12.5 C
Tiranë
E dielë, 17 Maj 2026

Me penen brilante te poetit “Stavri Hima”

LIZA IME JETA IME
E para herë në jetën time
Në këtë mesmoshë të dërmuar
Erdhe Liza, si princesha ime
Dashuria ime e ëndërruar
Më the: hiqe vetminë nga jeta jote
Firmose jetën i fejuar
Tregoi gjithë kësaj bote
Se gjetëm dashurinë e merituar
Dhe unë menjëherë veprova
E hoqa vetminë, vendosa dashurinë
Zërin e zemrës tënde dëgjova
Ndaj vendosa ta heq vetminë
Sapo fejesa u vendos midis nesh
Bujë bëri tek miqësia
Erdhën urimet serbes, serbes
Na uroi mbarë njerëzia
Mijëra urime morëm për fejesën
Dhe u gëzuam fantastikisht
Jeta jonë e mori kthesën
Kur u pamë në sy atë dit’
Ishte dita më e bukur për ne
Në kuvendin e dy majit
Kur ti “shpirti im” më the
Se ja rrëmbeve zemrën “djalit”
Eshtë dashuria e parë zemër
Si për mua edhe për ty
Prandaj dashurisë i vemë emër
Kur pranë jemi dhe shihemi në sy
Syri yt magjik më dërmoi
E mori më qafë “perandorinë” time
Gati nga trutë më shkalloi
Kur si perëndeshe hyre tek zemra ime
Portën e zemrés hapur e gjete
Dhe u fute si princeshë
Zemrës time i dhurove jetë
Më bëre buza të më buzëqeshë
Ndaj jeta ime u rinua vërtetë
Kur pranë si pëllumbeshë më erdhe
Më ringjalle më dhurove jetë
Kur mirësinë tek mua e derdhe
“””””””””””””””””””””
Dashuri, që nuk është gjithmonë mirësi, por mbetet në kujtesë
ME ZGJOVE
Eh ëndërr, që zgjove ndjenjat e mia
Dhe m’i flake shumë larg mendimet
M’i largove ato nga hallet e mia
Dhe më solle pranë kujtimet
Eh DASHURI të thashë njëherë
Por nuk dita mirë, të ta thoja
Ndaj oferta ime, u hodh në erë
Mora rrugën dhe u largova
T’u largova përgjithmonë
Që të fshihja nga kujtesa
Por Ti del dhe më ngacmon
Në rrugët e gjumit me kthesa
Dhe hapen plagët e vjetra
Që të mos shërohen kurrë
Rrokulliset tatëpjet’ jeta
Dhe pastaj kthehet torturë
Le të mos kishte ndjenja
Që njeriu të mos vuante
Të mos kishte as mendje
Që truri të mos gatuante
Se kështu siç është njeriu
Vuan shumë, shumë, shumë
Ç’të bëjë tjetër, i ziu
Veçse të mbytet në lumë
(Stavri Hima AKTUALITET
“””””””””””””””””””””””””””
ZEMRA IME TI
Mé rreh zemra nate e dite
Pér një zonje shpirtflori
Qe ka gjithë miresite
Edhe shtatin si selvi
Eshte yll edhe hene
Rreze dielli në agim
Rrugen mua ma ka zene
Ka hyre ne shpirtin tim
Zemra m’rreh me furi
Per te bukuren si sorkadhe
Do ta marr ta fut në gji
Engjellushen shtoizavalle
Faqekuqe porsi molle
Mendjearte si flori
Shtategjat e belholle
Eshte nuse per shtepi
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.