Të nderuar Oficer, Nënoficer,
bashkëluftëtar të luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare,
të respektuar prind të dëshmorëve.


Mikpritja e Juaj aty ku prehen bijtë e juaj dhe shokët tanë, na bënë të ndjehemi pjesë e përbashkët e familjes.
Aq sa ishte e madhe dashuria ndaj shokëve të rënë, po aq e madhe është edhe dhimbja që ndër dekada po na lëndon shpirtin. Sepse atë shoqëri tonën nuk e lidhi biznesi dhe interesi, por ajo ishte lidhur në vijën e frontit përmes tytave të pushkës.

Të nderuar ushtar të emblemës dhe uniformës së UÇK-së.
Sot, nga ky vend sa finik po aq krenar, paralel me dhimbjen ndjejm edhe kënaqësi. Është kënaqësia e nderit të krenarisë. Jeni të nderuar që kishim fatin të bëhemi pjesë e jetës së përbashkët në radhët e ushtrisë, që sot kush tjetër përpos juve dhe familjarëve mund të ndjehet krenar që ishte shok, mik dhe vëlla i tyre në ditët e lavdisë dhe historisë, ose prind i dëshmorit të lirisë së një populli.
Kështu si ne, sot homazhe bëjnë edhe shumë grupe të tjera me ushtarët dhe eprorët e tyre. Homazhe kanë organizuar edhe grupe të studentëve sidhe forumet rinore të partive politike. Më erdhi mirë telefonata e deputetit të popullit z. Remzi Mehmedi i cili ka anashkaluar ftesën e aktivistëve të tyre dhe ka kërkuar që ta pranojm në mesin tonë duke, u reshtuar pas luftëtarëve të lirisë dhe sëbashku të nderojm dëshmorët e Atdheut.

Pos homazheve në Poroj, Sllatinë, Neproshten, Tetovë, Bojanë, Haraçinë, Sllupçan, Hotle, Orizare dhe vise të tjera, sot morëm edhe një zotim nga z. Zejadin Sela i cili publikisht u deklarua se pas organizimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së organeve të SHVL UÇK-së, do të nënshkruajm një memorandum bashkëpunimi, ku pranon që subjekti politikë që ai e drejton të bëhet instrument juridik në shërbim të SHVL-së, për jetësimin dhe kanalizimin e kërkesave të dalura nga lufta e lavdishme e UÇK-së. Ai shpreson që një një akt të tillë dota ndjekin edhe partitë tjera, që të kemi qëndrim të unifikuar rreth pikave prioritare me interes kombëtar, ndër të cilat bëjnë pjesë edhe kërkesat e dalura nga lufta e lavdishme e UÇK-së.
Në këtë ditë, gjatë kryerjes së homazheve në disa vende ndodhte që të takohen grupet mes vete, ku veteranët e luftës e thanë një të vërtetë e cila shumicës nga ne, na i mbushi sytë me lot.
O shokë, a nuk e shihni që përsëri po bëhen shkaktar dëshmorët e rënë para 20 viteve, siikur na bëjnë ftesë, që të na takojnë, të shihemi dhe të përshëndetemi me njëri tjetrin në ditën e tyre të 5 majit. Sepse ne veteranët nuk kemi as zyre, as kushte, as sallë, as shtëpi bjeshkatarësh, as seli tonën, ku mund të takohemi dhe të zhvillojm aktivitetet tona ashtu si na ka hije.

Zoti u dhashtë jetë e shëndet familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe ju veteranëve të denjë dhe besnik ndaj betimit të dhënë.
Mirënjohës dhe falenderues për gjithë ju qytetar të dashur që vazhdoni të nderoni dëshmorët sidhe ti bashkangjiteni aktiviteteve tona drejt qëllimit të përbashkët.