18.5 C
Tiranë
E premte, 15 Maj 2026

Esat A. Balla

“Shqetesim i dites”

Zonjes Anila Bitri Ambasadore e Republikes se Shqiperise ne Rome

Mbërrin sot në Romë ambasadorja Anila Bitri - Shqiptari i Italise

Zonja Ambasadore Dy dite me pare bera nje postim si ne grupin Diapora 91-19 qe merret dhe trajton vetem ceshtjen e Marreveshjes se Perbashket per njohjen e viteve te punes ndermjet Shqiperise dhe Italise, ashtu edhe ne disa grupime te tjera dhe u befasova nga reagimet e bashkekombesave te mij ne emigrim. -Shumica e tyre nuk ju njihnin edhe pse posti ishte shoqeruar me foton tuaj. -Disa te tjere ishin mjaft te zemeruar me ju sepse nga ambasada qe ju drejtoni kishin marre vetem indiference, dhe asnje pergjigje ndaj kerkesave te tyre. Per korrektese te shkrimit kerkova ne motorat e kerkimit ne internet (Google) dhe me keqardhje po ju them se u shtanga. Ambasada qe ju drejtoni prej 6 vitesh, kishte nje reputacion mjaft te ulet 2.3/5. Pashe qe kishin shkruar plot 345 persona, por me thene te drejten nuk lexova as edhe nje reagim tuajin. Zonja ambasadore.. me thene te drejten jam teper i indinjuar dhe nese do te isha ne vendin tuaj do te kisha dhene doreheqjen menjehere. Une nuk i dij aresyet perse ju kane zgjedhur pikerisht ju ne ate ambasade. Sigursht qe duhet te keni aftesi dhe cilesi qe mjaft te tjere (te cilet duhet te ken konkuruar per postin e ambasadores) nuk i kane, por dij te them qe rezultatet e punes suaj jane mjaft deshperuese. Une nuk e dij nese shefi juaj , Ministri i Jashtem i Shqiperise monitoron punen tuaj, apo vareni direkt nga K/ministri dhe askush nuk ka kurajon te hetoje rezultatet tuaja?Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm Desheroj t’ju kujtoj se ju rreth nje muaj e gjysem me pare me premtuat qe do te nderhynit tek Shoqata e Avokateve Shqiptare ne Itali per te na ndihmuar ne luften tone per pensionet (per te cilet kam verejtje sepse masin cdo gje me para dhe as qe e marrin mundimin te ndihmojne gratis prinderit e tyre, fale te cileve jane sot ne Itali), por edhe kete ju nuk e bete. Ju kam shkruar disa here ne whatsap dhe e-mail por asnje pergjigje. Ky fakt mu kujtua sapo pashe foton e takimit qe kishit bere me keta zoterinj, por as edhe je fjale te vetme rreth ketij takimi “misterioz”. Thua te keni folur per alienet?? Me thate ne telefon se per pensionet kishit marre vetem 6-7 ankesa, dhe me te thene te drejten jam i bindur se as keni denjuar ti pergjigjeni, por edhe kjo gje mu kundershtua. Mu tha se ju kane derguar mbi 250 letra per pensionet… por edhe ketu indiference totale. Ju bej nje pyetje direkte: Mire qe nuk ju vjen keq per 400 e ca mije shqiptare qe presin prej vitesh qe dikush nga shteti ame te bej dicka per to, por “frike”.. po po “frike” se nuk beni detyren, se injoroni dhe perbuzni me indiferencen e mos pergjigjes mijra vete qe i kane syte tek ju, nuk keni??? -Ju keni nje pozicion te tille qe cilido Minister i Shtetit Italian ju vjen ne takim nese ju e kerkoni. – Ju jeni ne nje pozicion te tille qe cdo ent apo organizem italian (INPS, Ministri Pune apo e Jashteme) ju kthejne pergjigje ne kohe rekord per cdo shkrese apo kerkese tuajen. Por fatkeqesisht ju nuk keni bere as njeren dhe as tjetren, sepse ju mesa duket i keni “shpatullat e ngrohta” dhe as qe doni t’ja dini per llafet apo ankesat e te tjereve. Une po te isha ne vendin tuaj do te ndjehesha njeriu me i lumtur ne bote, dhe do ta kisha kthyer italine mbrapsh per te lumturuar bashkekombasit e mij. I lumtur eshte ai qe qe hengri dhe mbolli fare! I mjere eshte ai qe vdiq e la thesare! Thote nje persian i mencur. Eshte ne doren tuaj se ne cilen kategori do te vendosni te beni pjese zonja ambasadore.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.