15.5 C
Tiranë
E shtunë, 16 Maj 2026

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

 

PANGOPSIA E KARIERISTAVE

Ka kohë që mendoj të shkruaj për disa individë të cilët më kanë habitur aq shumë sa nuk mund të mos e shprehi mendimin tim, sepse unë jam i tillë  që disa gjëra nuk mund të i mbaj brenda shpirtit tim pa i shprehur hapur. Rreth kësaj dukurie që do e paraqesë me disa fjalë ka shumë të shkruhet, por unë do të mundohet mundsisht që lexuesit të ia paraqesë me disa fjalë të shkurtra. Që nga koha e pluralizmit e deri në ditët e sotme disa individë sillen rreth mullarit të politikës dhe ate vetëm i ndrrojnë kolltuqet  dhe zyrat e tyre dhe nuk lënë tjetërkend të marr një post në pushtet. Këta ca karierista me ca servila që i mbajnë rreth vetes janë të pangopshëm. Janë aq shumë të sëmurë me karierizëm që me dredhitë e tyre me vite të tëra nuk e lëshojnë postin e tyre, por vetëm që ndrrojnë postet. Kanë formuar një rreth, një grup, klan rreth vete dhe po ua more pushtetin vdesin. Po e përsërisë edhe këtë se vet janë të dobët dhe deri më tani nuk kanë arritur aspak suksese në karierën e tyre politike karieriste për vendin dhe popullin. Kanë arritur vetëm të vjedhin dhe të pasurohen për vete dhe për familjet e tyre. Janë uzurpues të posteve në pushtet. Njerëzit e aftë, të ndershëm i kanë larguar që mos të i kenë konkurenta. Iu kanë bërë kurthe të ndryhme që të i largojnë. Ca zagarëve servila ua kanë hudhur dhe ua hudhin edhe sot disave nga një koc për të e lëpirë dhe ata lehin pa ndalur si ndonjë qenë i keq për të i mbrojtur këta ca karierista. Ajo që është me e keqja që këta egoista shesin edhe atdhetarizëm. Në fund do e mbylli këtë shkrim duke thënë. A thua vallë deri kur do zgjasë pangopsia e tyre karieriste?!… Mendim im përfundimtar është se këta gjatë tërë jetës nuk do të ngopen. Pangopsinë e tyre do e ngopë vetëm dheu i varrit atë ditë kur të vdesin.

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.