….Ora e pare pas mesit te nates. Per mua 66-vjecarin.
Rrefimi i jetes time:
Dicka nga Jeteshkrimi im.!
Lindur ne Gjirokaster 18 maj 1955,
Mbaruar shkollen 8-vjecare “Koto Hoxhi” Gjirokaster, Gjimnazin “Asim Zeneli” Gjirokaster. Fakultetin Ekonomik Dega Kontabilitet (Finance) 1975-1979.
Filluar pune ekonomist ne Uzinen e Kokso-Kimikut Kombinati Metalurgjik Elbasan 1978-1980.
Emeruar ekonomist Uzina Petezimeve Kombinati Metalurgjik Elbasan 1981-1987.
Emeruar shef finance Uzina Nikel-Kobaltit Kombinati Metalurgjik Elbasan.1987-1991.
Emeruar Revizor Dega Sigurimeve Shoqerore Elbasan 1991-1993. Emeruar Shef finance Bashkia Elbasan 1993-1994
Emeruar Shef finance Ndermarja energjetike Elbasan 1994-1998. Emeruar Shef finace Dogana Elbasan 1998-2001.
Emeruar Audit KESH Tirane 2001-2006.
Emeruar Shefi Finance TEC Fier 2006-2007. Financier Profesion te lire Zyre Kontabiliteti 2007-2010.
Emeruar Shef finace Shperndarja e Librit Shkollor 2010-2012. Emeruar Audit Drejtoria e Sherbimit te Trupit Diplomatik 2012–2014.
Emeruar Specialist finance Drejtoria e Kujdesit Shendetesor Tirane 2014-2018.
Finacier Profesion i lire 2018- e ne vazhdim
Kualifikime ne Sektorin e Finances.
Kam thurrur dhe hedhur ne Fcb mbi 1750 skica dhe esse te zhanreve te ndryshme si:
Kujtime nga jeta ime, Dedikime per njerezit e larguar nga jeta, Romanca, Intervista me njerez te profesioneve te ndryshme dhe figura.,
Kam edhe shkrime me karakter social dhe problematike, Kujtimet nga jeta e nje finanncieri. Portrete te ndryshme te njerezve te njohur..
Kam qene teper aktiv ne jeten shoqerore, ne konkurse historie, anatomie, gjeografie, fizike kimie, kam mbajtur kendin e ndihmes se shpejte ne shkolle, dhe kopshtin zoologjik e botanik te shkolles “Koto Hoxhio”
I martuar me dy femije, dy vajza , vajza e madhe arkitekte, banon e punon ne Roterdam Hollande, vajza e vogel gazetare punon ne nje organizate, po ben aplikime per master.
Te dy burre grua sot gezojme statusin e pensionistit. Por me terheq akoma “kerraba” e financierit angazhohem me dicka profesionale.
Per te treguart jeten time te larmishme duhen ore e dite te tera. Kam menduar ti hedh ne nje liber, ku te shtjelloj me hollesi jeten time profesionale aspektet dhe realizimet e objektivave te mia.
Dita ime zakonisht fillon: Ngrihem heret, rreth ores 5 deri 5.30, tualetin e mengjezit, nje kafe shqeto.
Ulem ne kompjuter e bej pershendetjet per fillimin e nje dite te mbare.
Hame mengjezin e lehte bashke me bashkeshorten, e dalim per shetitjen e zakonshme buze Parkut te Madh te Liqenit te Tiranes. Ku zakonisht kalojme gezueshem ne shoqerine Nenes Natyre rreth tre ore.
Pasi kthehemi ne shtepi, gruaja pergatit dreken, une merrem me aktivitetin tim financier, per ato lokale, qe u mbaj kontabilitetin.
Thurr skica dhe esse te zhanreve te ndryshme si :
Kujtime nga jeta ime.
Dedikime per njerezit e larguar nga jeta.
Romanca dhe Lirike te grimcave te jeteve te njerezve te ndryshem te hasur ne rrjedhen e jetes time.
Intervista me njerez te profesioneve te ndryshme dhe figura.
Kam edhe shkrime me karakter social dhe problematike.
Kujtimet nga jeta e nje financieri.
Portrete te ndryshme te njerezve te njohur..
Nuk jane pak, por mbi 1900, jam ne fazen e permbledhjes se tyre sipas zhanreve dhe redaktimin, me shpresen e mire qe shume shpejt te dal para lexueshme kureshtare me vellimin e pare me romanca, lirika dhe essete!
