Debati mbi Gjykaten Speciale eshte manipulativ. Kjo gjykate ka ardhur si pasoje e deshtimit te sistemit te drejtesise ne Kosove, qofte ne kohen e UNMK-ut, qofte EULEX-it dhe gjykatave te Kosoves per tu marre me krimet e luftes dhe pasluftes.
Kurrsesi nuk mund te krahasohen krimet e kryera nga Serbia ne Kosove me krime te tjera per te cilat jane ngritur aktakuzat nga Specialja, por kjo nuk do te thote se krimet e tjera nuk duhen adresuar.
Sigurisht Gjykata Speciale, si pjese e institucioneve te Kosoves, nuk do te vendosej ne nje shtet tjeter sikur ne Kosove te ekzistonte siguria per deshmitaret. Ky shqetesim eshte ngritur ne te gjitha raportet per Kosoven.
Gjykaten Speciale e kemi votuar sepse bashkesia nderkombetare ka kerkuar adresimin e krimeve dhe Kosova, si vend qe eshte cliruar nga bashkesia nderkombetare ne emer te mbrojtjes se te drejtave te njeriut, ndaljes se krimeve dhe gjenocidit (nderhyrje ushtarake humanitare) nuk mund t’i shmanget drejtesise dhe domosdoshmerisht duhet te pastrohet nga aktakuzat.
Nese Kosova nuk do ta kishte votuar, sot do te kishim nje Gjykate Speciale te themeluar nga OKB-ja me prokurure e gjyqtare ruse e kineze, kushedi ne colin shtet.
Prandaj nuk eshte e ndershme te behet politike me kete teme.