Nuk jam as analist, as politikan, as jurist e as ekonomist, por perpara ketyre qe jane sot e na serviren si te tille ndoshta nuk eshte e veshtire per t’u sjelle si ata, per te sjelle kendveshtrimin personal per keto zgjedhje te sivjeteshme me konstatimin se amullia paszgjedhore eshte edhe me e madhe se ajo parazgjedhore.
Sulmet politike dhe akuzat e ndersjellta jane ne gjithe sfondin e saj. Ato jane nga me te ndryshmet, nga me te fortat e te rendat deri ne monstruozitet qe kalojne cdo lloj caku paragjykimi e parashikimi duke i shnderruar ne nje farse te vertete. Pesha e trysnia e humbjes i ka turrullosur aq shume forcat politike te opozites sa i ka bere te papermbajtura dhe teper agresive ne akuza ndaj mazhorances deri ne thirrje te hapura per dhune per te permbysur rezultatin zgjedhor.
PD dhe lideri i saj per t’i shpetuar pergjegjesise politike dhe aktit te doreheqjes ngushellohem per humbjen duke perdorur si argument nje fare rritje te votuesve dhe mandateve te PD krahesuar me zgjedhjet e kaluara. Por nen driten e nje veshtrimi te hollesishm edhe keto zgjedhje Pd eshte ne te njejtet parametra me zgjedhjet e vitit 2017 duke marre parasysh faktin se ajo, PD, kete here ishte ne aleance me disa parti te tjera qe ne nje fare menyre i sollen kete progres, krahesuar me PS qe hyri e vetme dhe mundi te marre 74 mandate, c’ka te ben te mendosh se po te ishte e vetme PD veshtire te arrinte kete rezultat, prej 59 votash.
Ne kendveshtrimin tim PD me kete aleance hyri me mendimin per te fituar voten matematikore, dhe duke rendur pas kesaj vote, duke bashkuar rreth vetes forca politike me program e ide qartesisht te kunderta me te qe ne te kaluaren jane sjelle si armiq te vertete me njeri tjetrin , nen sloganin “Rama ik” dhe kohes per ndryshim, harroi voten morale, prandaj edhe sot ne struktura te vecanta te saj dhe tek shume antare ka nje pakenaqesi ne rritje per faktin se per te shperblyer me mandat deputeti krere partish qe nuk i votojne as grate e femijet e tyre lane jashte parlamentit te ardhshem figura me kontribut , me integritet dhe perspektive ne PD.
Fushata e PD dhe aleateve te saj, por kryesisht e PD u zhvillua nen fashat e nje shkelqimi te rreme e artificial, me nje entuziazem te pompuar dhe te stisur, me teper per t’i mbushur mendjen vetes e militanteve te vet fanatike e mbushur me thirrje shfrenetike te veshura here plot mllef e sharje deri ne banale, dhe here me nje entuziazem histerik te lidereve e militanteve, perpos nje fushate te qete,
te permbajtur dhe shume qytetare te PS e cila beri diference e tregoi epersi.
Sot PD cirret e bertet se u perball me nje “masaker parazgjedhore”presion gjithnjr ne rritje te mazhorances, perdorim te pushtetit e intimidim te qytetareve e administrates, blerje e vjedhje te votave, nxjerrje e perdorim te te dhenave vetiakete qytetareve etj etj. Atehere lind pyetja: Perse pranoi te hyje ne zgjedhje PD ne keto kushte?!
U tha atehere por tashme u pa qartazi hapur taktika e PD per te perdorur si alibi te gjitha keto akuza per te mos pranuar humbjen ne se do te vinte ashtu sic erdhi.
Tashme jo vetem populli i Elbasanit , por mbare vendi e pa qartazi si terrorizoheshin qytetaret elbasanas nga tre furgone misterioze mbushur me mercenare te paguar dhe te armatosur, si ndalonin makinat neper lagje nen preteksin se kishin para, e karta ID, terrorizem qe u finalizua me vrasje, gje e papranueshme dhe e pajustifikueshme me cdo lloj gjeje, i madh e i vogel e degjoi “intelektualin mesjetar” Xhelal Mziu kur kercenoi hapur me vrasje si ne Elbasan , kushtrimin e kryetarit te shtetit per te rrembyer kosore e cfurqe ne parazgjedhje dhe deri ne krcenime per dhune per shkelma per t’i nxjerre nga zyra socialistet te mendjeve te semura psiqikisht si Mark Marku ne paszgjedhje.
I pranojme per nje cast te gjitha keto akuza te PD, por perpos tyre dua t’i kujtoj PD dhe aleateve te tyre nje shprehje te Vlores: Balo te hengert tenja e ke te keqen brenda.
Ende neper PD verdallisen fantazmat e se kaluares qe e kane mberthyer per fyti dhe nuk e lene te marre fryme. Populli nuk i harron babalet e babolet, skenare qe tentojne ende ti perserisin. Populli nuk i harron gjithe ato djegie e shkaterrime te prones e djerses se tij nga turma te nxitura nga politika e mbrapshte e prezantuar si revolte popullore. Populli nuk djeg, nuk shkaterron, ai denon, por denon e ndeshkon me vote.