15.5 C
Tiranë
E martë, 14 Prill 2026

Prend Buzhala

HOMAZH PËR NDUE SINASHTAJN (24 gusht 1944- maj 2021)
Ka shkuar në amshim Ndue Sinishtaj, poet nga Malësia Mbishkodrës, Tuz. Ishte i lindur në fshatin Këshevë të Grudës, që i takon Malit të Zi, rreth 7 km larg Tuzit.May be an image of 2 njerëz dhe ambiente të jashtme
Ndër të tjera, ishte edhe përkthyes nga gjermanishtja, njohës i disa gjuhëve të huaja, ishte studiues i teologjisë. Ka botuar libra poetikë publicistikë, studimorë, ka botuar në gjuhët shqip, kroatisht, italisht e gjermanisht.
Ai jetonte në Litau (Luzern, Zvicër). Disa herë kam qenë në Zvicër, me ftesën e ndihmën e Bardhec Berishës (po ashtu krijues letrar nga komuna e Klinës që jeton në Zvicër) dhe, sa herë jam gjendur atje, me Bardhecin shkonim, diku në periferi të Lucernit, për ta vizituar Ndue Sinishtajn, rrethuar me florën e faunën e tij, me kosheret e bletëve, me një copë malësie në Zvicër. Me Kopshtin e tij të Edenit, siç shprehej në poezi. I këmbenim edhe librat poetikë. Herën e fundit (tetor 2016) mora dhuratë tre libra poetikë. Në shumë libra të tjerë poetikë parapëlqente emrin tjetër, Ndokë.
Kishe se çka dëgjoje nga ai, jo vetëm për artin poetik, po edhe për atë të jetës: një epikë e gërshetuar me spiritualen, një etnografi ligjërimi (siç shprehet studiuesi i vepërs së tij, akademik Gjovalin Shkurtaj te monografia “Kopshti poetik i Nokë Sinishtaj”), gërshetuar me prirjet moderne të letërsisë. Prej veprës së parë (“Mogilat e Kshevës”, 1976) e deri te më të fundit ( “Në vend të epitafit”, “Ashti i poetit” ,«Motive Malësore» 2017 etj.), ai parapëlqente shkrimin gegnisht, posi paraardhësi Martin Camaj: motivet vijnë nga regjionet e virgjëra gjuhësore e të traditës së pa shprishur me shpirtin epik shqiptar. Poezinë e tij e kanë vlerësuar studiues eminentë shqiptarë, për vlerat artistike dhe ligjërimore që ngërthen ajo.May be an image of 1 person
Nokë Sinishtaj (poezi):
BIE GONGU I JETËS
Çdo ditë më tepër
Të mjegullohet panorama
E të ngushtohet kalimi.
Deka e madhe të fton
Me u vëllamërue,
Gjersa shpirti kaprroç Rebelohet…
Bie gongu i jetës:
Asht koha! Lëshojua vendin Të tjerëve.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.