Ne vazhdimesi pastaj botimin e zhanreve te tjere.
Pasi hame dreken, merrem me leximin e librave. Nuk shkeputem asnjehere nga libri.
Pushoj pak ne dreke. Mbasdite dalim per nje shetitje brenda ne Tirane, intenerari yne i zakonshem eshte deri tek “Taivani” dhe kthim. Kuptohet dhe nje kafe diku ne lokalet e panumerta qe ndodhen per rreth.
Pasi ha nje darke te lehte diku rreth ores 19 30. Ulem dhe ndjek televizionet per te marre informacionin e nevojshem.
Pastaj hyj ne rrjetin social dhe postoj skicat e pergatitura me kujdes.
Kam nje jete te larmishme dhe kam se cfare te tregoj. Zakonisht thurr tre po edhe kater skica ne dite.
Ne oret e vona te nates bie per te fjetur.
Zakonisht bej 4 e shumta 5 ore gjume.
Situata qe po kalojme, jam i detyruar ti pershtatem. Mendoj se ne raport me detyrat dhe kontributin qe kam dhene ne shoqerine ku jetoj ndihem i plotesuar, i lumtur se gjithmone jam udhehequr nga fjala e babait tim: “Ne qoftese nuk ke mundesi te besh te mira se nuk jane te gjitha ne doren tende, mos be te keqija qe jane plotesisht ne doren tende”.
Ndihem i lumtur, per familjen time, sidomos per dy vajzat e mia qe i shikoj qe ecin vete tani dhe e ndertojne jeten e tyre me dinjitet me pune e djerse.
Nuk ndihem i lumtur ne raport si financier me ecurine e vendit tim, me politiken, pa orjentim, pa asnje perspektive, por me parimin te vijme ne pushtet dhe te perfitojme sa me shume, perta “xhvatur ” deri ne palce popullin e vet..
Duke punuar ne sektore te rendesishem te ekonomise njoh thelle ekonomine, plaget e saj, korrupsionin galopant dhe shume figura politike te pakten nuk mund te perballojne shikimin e syve te mi se i njoh thelle se kush jane dhe si kane perfituar.
Politika per mua eshte nje “instrument” ne duart e disave per te perfituar dhe pervetesuar shuma marramendes te hollash.
Si finnacier mund te them, se te gjithe mundohemi te genjejme ne te ardhurat, qe perfitojme, por harrojme se shpenzimet jane te dukshme dhe nuk fshihen.
Per te bere bilancin e politikaneve nuk do shume mund e pune. Duhet vullnet politik
Per mua mungon Reagimi i fuqishem qytetar. Mos te harrojme se nje fushate zgjedhore kushton mbi 200 milion euro. Pra per voten qe e kemi ne dhe vetem ne ne dore pra, per ate dite konsumohet ajo shume eurosh, kurse kater vjet pa nje dite, asnje politikan nuk duket ne dyert tona te trokaese per te zgjidhur hallet tona.
Ne e kemi ne dore me Voten tone.
Kam bindje te majta, por po e shikoj, qe degjenerimi politik nuk ka ngjyre ka vetem vlere, kush te vjedhe sa me shume dhe aty ata behen bashke e gjithe “lukunia” e Politikaneve.
Per kuriozitet ligjet per privilegjet e tyre nuk ka patur asnje vote kunder apo abstenim.
Une e quaj veten te madh, se kam sherbyer kudo komunitetit ku kam punuar dhe drejtuar financat publike.
Eshte nje godine qe e kam ngritur me pune dhe mundim tim. Faktet jane kokeforte. Bashkeudhetaret e jetes time jane kudo .
Kam sherbyer ne 12 institucione jo pak te rendesishme.
Me kete gjendje, qe eshte kudo ne rruzullin tokesor dhe aq me shume ne Shqiperi, te me luteshin kurre nuk do merja Postin e Kryeministrit, se e di shume mire si financier, qe per te udhehequr kete vend mungojne burimet njerezore, rinia ka ikur me inteligjenca jashte shtetit, burimet ekonomike te vogla, informaliteti ne shkallen siperore dhe korrupsioni eshte ingranazhi kryesor i fuksionimit te pushtetit politik dhe si rrjedhoje dhe e pushtetit ekonomik.
Gjeja e pare per mua ne ardhjne ne pushtet eshte krijimi i besimit se do te fuksionoje ligji dhe perballja me tere ashpersine e tij, do te jene peshqit e medhenje, jo “cironkat” e vogla.
