Çfare forme
Çfarë trupi
Çfarë ecje e dredhje ka ligësia
Si e gjen rrugen
E futet të bëjë viktimë
Dhe ëndrat e mia
Tinzare, e hollë
Apo e trashë dhe ziliqare?
Kush dorë e mbolli atë farë
Në ca trupa qënjesh
Aq të shëmtuara vallë?
Përbindësha pa kokë
Me duar grabitqarë
Instikti i bishës
I sjell ata vërdallë
Ca të shkurtër si të shtypur
E ca të trashë
Ca si skile e ca si djallë
Do kenë jete
Ata akoma vallë?