Flamuri ynë kuq e zi
mbi krye, nuk duron zgjedhë,
rrena, mashtrim e kusari,
turp për besë o Shqiptari!.
Ngjyer gjakut që kur u lena,
flamuri ynë me dy krena,
e fituam lavdi trimnis,
flamur më t’bukur si bëhet Shqipnisë.
Shqipja nalt , nat flamur,
krahët shtrirë krejt Shqipnisë,
një krye sheh Kosovën trime,
tjetra sheh me mall Çamërinë.
Flamurin tonë kuq e zi,
nderoni vëllezër me ndershmëri,
zvarritni demon e shtypni padrejtësi,
që Shqipja mbi flamur t’krenohet për Shqipni.