Merre ketë letrën e lexojë
Nga larg sot unë po ta nis
Hape zarfin më vëmendje
Kujdes shpirt mos e gris
Fjalë nga zemra do gjesh
Nga ky shpirt ato burojnë
Pa ty zemra ndihet bosh
S’ka ilaç që të më shërojë
Ulëm pshqillem në krevat
Gjumi natës nuk më merr
Imazhi jot më del përpara
Kërkojë n’shtrat po ti nuk je
Në të gdhirë sapo del dielli
Rrezet depërtojë nga lart
Ngrohtësinë tënde e ndjejë
Me mu futesh brenda n’shtrat
Gjumi nisë mua t’më marrë
E në ëndërr më shfaqesh ti
Trupi m’digjet e bëhet flakë
Sikur llava vjen e më perpine
Çdo natë lutëm për ty zemer
Që t’vish pranë meje një ditë
Dashuria imë s’ka tjetër emer
Ti jë shpirti drita e syvë të mi