18.5 C
Tiranë
E premte, 15 Maj 2026

Dashamir Uruçi

MAQEDONIA E VERIUT ESHTE NISUR DREJT EUROPES, MBI KURRIZIN E TE DREJTAVE DHE LIRIVE TE SHQIPTARVE.
Keto dite,pata rastin te lexoj,nje interviste bombastike te politikanit Ali Ahmeti i cili “po e çon Maqedonine e Veriut,drejt NATO-s dhe Bashkimit Europian…”!
E lexova nje here dhe u ktheva perseri, ne rrjeshtat e kesaj interviste, per te kuptuar me mire objektivat e liderit te BDI-se, per te kuptuar ç’fare ka bere ai dhe Partia e tij,per popullin shqiptar ne Maqedoni dhe çfare programesh politike kane per te ardhmen.
Pa hyre ne detajet e intervistes, me duhet te them se intervista e liderit Ahmeti pershkruhet fund e maje me ngjyra roze duke pasqyruar sukseset dhe kontributet, pa u marre me pergjegjesite te cilat ne rradhe te pare e rendojne ne te gjitha anet BDI-ne dhe vete kryetarin Ahmeti.
Per shume vite me rradhe, ai e ndau mandatin politik me Nikolla Gruevskin duke mbajtur mbi supet e veta, shtypjen dhe shfrytezimin e shqiptarve,fyerjet e vazhdueshme dhe rrahjet ne protestat kunder qeverise,denimin e mbajtjen ne burgje te shume luftetarve te lirise,emigracionin galopant te shqiptarve drejt perendimit si dhe privilegjet e pasurimin e frikshem te familjes e te klanit rrotull tij.
Te gjitha keto kulmuan, me futjen ne Parlamentin e Maqedonise te emisarve te sherbimeve sekrete maqedone, per te rrahur per vdekje opoziten e vertete te shqiptarve, me ZIJAEDIN SELEN ne krye e per te mos i prekur as edhe nje fije floku, bashkepuntorve te Gruevskit,Ali Ahmetit me shoket e vet.
Ne interviste spikate “politika e madhe e nje lideri te vogel” i cili hapur tashme, mbeshtete e perkrah politiken maqedone, ne nje vend ku jane shkelur e neperkembur rende te drejtat dhe lirite e shqiptarve.
Nga rrjeshtat e intervistes, lexuesi kupton se ALI AHMETI eshte pajtuar me gjendjen ku ndodhen shqiptaret sot.Ai ndjehet mire me privilegjet qe ka siguruar dhe vazhdon te mbreteroje i qete, ne kolltukun e kryetarit te Partise.
Per here te pare, hapur ne nje interviste te gjate, lideri Ahmeti i thote popullit te vet te votoje kandidatin maqedonas, duke theksuar se shqiptaret nuk mund te fitojne ne betejat politike me maqedonet ndaj duhet te hapin rrugen e ti nenshtrohen sundimtarve tradicionale, te Maqedonise.
Pse nuk bie dakort ne teresi, me intervisten e Ali Ahmetit.?
Eshte e lehte te kuptosh se ish luftetari i lirise dhe komandant i Ushtrise Clirimtare Kombetare,eshte pershtatur me gjendjen dhe futet ne betejat politike me mentalitetin e humbesit.
Ai deklaron se “ne kemi marre pjese dy here,para dhjete vitesh ne garen per kryetar shteti dhe ne te dyja rastet ne e kemi ditur qe ne fillim te gares se ne nuk fitojme…”
Ne dukje te pare mund ti japesh te drejte ketij konkluzioni po kur i analizon shkaqet e humbjes kupton lehtesisht se keto rrezultate jane te lidhura me partite politike te shqiptarve qe per shume vite me rradhe e ndane pushtetin me maqedonet.
Humbja e shqiptarve ne zgjedhjet politike ne Maqedoni, ne rradhe te pare eshte pergjegjesi e vete Partive Shqiptare.
Futja ne zgjedhje pa garantuar procesin zgjedhor,pa rregjistruar votuesit dhe pa rrealizuar bashkimin e partive politike te shqiptarve, natyrisht qe te çon drejt humbjes.
Ali Ahmeti kerkon dialogun e mirekuptimin me maqedonet nderkohe kur ne mes partive shqiptare, ka mbjellur perçarje e kundershti te te gjitha llojeve.
Ai ben thirrje per konsensus me maqedonet dhe kete nuk e ka arritur me vllezrit e vet te nje gjaku.
Ne intervisten e vet Ahmeti lavderohet se flamuri shqiptar valevitet lirshem ne Maqedoni dhe se gjuha shqipe “sot eshte levruar dhe e ke te garantuar me ligj…”.Te dyja keto te drejta i kane edhe minoritetet e tjera si turqit,romet,serbet… te cilet nuk i afrohen shqiptarve per nga numri me afro 40 perqind te popullit ne Maqedoni.
Gjithashtu AHMETI, lavderohet se Maqedonia po shkon drejt Nato-s dhe Bashkimit Europian.
Askush nga shqiptaret, me dy pare mend ne koke, nuk eshte kunder anetarsimit te Maqedonise ne Nato dhe ne Bashkimin Europian.
Historia e mardhenieve shqiptaro maqedone na ka mesuar se asnjehere maqedonet nuk e kane mbajtur fjalen kur kane qene ne pyetje interesat e shqiptarve.
Kete e vertetoi Marveshja e Vdekur e Ohrit,Marveshja e Prespes,Marveshja per ndryshimet kushtetuese e te tjere.
Te gjitha keto marveshje dhe veçanarisht dy te fundit, duheshin kushtezuar me interesat baze te shqiptarve ne Maqedoni,me te drejten e shqiptarve per te qene shtetformues dhe gjuha shqipe, gjuhe zyrtare ne Maqedoni.
SHQIPTARET ne Maqedoni duhet te numerohen nje per nje,shtepi per shtepi,katund e qytet, bashke me diasporen dhe pasi ti keni shtuar edhe disa qindra mijra shqiptare ortodoks te sllavizuar, mund te shohim se kujt i takon presidenti.
Pa i bere keto pune nuk mund te kene sukses shqiptaret ne Maqedoni, o Ali Ahmeti.
E di se do te thuash se te tjeret “nuk mund ti tregojne beut arat” por nuk u durova pa ti thene dy fjale se edhe ne takimin e diaspores ne Tirane vetem parade suksesesh ke bere.
E shume pjesemarres aty nuk ishin dakort me ty.
Po behen 20 vjet qe keto pune ti me shoket tuaj, nuk i keni bere ndaj duhet te ikni e ti hapni rrugen te tjereve te cilet mund t’i bejne.
Me ato gjera qe ke shtruar ne intervisten tende ti je pajtuar me te keqen dhe ke kapitulluar…!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.