15.5 C
Tiranë
E shtunë, 16 Maj 2026

Lubi H Tota

Të fola Ba !
Të thirra ba, mes lotësh të fola
Nuk m’u përgjigje, une qava fortè
Kjo natë e madhe pa ty nuk
bëhet
Tek ti vura lule, unë piva lotë.
Sa i rend dheu që të tretë ty
Diellit ju luta të të ndriçoj ‘
Do i flas hënës orëve të vona
Me yjet bashkë, për ty do lotoj
Çdo ditë më shumë më djegë
mërzia
Malli më shtohet më përvëlon
Më falë o ba se nuk po duroj!
Shpesh herë dhe loti më tradhëton.
Ditët po ikin, loti nuk ndalet
Se dhimbje e madhe qenka pa ty.
I lutem zotit, unë, ditë e natë
Që afër vehtes të të mbaj dhe ty
QOFSH I XHEHNETIT BA!
Punoi Sulbie shehu
“”””””””””””””””””””””””””
MUZA E VARGUT TËND !!
@@@@@@@@@@@@
Do i përgjërohem diellit buzë mbrëmjes
Të më fali sonte ,një rreze argjend ,
Ti kërkoj dhe hënës të më shoqëroj
Të shkruaj për ty dhe për vargunt tënd!
Do i lus mëngjeset ,zgjuar të më gjejnë
Me lindjen e diellit , ty të përshëndes .
Sot në vargun tuaj muzë isha unë
Prap të përgjërohem , muzë le të mbesë .
Do i flas dhe detit në kta ditë maji
Valët le ti derdh drejt shpirtit të rënd
Pena le të shkruaj siç do vet poeti
Unë prap le të ngelem muza e vargut tënd !;
Le të shkruaj pena me gjakun e zemrës
Pranvera të çeli mos të hezitoj
Muzën ta kam falur poeti i penës
Imazhin e more;unë nuk e kërkoj
Punoi Sulbie Shehu .
Me 8 .5. 2020
“””””””””””””””””””May be an image of Lubi H Tota
VËNDI IM !
Dua sot o vendi im
Dua që të jem tek ti,
Me blegërimën e qengjave
Të festojmë unë dhe ti .
Dua sot o fshati im i bukur
Këmbëkryq të ulem bashkë me ty
Të kujtojmë vitet që bashkë kaluam
Të bukurën natyrë të shijoj me ty
Sot malli më ka kapur o i bekuar
Të ulem në gurë të ahut si dikur
N’Krua të vashave të pi ujë të kullar
Dhe lumturia t’mos maroj kurrë
Sot si nga mot dua të jem
Në vathë të loz me keca e qengja
Pastaj me lule të tundim dybekun
Dhe si ngahere të këndohet kënga .
Eh : Sa mallë kam e sa gëzim
Për vitet që ikën e i lash pas
Por sot jetojmë këtë kujtim
Dhe viteve të shkuara me vargje ju buqas
Aty në lëndinat tuaja dua
Të pushoj e të krithem si dikur
Pa më fal ti o vendi im i bukur
As sot as nesër stë harroj ty kurrë !!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.