20.5 C
Tiranë
E enjte, 14 Maj 2026

Luan Lumeka Kalana

PROFETET  E  PAQES – Udhërëfyesit e Urtësisë

-U rritëm me idhujt besimtarë porfet,

Me Jezus Krishtin e pavdekshëm,

Me prijsin qyetar,profetin Muhamet,

Me Baba Tomorin,në majë të malit,

Me urtësitë,na japin uratë e shpresë.

-As ishin eshe Ju profet Rilindësat tanë,

Që na hapen sytë rilindën shpirtrat,

Ngritën kombin nga errësisra të gjallë,

Vllezërit Frashëri me  Mjedën me nam.,

Kurbetlinjtë ideatore  At Noli e Konica,

At Gjergj Fishta të madhin ithtar,

Që lanë amanetin për Shqiptarin,

“Geg e Toske nja ashtë Shqipnia,

Një Nanë na ka lind,kena një gjuhë,

Një fe-shqiptarinë, vllaznia na bashkon,…”

 

Në jetë kam takuar,më kanë befasuar,

Njerës të thjeshtë,të ndershëm,të drejtë,

Kane falur jete,kane bere mrekullira,

Do t’i quaja me plot gojë, profetë të gjallë,

Më kanë frymëzuar,të eci përpara me djersë.

Jo vetem,priftinj,hoxha e baballare,

Si Mather Teresa shenjtorja shqiptare,

Shëmbëlltyre Pajtuesit e gjakrave,

Nëna ,pirindër edukatorë të rralle,

Poetë ,Mësues gojë ëmbël paanë,

Edhe Fëmijë,nxëns cudibërës ,

Me veprime e fjalë të magjishme,

Kanë zbutur edhe djallin e pabindur,

E kanë kthyer në udhë të mbarë .

 

Mos harrojmë,ka dhe shqiptare që besojnë,

Sikur të jenë udhëheqës profetë të vërtetë,

Edhe komandant Enverin,Rugovën me shall,

Saliun me dygishta,Lulin qe luan me fjalë,

Liderin e shtetit,Ramën burrë,zotni të rrallë,

Janë mes nesh  popull, nuk i armiqësojmë,

Edhe se profecite s’i besojme,koha do i tregojë.

  @ Lumeka.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.