Mbi qepall tè syrit mè rrin
e flen.
Naten vonê kur gjumi me dremit.
Ti aq bukur vjen ngadale e me merr .
Mè miklon aq embel pastaj larg m’ik.
Mbi koken time çdo natè.
Mè panteon dashurie vjen.
Mi perkedhel flokèt e gjaté.
ILargohesh askush s’té gjen.
Vjen me yllin , zbret nga yllésia.
Né dritare té zemres vjen e shkon.
Pluskon nuk ka te ndaluar kjo magjia.
Né ato pak minuta ti shpirtin trazon.
Eh feniks i zjarrté ç’mè je késhtu vallê?
Vjen hapéron nè qênien time.
Si njé iluzion ,éndèrr apo mallé.!!!!
Veç se di tè dashka zemra ime.
Nuk dua ti hap qepallat né fakt.
Kamè frike mos iké kjo mrekulli .
Mos u largo pérséri diku larg
S’dua tè ngelem ashtu n’ vetmi.
Madje s‘dua ta bind veten
Qé je thjesht njè fantazi.
Bukurie Buçpapaj
5.5.2021.
“””””””””””

O biondinë e bukur
flokëgjatë,
Me orë të tëra
foton tënde kundroj,
Për ty, ky shpirti im
po merr flakë,
A s’e kupton, moj,
sa të dashuroj?!…
E mbaj fshehtas
në shpirtin tim,
E nuk i tregoj
as vetes për ty,
Kam pakëz frikë ,
o lule bekim,
Se, ndoshta,
më largohesh
e s’di se si…
Ndaj të dua ty,
çapkëne flokë ari ,
Më rrezaton me gjithçka
të bukur tënden,
Me ty e mbush përplot
me yje Qiellin,
Sa më ngjake si binjake
me Diellin!…
E bekoi Zoti
lindjen e asaj nene,
Qe e ngjizi kaq të sigurt
bukurinë e qiellit
Dhe, sot, unë brenda vetes
vuaj bukur,
Por, sa e bukur,
kjo vuajtje e rrezediellit…
Sikur ta dije, moj lozonjare,
se çdo çast përgjërohem
e mbetem në kujtim ,
Do të vije ashtu e bukur,
e qetë e pa naze
Dhe do të përjetoje
dhe ti këtë dashurim…
Bukurie Buçpapaj
3.5.2021.