Nga Shyhret Azizaj

NJË PIKË UJË
Një pikë ujë
nëse ma jep
Së fyti më ështe terë
Dua të të flas
Më ma të bukurën fjalë
Nga dashuria ime
që ndjej për ty
Me mori shumë etja
Vallë a më dëgjon
A ka një pikë ujë
Për ketë shpirt të vdekur
Që kërkon mëshirë
Isha mes shkretëtirës
Ah,ç`më djegu bukuria
e trupit tënd
Xhelat m`u bane
Dhe mbeta këtu
Një pikë ujë
Njëri shpirt mirë
A nuk e ke
për ketë shpirt
Të varfër
Kur mbeta
pa asnjë monedhë
në xhep
Të pakten të blej
një pikë ujë.
“””””””””””””””””””””
Poezi nga Valbona R.Hadri

HISTORI SHIU
Do t’ju tregoj
një histori shiu
Dhe fletat e lagura
të një kumbulle
Një shi i luleve
Një shi që nuk ndaloi kurrw
të bie mbi një lule veçane
Për besë
nuk e kam me të keq
përkundrazi
Shiu më mbeti lot në sy të lules,
Një luleje që kurrë s’ia putha sumbullën e lotit
në rrokullisje faqesh
Një shi që e donte gjethin e kumbullës
dhe kurrë se puthi buzën e kafshuar
Pra, mos kërkoni ndryshime midis luleve
Ato do t’i gjejmë lehtësisht në etjen e buzëve
Le të kërkojmë frymën e vakët
Frymën e Evës brenda një gruaje
e cila do të na bashkojë
dhe do të ndihemi të mbushur me vetveten
Dhe dashuritë e fshehura brenda nesh.