19.5 C
Tiranë
E mërkurë, 13 Maj 2026

Thoma Pulo

Në lidhje me deklarimin e Ramës, e cila lë shteg, për konsultimin e PS me PD në lidhje me Presidentin , unë mendoj se është më se normale që jo vetëm të diskutohet por edhe e mundëshme që presidenti të zgjidhet nga grupi opozitar, dhe këtë përvojë e gjejmë në shumë shtete të botës kapitaliste demokratike. Kjo bëhet për të ruajtur një farë ekuilibri në diskutimet në kuvënd, midis mazhorancës dhe opozitës, sidomos në rastet kur merren nga Qeveria vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me zhvillimin makroekonomik dhe afatgjatë të vëndit.
Nga mënyra se si ka për t’u diskutuar dhe zgjidhur kjo çështje, nga fakti se cili do të vendoset në krye të presidencës , do të duket fare qartë në se, në Kuvëndin e ri, do të mendojnë për vehten e tyre, për oligarkinë (sikurse kanë bërë këta 30 vjet …!!!) ,apo do të vënë në plan të parë Shqipërinë ,popullin e shumtë që vazhdon të vuaj nga fukarallëku, për ajkën e rinisë që vazhdon të emigroj për një pagë më të lartë dhe kushte më të mira pune, për pensionistët e dalë nga puna në socializëm që me pensionet qesharake që marrin nuk ulen dot të pinë një kafe me koleget e tyre, për të papunët,për invalidët me një 10 mijëshe në muaj, për fermerët e vegjël në fshatrat e largëta dhe të izoluar nga rjeti kombëtar rrugor ,që nuk kanë mundësi për grumbullimin dhe shitjen e produkteve, për shfrytëzimin jashtë ligjit e të miturve në miniera, për vlerësimin e heronjëve të punës socialiste,për heqjen e busteve të tradhëtarëve të kombit,.. etj..etj.
Veçse ka një vështirësi të madhe në zgjedhjen e Presidentit të ri, dhe kjo ka të bëjë me faktin, se pavarësisht nga tabelat politike që mbajnë, pothuajse të gjitha partitë pjesmarëse në kuvend janë të spekrit të djathtë dhe akrit të saj. Pra, simbas meje PS është është përfaqësuese e qëndrës së djathtë(e shtresave të pasura dhe të mesme), PD është perfaqësuese e shtresave të djathta (shumë të pasurit, miliarderët e viteve 92-97..!), LSI një parti pa platformë të qartë që ka shfrztëzuar të dyja forcat e mëdha për të mbajtur poste në pushtet.
Mungesa e një opozite serioze dhe kryesisht e së majtë progresive , përfshi këtu edhe komunisten,ka për t’u ndier shumë në katër vitet që kemi përpara. Nuk e di në se është parashikuar në Kushtetutë zgjedhja e Presidentit nga populli, sepse ai do ishte varianti më i mirë dhe më i besueshëm. Në një rast të tillë unë do të propozoja me bindje të plotë Zotin GANI ELEZI, një kuadër pesionist i mëncur energjik, me arësimin më të lartë ushtarak dhe universitar, zoterues i gjuhëve të huaja, me karierë të shkëlqyer si kuadër ushtarak, që e ka filluar nga komandant i togës së zbulimit i MMP e deri komisar i Divizionit të Veriut me qëndër në Pukë. Në vitet e mëtejshme demokratike ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë qëndrimin e një patrioti dhe shqipëtari të vërtetë, kritik i ashpër ndaj shkatërimeve materiale e njerëzore, sidomos në ushtri, kurajoz në kritkat me argumente dhe fakte ndaj korupsionit dhe të koruptuarve që nga organet më të larta të pushtetit e deri në qarqe.Në shumë raste, në librat që ka botuar si dhe nëpërmjet postimeve në internet, del menjëherë në pah se Ganiu është model i një demokrati të vërtetë, me aftësi të mëdha organizuese e drejtuese që kërkon koha sot.
Duke parë historikisht, se kush ka qënë disa më detyrën e presidentit, jam i bindur se figura e Gani Elezit qëndron shumë më lart në çfarëdolloj këndvështrimi.
Uroj që të shikohet dhe të realizohet një variant i tillë !
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.