…………Na kanë bërë të besojmë se sukses na qenka të kesh miliona ndjekës në YouTube e Instagram, të vësh Roleksa, të veshësh Gucci e Prada e të të vijë aromë Channel-i e BurBerry.
Na kanë bërë të besojmë se sukses na qenka të kesh 4 fëmijë e sërish të të kenë mbetur linja elegante prej sportisteje.
Krejt këto janë përralla me mbret!

Suksesi ka pamjen e atij njeriut që përpiqet të mbijetojë, ndonëse lufton ditë pas dite me depresionin.
Suksesi gjendet tek ai mësues që jep mësim gjithë ditën e që u kontrollon testet nxënësve të tij të përvuajtur gjithë natën. E këtë e bën sepse dëshiron që ata të ecin e të kenë një jetë më të mirë.
Suksesi ka pamjen e nënës që i rrit e vetme fëmijët e saj dhe qëndron e fortë, sepse dëshiron me shpirt që ata të kenë gjithçka që ajo s’e pati kurrë.
Suksesi gjendet tek babai që përpiqet të fitojë në hallall bukën e fëmijëve të tij, duke bërë lloj-lloj punësh të rëndomta.
Suksesi ka pamjen e të riut që heq dorë nga klubet e natës për ta vënë ballin e tij mbi tapetin e xhamisë.
Suksesi gjendet tek bashkëshortët që s’mund të kenë fëmijë, por që sërish e duan njëri-tjetrin pa kushte.
Suksesi është tek njeriu që kur fut kartën në bankomat, sheh se i kanë mbetur krejt pak në llogari, por prapëseprapë thotë: “Faleminderit, Zoti im!”, duke qenë i kënaqur me caktimin e Zotit.