Kuptohet tani qe jam me i lire me statusin e pensionistit, jam i lidhur me rrjetin social, kam shume miq 4785, ku shumica i kam te njohur reale per shkak te natyres se punes te dikurshme, me sherbimet e gjithe perfshirjes se territorit te Shqiperise.
Zakonisht per te thurrur tre skicat harxhoj rreth 2 deri 3 ore, edhe per komunikimin me shoket dhe miqte ne Fb mbase edhe 2 ore.
Edhe ne celular kur jam jashte ambjenteve te shtepise, komunikoj, me nderprerje, por jo deri ne maniak per rrjetet sociale.
Mendoj se e programoj jo keq diten e zakonshme, duke i lene hapsire shume aktiviteve, si takime me shoket edhe per intervistat, qe realizoj, ndjek edhe aktivitetet sportive dhe artistike.
Duhet bere dallimi midis shoqerise dhe miqve. Ne kohen e sotme miq nuk ka shume. “Miqte” jane ne fuksion te mundesive qe ke per ti ndihmuar. Eshte e drejte thenja “Kur ka shporta fiq ka edhe miq”, sa isha ne fuksione te ndryshme, celulari im binte edhe mbi 100 thirrje ne dite, e karrikoja edhe dy po edhe tre here ne dite. Tani kane mbetur miqte e vertete pa asnje interes.
Numerohen me gishtat e dores. Eshte vete natyra e shoqerise se sotme .
Por nje gje e them me bindje.
“Mosmirenjohja eshte thelbi i cdo lloj poshtersije”.
Raporti midis meshkujve dhe femrave. Veta natyra ime, qe thurr skica romantike dhe pak te “nxehta” me ofron nga femrat. Kam mbi 90 rrefime te grave, qe i kam kthyer ne skica .
Per moshen e shoqerise dhe miqesise kam nga te gjitha moshat. Per kuriozitet ne hyrjen e pallatit, qe une banoj kam shokun me te vogel dhe me te sinqerte nje vogelush vetem 2 vjecar. Sa here takohemi tek hyrja ai turret drejt meje dhe thote:
“Ti je shoku im me i mire”
Besoj se eshte privilegj te kesh shoke te tille .
Nuk bej dallime ne moshen e shokeve dhe miqve. Me te rinjte mbase mbaj qendrime dhe duke i orjentuar per problemet e jetes se kam nje eksperice te madhe. Me moshataret shkembejme mendimet per problematiken shqetesuese per secilin nga ne dhe sidomos kujtimet, se fale kujteses time te mrekullushem, po i kthej ne pershkime historike te vlefshme.
Mendoj se e njoh boten e brendeshme te nje femre. Ne fakt cdo femer eshte me nje bote, qe i ngjason oqeanit. Femer e bukur per mua eshte ajo me nje bote te pasur shpirterore, e plote dhe e brishte. Pamja fizike per mua nuk perben problem, sidomos sot me mundesite qe mund te transforomohesh sa edhe vete nena qe te ka lindur nuk do te te njohe.
Per mua nuk ka femer te shemtuar, por duhet pare pozicioni i saj ne shoqeri dhe ne familje.
Njoh histori njerezore te paimagjinueshme te shume grave dhe femrave, qe jetojne perdite ne mesin tone.
Kam lexuar shume, shume ne femijerine time dhe ne rinine time, sot lexoj libra te zgjedhur mbase me shume tani te natyres historike dhe ato romanet klasike per dashurite dhe jetet e bukura te pershkuara. Por edhe librat sidomos me spiunazh me kane pelqyer tere jetes time.
Biblioteka ne shtepine time ka dy faza ndertimi te saj. Periudhen time ku une blija rregullisht shume tituj ne vit, por edhe nje specifike timen, duke qene shume dite me sherbim larg familjes, kudo blija liber dhe ne oret e vona me to me zinte gjumi duke lene pergjysem shfletimin e tyre.
Si financier kam bere shume bilance financiare, kurse inventarizimi e bibiliotekes time nuk e kam bere por ne kohen time kam mbi 1300 tituj librash te ekokes tone.
Me vjen mire qe edhe vajzat te dyja kane shpenzuar jo pak para per te shtuar biblioteken e tyre. Biles edhe ne ndarjen ne dhome raftet e librave te mi jane vec dhe te dy vajzave jane vec. Ato jane te dashuruar me librat dhe kane blere rreth 400 ose edhe 500 tituj librash.
