DJALI:
Vajzë e vogëla vlonjate ,
ç’i bëre hojnat që pate ?
Bijë agai nga yt atë
E vogla mbesë në angonat… !
VAJZA:
Djalë o djalë i kam në duar ..
Hojnat jo jo s’do treguar ,
Do ti mbyll nëpër sepete
Si thesare si sekrete !
DJALI:
Vajzë vlonjate ç’më bën brënda ?
Në ato hodat e rënda ..
Dil përjashta se u çmënda ,
Hapi portat të hyjë brënda
oo lum e lum se ç’ka bërë nëna !
VAJZA:
Do të vij po jam mbyll brënda
Me kyçe më ka mbyll nëna ,
Lojta nga mëndja e gjora ,
Dhashë e dhashë e dot s’ja mora !
DJALI:
Të shikoj të shkëlqen syri ,
Trupi yt kallëp floriri …
Veshur fustan allfrënga
lum e lum ç’ka rritur nëna.