18.5 C
Tiranë
E hënë, 25 Maj 2026

Hyrije Jusufi

E BUKUR
PSE TË TË LË TË IK

Dje kam vdekur për fjalën time
Sot jam rilindur për fjalën ta bëj varg
Udhëtoj mes rreshtash fli në përkëdheljen e yjeve e zgjohem me diellin në përqafim
Dita pa fre më falë buzëqeshjen
Më falë , po , shumë nga ajo
Më patë premtuar dhe besën dua ti mbaj
Do të rilind edhe njëherë…

Shkëlqimin e syrit tim hyjnor
I fali natës eter
Të i bëj dritë gjumit pa natë
Lirinë që shtrihet poreve të lëkures
Shpirtit pa fre
E bukur e pse të lë të ik …

Hyrije Jusufi

“”””””””””””””May be an image of Hyrije Jusufi

Ta dish
N’çdo shkronjë kam mbështjellur mallë
Të ligën kam varur qiellit si trishtim
Kujtimet më janë bërë shpirt
Jetë po i thënkan hijes që të nget pas !
Kohës që njerëzimit plagë iu mvesh !
Rilind e mvishu xhamadan dielli …
Vellon pa ngjyrë falja varrit !
E përjetëshme buzëqeshja syrit qiellit
Ngjyrave shkëlqyese që pëshkuan shpirtin tënd !
Hyrije Jusufi
“””””””””””””May be an image of Hyrije Jusufi, sitting dhe outerwear
NESËR SHKOJ
Prapë po iku pa ty hije mbetur
Rrugë pa ty kryqeve të jetës
E ti një shkëndijë nga unë eshkë
Që djeg si shkretëtirë braktisur
Po fluturoj pa sytë tu qiejve
E buzën time kafshon ironia
Më dhëmb kjo ikje në pakohë
Kisha shkulur pengesat labirinteve
Në ty me fuqinë e lotit mbështjellë
Do rrugëtoj udhët e kthyera mbrapsht
Po marrë rrezet e diellit me vete
Ato që të shkëlqenin ty
Shpirti im
Si një portë plot magji valëve trazuar
Tronditjen tënde pret heshtja shpirtit
Për t’i lëshuar ëndrrat në fluturim
Mbështjellë në shtegtime të bardha
Me këngën që fle në zemër e bënë dritë
Përtej natës në shqetësime si rrufe djeg cakun
Në përbindëshin tënd flinte fytyrë njeriu dehur
As magjitë me qetësinë hyjnore nuk të njohën
Askush s’do të mundë ta zbërthejnë qenien
Nuk i tubon dot era të tilla ndjenja misterioze
Shpërndarë vërdallë luftërash brenda vetësisë sime
Herë lartësive qiellore herë fundit të detit i përplasë
Se çelësin e dashurisë nuk ta pata dhënë me e vete
Peng burgosur në muzën time shpuriti etjen e shpirtit
E nesër shkoj përtej qiejve në udhën e panjohur hijeve
Hyrije Jusufi
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.