Dikur lexoja edhe librat e “verdhe”, duke patur motren 5 vjet me te madhe ne cdo periudhe te rritjes time kam lexuar, aty ne driten e shtylles ngjitur me ballkonin tim ne Gjirokaster.
Jam lindur ne Gjirokaster, mbart edhe emrin e te madhit Pirro te Epirit, kjo me ben me shume te ndihem shqiptar.
Per mua epoka e Skenderbeut dhe krijimi i shtetit nga A Zogu.
Periudhen, qe kam jetuar te socializmit e kam jetuar kam punuar, por po them nje fakt te thjeshte endrra dhe pasioni im ishte te behesha doktor, perfundova i “detyruar” ne profesionin e kontabilistit…
Kudo cdo dite historia e jetes time eshte e lidhur me historine bashkekohore te vendit tim….
E vertete,kam lindur ne “Varosh” te Gjirokatres, por nga geni ngjaj me permetar se jam nip Permeti. Per gjirokasatritin nuk mund te them se eshte koprac por e peshon parane para se ta shpenzoje, e njeh dhe efekshmerine e perdorimit te tij. Nuk para bejne miq dhe shoke kollaj.
Une shkruaj shume skica, esee. Mua me mjafton nje fabule e thjeshte dhe e ndertoj skicen. Motivin e marr gjithmone ne grimcat e jetes se perditshme, prandaj jane jetesore te verteta pa zbukurime apo trillime edhe letrare e dua te paster bio si ka ndodhur ngjarja e pershkuaj ne skicen time jo si e dua une perfundimin apo lexuesit, gjithmone “pozitive”.
E verteta eshte e hidhur, te djeg, por eshte e vertete, qe duhet pasqyruar me korrektesi.
Kush jam une ne rolin e nje shkruesi skicash. Kam nje kujtese te mrekullushme, qe ne momnetin qe merr ngacmimin e rradhes e rikrijon ate ngjarje me aq qartesi e te vertete sikur ka ndodhur dje. Pra e sjell te fresket ate skice. Kap detajin ate te voglen te pa dukshme qe per mua perben thelbin e skices, shkruaj rrjedhshem, te fresket dhe perdor nje gjuhe te paster shqipe, pa gabime te rendesishme, por me gabimet e vogla emocionale, qe do te jene gjithmone te pranishme…
Te gjitha intervistat e shumta i kam bere ne raporte shoqerore jo si pune, por si pasion, kam gjetur mirekuptimin e cdo te intervistuari, biles dhe pak shaka e humor kam pershkuar intervisten.
Me ka bere cudi se te gjithe me kane pranuar tu bej intervisten dhe kane ngelur teper te kenaqur nga intervista dhe problematika e rrahur dhe menyra e ndertimit te saj.
Mbase profesioni im do te ishte me i sakte gazetar terreni, por sot eshte teper vone. Mbetet nje nostalgji e kohes se shkuar.
Kam shume shkrime te mia ne zhanre te shumta, te gjitha i kam thurrur me pasion dhe dashuri, secila ka vendin e vet ne profilin tim.
Nuk kam bere dallim, besoj me i plote ndihem ne raportet e shkrimeve profesionale si financier ku kam jo pak, por plot 42 vjet karriere.
Kur te pershkuaj librin tim per jeten financiare do tu jap te drejten e gjykimit tuaj si lexues ju miqve te mi te shumte.
Nuk quaj veten shkrimtar te mirefillte, por kam ate qe fabulen e ndertoj thjeshte qarte dhe te kuptueshme dhe me mesazhin brenda saj., Shikoj reagimet qe jane teper njerezore, sidomos kur shprehen se gjejme grimca te jetes se tyre ne ato skicat dhe essete e mia.
E shikoj kudo ne cdo detaj te jetes time. Duke kaluar ne rruge per ndonje ngjarje te rastit, ne takimet me shoket, ne meditimet e mia, ne dhomen time dhe tani ne kete “studjo”, ketu ne cepin e ballkonit te madh ne heshtjen time qe flet shume.
Por me i qete jam ne oret e vona te nates. Ku jam une dhe perballe vetja ime bota ime shqisat e mia te padukshme.
Jam njeri teper social, nje vecori e imja eshte se jam teper i vemendshem ne jeten e perditshme dhe aktiv, per cdo gje qe ndodh, kush me njeh mire thote me bindje, se ke zgjedhur gabim profesionin e financierit. Por une kam nje karriere te pasur si financer dhe me eksperience te vlefshme. Si krijues, se shkrimtar nuk e pranoj, se jam, e shikoj ne boten e bukur, ne ate shpirterore te prekjes se te fshehtave te shpirtit .
