos qaj për mua se të shohin,
Si shkëmb në këmbë qëndro.
Ti je nënë e luftëtarit,
Armiku dridhet nga tyta ime,
Barut kam zemrën po kam dhe grushtin,
Jam djalë I fortë moj nëna ime.
Ndonjëherë kur sytë I mbyll,
Ashtu përmi pushkë mbështetur,
Më vjen si ëngjëll zeri yt,
Dhe pak biro ka mbetur.
Kur unë të vi bashkë me shokë,
Do të jetë shfarrosur këpucë e huaj,
Me ato duar plot rrudha nënë,
Në magje një kulaç gatuaj.
Dhe pak dhallë për shokët shtro,
Rreth sofrës plot me dashuri,
Do t’këndojmë këngët e luftës,
“Ne vdesim sot për Shqipëri”.
Kur të lexosh këtë copë letër,
Mos harro nënocka ime,
Ti je nënë luftëtari,
Mbahu burrnesh e bëhu trime.
Arjana Fetahu Gaba,
New Jersey, May 2021