Nga shumellojshmeria e zhanreve te pershkuara dhe te nje volumi teper te madh skicash e essesh, nuk e kam te lehte te bej perzgjedhjen se temamtika eshte teper e larmishme dhe u kam thurrur njerezve me te dashur per mua, nenokes, babushit, vajzave , gruas se dashur, njerezve qe me kane rrethuar kurdohere ne jeten time, muk mund te vecoj asnje. Me mire miqte e mi qe i kane lexuar dhe vete ata do me gjykojne per cilesine e tyre.
Me pelqen shume natyra, shetitja, historite, filmat komunikimi me njerezit, edhe kafja me ta po edhe nje gote raki shoqeruar me biseda po pse jo edhe me kenge se bashku me miqte.
Kush me ndjek e shikon qe une po bej “vettingun” e jetes time. Kam shkruar shume per jeten time private edhe drejtperdrejte ne veten e pare, por edhe ne skica me emra te koduar. Kam nje jete te larmishme. Nisem nga dicka
“Ate qe ke bere nuk e cben dot me e kaluara ngelet si te ka ndodhur ty”.
Nuk eshte mekat as turp as imoralitet ta tregosh ate.
Jam ne fazen e grumbillimit te ndarjes se tyre sipas zhanreve dhe shpresoj shume shpejt te shikoje driten e botimit mbase vellimi me romanca e lirika te bukura si kam dhe si i kane pelqyer miqte ketu.
Letersia e levruar pra viteve 90′ kishte te mirat dhe te metat e saj. Kishte censuren ideologjike, por penat me te forta te letersiese tone ne ate kohe kane dale. Kurse pas 90. me shume eshte letersi komerciale per perfitime te shumta.
Me sa shikoj une ne Fb jane rreth 5000 poete, te “vetecilesuar”, qarkullojne disa qindra prozatore, ku vecoj edhe prozatore te degjuar nder vite dhe disa dhjetra qe skicojne dhe essete.
Besoj del vete perfundimi. Po te ishte e lehte proza dhe skicat essete do te kishte 5000, por sic duket “poezite” jane te lira ne thurrje dhe ne permbajtje.
Secili ka te drejte te shprehet dhe te shkruaje.
Une kurre nuk e marr mbi shpatullat e mia rolin e shkrimtarit. Jam nje bashkebisedues me miqte e mi te shumte ketu, krijoj dhe thurr skica e esse, pra e shumta e quaj veten time “Financier Romantik”
Kam punuar tek Shperndarja e Librit Shkollor me detyren e shefit te finances dhe njoh shume shtepi botuese, per nivelin e tyre si gjithe ekonomia eshte kthyer ne biznes duke lene menjane nivelin e atyre krijimeve qe botojne. Lexuesit jane rradhuar shume. E shikoj edhe ketu qe nje skice, qe e shumta do vullnet per ta lexuar as 7 minuta nuk e lexojne, por mjaftohen me disa vargje. Mbase jane te lodhur dhe nga jeta e perditshme. Me sa di une ne nje sondazh qe eshte bere kohet e fundit del qe rreth 1 miion shqiptare nuk kishin lexuar asnje liber per nje vit.
Fakt trondites. Por edhe rrjetet sociale kane ndikimin e tyre ne kete fushe.
Nuk mund te behem kritik, se nuk i perkas asaj fushe, por me ato qe lexojme ka shume poete te mire te vleresuar, por ka edhe shume qe mundohen te perfitojne, duke vene fotografi te tushuara dhe duke krijuar nje rreth te mbyllur duke klikuar dhe bere komente njeri tjetrit , por shikoj, qe shume komente nuk ka me fjale por vetem shenja te celularit.
Mendoj se duhen organe kopetente per te klasifikuar cilesine e nje vepre artistike….
Jam pak me shume se sa duhet “erotik”, nuk e mohoj dhe vete miqte me cilesojne te tille, poet teper me “damarin” erotik.
Ne ato skica erotike si nga jeta ime e larmishme, shume ndodhi jane te verteta, shume pak jane te sajuar se te tjerat jane skica erotike per miqte e mi.
… Gezuar miqte e mi te shumte!!
Paci kurdohere gezime ne familjet tuaja!!!!
Dite te mbare miqte e mi.
Ndoqet intervisten Pirro para pasqyres se shpirtit me Pirron sot 66 vjecar….!!!